Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5747
2016.05.26
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2021.05.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/174
2016.04.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04008908.8
2001.05.23
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1536234
2016.03.16
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 579927 |
| US | 214065 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Bristol-Myers Squibb Company | Route 206 and Province Line Road, Princeton, NJ 08543 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Peach, Robert J. | 12848 Via Caballo Rojo, San Diego, CA 92129 , US |
| Naemura, Joseph R. | 2627 127th Avenue, NE, Bellevue, Washington 98005 , US |
| Linsley, Peter S. | 2430 9th Avenue W., Seattle, Washington 98119 , US |
| Bajorath, Jürgen | 17406 37th Avenue, Lynwood, CA 98037 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
| FATOS DEGA | NIKOLLA TUPE; Nd. 2; H. 4; Ap. 30; NJËSIA ADMINISTRATIVE NR. 5; NJËSIA BASHKIAKE NR. 5; 1019; TIRANË, TIRANË, TIRANË , TIRANË , AL |
(54) Titull
MOLEKULAT CTLA4 MUTANTE TË TRETSHME DHE PËRDORIMI I TYRE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një molekulë mutante CTLA4 që përmban një sekuencë amino acide që fillon me metioninën në pozicionin +1 dhe mbaron me acidin aspartik në pozicionin +124 siç tregohet në Figurën 8, ose që fillon me alaninën në pozicionin -1 dhe mbaron me acidin aspartik në pozicionin +124 siç tregohet në Figurën 8. |
| 2 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 1, që përmban edhe një sekuencë amino acide që ndryshon tretshmërinë, afinitetin ose valencën e domenit jashtëqelizor të CTLA4. |
| 3 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 1, që është një proteinë e bashkuar që përmban edhe një pjesë imunoglobuline. |
| 4 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 3, ku pjesa imunoglobuline është një regjion konstant imunoglobulin ose pjesë e tij. |
| 5 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 4, ku regjioni konstant imunoglobulin përmban një nyje (hinge), regjionet CH2 dhe CH3 të një molekule imunoglobuline. |
| 6 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 4 ose 5, ku regjioni konstant imunoglobulin ose pjesa e tij është një regjion konstant imunoglobulin i njeriut ose i majmunit ose një pjesë e tij. |
| 7 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 3 deri 6, ku pjesa imunoglobuline përmban një ose më shumë mutacione për të pakësuar funksionin efektor. |
| 8 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 3 deri 7, ku pjesa imunoglobuline përmban një nyje dhe ndonjëra ose të gjitha mbetjet cisteine brënda nyjes zëvendësohen me serinë. |
| 9 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 8, ku një cisteinë në pozicionin +130 zëvendësohet me një serinë, një cisteinë në pozicionin +136 zëvendësohet me një serinë, dhe një cisteinë në pozicionin +139 zëvendësohet me një serinë, siç tregohet në Figurën 8. |
| 10 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 4 deri 9, ku regjioni konstant imunoglobulin njerëzor modifikohet (mutohet) për të përfshirë një cisteinë në pozicionin +130 të zëvendësuar me një serinë, një cisteinë në pozicionin +136 të zëvendësuar me një serinë, një cisteinë në pozicionin +139 të zëvendësuar me një serinë, dhe një prolinë në pozicionin +148 të zëvendësuar me një serinë, siç tregohet në Figurën 8. |
| 11 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 3 deri 10, ku pjesa imunoglobuline përmban një sekuencë amino acide që fillon me acidin glutamik në pozicionin +126 dhe mbaron me lizinën në pozicionin +357, siç tregohet në Figurën 8. |
| 12 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 3 deri 11, që përmban edhe një pikë kryqëzimi (junction) mbetjeje amino acide që shtrihet ndërmjet sekuencës amino acide që mbaron me acidin aspartik në pozicionin +124 dhe pjesës imunoglobuline. |
| 13 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 12, ku pika e kryqëzimit të mbetjes amino acide është glutaminë. |
| 14 | Molekula mutante CTLA4 sipas pretendimit 1, që përmban një sekuencë amino acide që fillon me metioninën në pozicionin +1 dhe mbaron me lizinën në pozicionin +357 siç tregohet në Figurën 8, ose që fillon me alaninën në pozicionin -1 dhe mbaron me lizinën në pozicionin +357 siç tregohet në Figurën 8. |
| 15 | Molekula mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 3 deri 14 që është e tretshme. |
| 16 | Një molekulë e acidit nukleik që përmban një sekuencë nukleotide që kodon një sekuencë amino acide që korrespondon me molekulën mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 15. |
| 17 | Molekula e acidit nukleik sipas pretendimit 16, që përmban sekuencën nukleotide që fillon me guanidinën në pozicionin nukleotid -3 dhe mbaron me adeninën në pozicionin nukleotid +1071 siç tregohet në Figurën 8, ose që përmban sekuencën nukleotide që fillon me adeninën në pozicionin nukleotid +1 dhe mbaron me adeninën në pozicionin nukleotid +1071 siç tregohet në Figurën 8. |
| 18 | Një vektor që përmban sekuencën e molekulës së acidit nukleik sipas cilitdo prej pretendimeve 16 ose 17. |
| 19 | Një sistem vektorial bujtës që përmban një vektor sipas pretendimit 18 në një qelizë bujtëse të përshtatshme. |
| 20 | Një qelizë bujtëse që ka vektorin sipas pretendimit 18. |
| 21 | Një metodë për prodhimin e një molekule mutante CTLA4 që përfshin rritjen e sistemit vektorial bujtës sipas pretendimit 19 për të prodhuar molekulën mutante CTLA4 në një qelizë bujtëse, dhe rimarrjen e proteinës së prodhuar në këtë mënyrë. |
| 22 | Një përbërje farmaceutike që përmban molekulën mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 15. |
| 23 | Përdorimi i molekulës mutante CTLA4 sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 15 për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutike për mjekimin e një sëmundjeje të sistemit imunitar. |
| 24 | Përdorimi sipas pretendimit 23, ku sëmundja e sistemit imunitar është një sëmundje autoimune, një sëmundje imunoproliferative ose një çrregullim i lidhur me transplantin. |