Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5768
2016.06.02
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2023.10.10
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/189
2016.04.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
03776355.4
2003.10.10
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1549881
2016.02.03
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 417184 |
| US | 430653 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| LPP Combustion, LLC | 8940 Old Annapolis Road, Suite K, Columbia MD 21045 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| ROBY, Richard, J. | 8112 Sea Light Lane, Columbia, MD 21045 , US |
| KLASSEN, Michael, S. | 5261 Pine Bark Court, Columbia, MD 21045 , US |
| SCHEMEL, Christopher, F. | 333 Laurel Avenue, Laurel, MD 20707 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
SISTEM VAPORIZIMI PËR LËNDËT DJEGËSE TË LËNGSHME DHE METODË PËRDORIMI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një metodë për funksionimin e një pajisjeje djegëse (5) e cila përmban hapat si vijon: prodhimin e një fluksi të lëndës djegëse të gaztë (8) i cili është rezistent ndaj ndezjes automatike nëpërmjet përzierjes së një lënde djegëse të lëngshme të vaporizuar me një fluks gazi inert (42) që ka një përmbajtje oksigjeni më të vogël se ajo e ajrit të ambientit, ku fluksi i gazit inert (42) sigurohet nga një ndarës ajri (32), ose nga vaporizimi i një lënde djegëse të lëngshme (6) duke përdorur një fluks gazi inert (42) që ka një përmbajtje oksigjeni më të vogël se ajo e ajrit të ambientit, ku fluksi i gazit inert (42) sigurohet nga ndarësi i ajrit (32); parapërzierjen e fluksit të lëndës djegëse të gaztë (8) me një gaz të oksigjenuar (40a) për të prodhuar një përzierje të gaztë në një pozicion përmbi një zone të pajisjes djegëse ku realizohet djegia (5), përmes së cilës fluksi i lëndës djegëse të gaztë (8) ose i përzierjes së gaztë përmbi zonën e djegies është kryesisht i shtypur; dhe sigurimin e një fluksi të pasuruar me oksigjen (43) nga ndarësi i ajrit (32) tek pajisja djegëse (5) në drejtimin poshtë për tek zona djegëse. |
| 2 | Metoda e pretendimit 1 ku fluksi i gazit inert (42) ka një përmbajtje oksigjeni më të ulët se një tregues kufizues të oksigjenit i cili korrespondon me lëndën djegëse të lëngshme (6) ose me lëndën djegëse të lëngshme të vaporizuar. |
| 3 | Metoda e pretendimit 1 ose pretendimit 2 ku lënda djegëse e lëngshme (6) ose lënda djegëse e lëngshme e vaporizuar dhe fluksi i gazit inert (42) përzihen në mënyrë të tillë që fluksi i lëndës djegëse të gaztë (8) ka një përmbajtje energjetike përafërsisht të barabartë me atë të gazit natyror. |
| 4 | Metoda e pretendimit 3 ku përmbajtja energjetike e fluksit të lëndës djegëse të gaztë (8) është përafërsisht e barabartë me përmbajtjen energjetike të gazit natyror mbi një bazë volumetrike ose mbi një bazë peshe. |
| 5 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku lënda djegëse e lëngshme (6) ose lënda djegëse e lëngshme e vaporizuar përzgjidhet nga një grup i cili konsiston në: gazra lëndësh djegëse ose gazra lënde djegëse të lëngshme; naftë; vaj ngrohës; butan; propan; pentan; gazolinë; dhe mbeturina të lëngshme të djegshme. |
| 6 | Metoda e secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 ku të paktën 50 përqind të peshës së molekulave të hidrokarburit të lëndës djegëse të lëngshme (6) kanë të paktën dy atome karboni. |
| 7 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme e cila përmban furnizimin e fluksit të gazit inert (42) tek një vaporizues lëndësh djegëse (4); furnizimin e lëndëve djegëse të lëngshme (6) tek vaporizuesi i lëndëve djegëse; njësia vaporizuese (4) e cila vaporizon lëndën djegëse të lëngshme (3); dhe njësia vaporizuese (4) e cila përzien fluksin e gazit inert (42) dhe lëndën djegëse të lëngshme të vaporizuar. |
| 8 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku aftësia ngrohëse e fluksit të gazit inert (42) shërben për të reduktuar temperaturën e ndezjes dhe për pasojë të reduktojë emetimin e NOX (oksideve të azotit). |
| 9 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku përzierja e gaztë ka një sasi oksigjeni të mjaftueshme për të ndihmuar mbështetur djegien e tyre. |
| 10 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku përzierja e gaztë është një përzierje e varfëruar me një raport barazvlefshmërie më të vogël se 1. |
| 11 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme e cila për më tej përmban fluksin e gazit inert (42). |
| 12 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pajisja djegëse përfshin një kompresor (15), dhe ku kompresori (15) prodhon një emetim gazi të ngjeshur (40). |
| 13 | Metoda e pretendimit 12 ku emetimi i gazit të ngjeshur (40) furnizohet tek ndarësi i ajrit (32). |
| 14 | Metoda e pretendimit 13 ku ajri i ngjeshur është nxjerrë nga një fazë e ndërmjetme e kompresorit dhe furnizohet tek ndarësi i ajrit (32). |
| 15 | Metoda e e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku ndarësi i ajrit (32) prodhon fluksin inert (42) duke përdorur adsorbimin. |
| 16 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme, e cila për më tej përmban ngjeshjen e fluksit të pasuruar me oksigjen. |
| 17 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku një raport barazvlefshmërie i përzierjes së gazit është më i vogël se një raport minimal barazvlefshmërie në të cilin metani mund të digjet nën kushte funksionimi ekuivalente. |
| 18 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pajisja djegëse është konfiguruar për të djegur gaz natyror në një mënyrë të varfëruar, të para-përzier. |
| 19 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pajisja djegëse (5) përmban një sistem matës të lëndëve djegëse të konfiguruar për gazin natyror. |
| 20 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pajisja djegëse (5) është, ose është pjesë e, një motori turbinë me gaz (14). |
| 21 | Metoda e secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pajisja djegëse (5) prodhon një emetim djegieje i cili furnizohet tek një pajisje emetuese (16). |
| 22 | Metoda e pretendimit 23 ku pajisja emetuese (18) përmban një turbinë. |
| 23 | Një aparat djegës i konfiguruar për të vënë në funksionim metodën e secilit prej pre-tendimeve të mëparshme, i cili përmban: një vaporizues lënde djegëse (4); mjete për të siguruar një rrjedhje (6) të lëndës djegëse të lëngshme (3) në drejtim të vaporizuesit të lëndës djegëse (4); një ndarës ajri (32) të bashkuar tek vaporizuesi i lëndës djegëse (4) për të siguruar tek vaporizuesi i lëndës djegëse (4) një fluks gazi inert (42) i cili ka një përmbajtje oksigjeni më të vogël se ai i ajrit të ambientit; dhe një pajisje djegëse (5) e cila ka një zonë djegëse dhe një zonë para-përzierjeje e cila ndodhet menjëherë përmbi zonën djegëse; ku vaporizuesi i lëndës djegëse (4) është konfiguruar për të prodhuar një fluks lënde djegëse të gaztë (8) i cili është rezistent ndaj ndezjes automatike nëpërmjet përzierjes së lëndës djegëse të lëngshme të vaporizuar me fluksin e gazit inert (42), ose vaporizimit të një fluksi (6) të lëndës djegëse të lëngshme (3) duke përdorur fluksin e gazit inert (42); dhe ku aparati është konfiguruar në mënyrë të tillë që, gjatë përdorimit: fluksi i lëndës djegëse të gaztë (8) furnizohet në zonën e para-përzierjes së pajisjes djegëse (5) dhe para-përzihet me një gaz të oksigjenuar (40a) për të prodhuar një përzierje gazi në pjesën e sipërme të zonës djegëse të pajisjes djegëse (5); përzierja e gazit digjet në zonën djegëse të pajisjes djegëse (5), ku përmes së cilës ndezja automatike e fluksit të lëndës djegëse të gaztë (8) ose përzierja e gazit përmbi zonën djegëse është kryesisht e shtypur; dhe një fluks i pasuruar me oksigjen (43) furnizohet nga ndarësi i ajrit (32) tek pajisja djegëse (5) në pjesën e poshtme të zonës djegëse. |