Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5720
2016.05.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.11.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/170
2016.04.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12808493.6
2012.11.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2785903
2016.01.20
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20112188 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| SANTONI S.p.A. | Via Carlo Fenzi, 14, 25135 Brescia |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LONATI, Tiberio | Via Sera, 24, 25128 Brescia , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
(54) Titull
MAKINË QEPËSE DHE PROCESI PËR QEPJEN SË BASHKU, ME ANË TË MAKINËS QEPËSE TË LARTPËRMENDUR, TË PAKTËN DY MBULESA TË MBIVENDOSURA PREJ TEKSTILI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një makinë qepëse e një lloji prerje-dhe-qepje mbivendosjeje për qepjen së bashku të paktën dy mbulesa (3a, 3b) prej tekstili që janë mbivendosur dhe që i përkasin një ose më shumë artikujve tekstili, që përfshin të paktën: - një pllakëz të gjilpërës (2) të përshtatshme për mbështetjen e të paktën dy mbulesave të mbivendosura (3a, 3b) prej tekstili të një ose më shumë artikujve tekstili të cilët janë të lëvizsshëm për formimin e lidhjeve qepëse (10a, 10b, 10c), pllakëza e gjilpërës (2) që është siguruar me hapje që përcaktojnë tapiceritë përkatëse (4) për kalimin e gjilpërave qepëse (5) dhe prej të paktën një shtesë anësore (6) që përcakton një vijë të lëvizsshme (7) për lidhjet qepëse (10a, 10b, 10c); - një çengel me grep i poshtëm (14); - një çengel me grep i sipërm (15); - një pajisje avancimi e përshtatshme për avancimin e mbulesave të mbivendosura të lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili përgjatë një drejtimi avancimi në lidhje me pllakëzën e gjilpërës të lartpërmendur (2) gjatë një veprimi qepjeje; - një pajisje (12) për prerjen e mbulesave të mbivendosura të lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili në lidhje me një vijë prerëse (20) të tekstilit, në afërsi dhe në pjesën e sipërme të shtesës anësore të lartpërmendur (6) përgjatë drejtimit të avancimit të lartpërmendur të mbulesave të lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili; - të paktën një furnizues peri (13) për gjilpërat i përshtatshëm për sigurimin e perit qepës (10) tek gjilpërat (5) e makinës qepëse të lartpërmendur; - të paktën një furnizues peri lidhës (16) për sigurimin e perit lidhës (17) tek të paktën një nga midis grepit të sipërm të lartpërmendur (15) dhe grepit të poshtëm të lartpërmendur (14); - një pajisje tërheqëse (18) e perit lidhës (17) nga grepi i sipërm i lartpërmendur (15) dhe/ose grepi i poshtëm i lartpërmendur (14); - të paktën një pajisje gjilpërë-mbajtëse qepëse (11); karakterizuar në atë që ajo përfshin të paktën tre gjilpëra qepëse (5) të montuara mbi pajisjen gjilpërë-mbajtëse qepëse të lartpërmendur (11), që qëndrojnë pranë në mënyrë reciproke, në linjë me njëra-tjetrën dhe të siguruara me penjë qepës përkatëse (10), gjilpërat qepëse të lartpërmendura (5) që janë të përshtatshme për kalimin përmes tapicerive të lartpërmendura (4) të pllakëzës së gjilpërës (2) për qepjen e mbulesave të mbivendosura (3a, 3b) prej tekstili, pllakëza e gjilpërës e lartpërmendur (2) që është siguruar me të paktën tre prej tapicerive të lartpërmendura (4) për kalimin e gjilpërave qepëse (5), secila prej tapicerive të lartpërmendura (4) për kalimin e gjilpërave qepëse (5) që janë konfiguruar për të qenë të kryqëzuara nga të paktën një gjilpërë qepëse përkatëse, pllakëza e gjilpërës (2) që është siguruar me pjesë ndarëse përkatëse (8) të përshtatshme për ndarjen të paktën pjesërisht të secilës tapiceri për kalimin e gjilpërave qepëse (5) nga tapiceritë e ngjitura (4) për kalimin e gjilpërave (5), të paktën tek zona e kalimit (9) të gjilpërave (5), si për të lejuar formimin paralelisht e të paktën tre lidhjeve qepëse (10a, 10b, 10c) që janë të dallueshme dhe të distancuara në mënyrë reciproke nga njëra-tjetra. |
| 2 | Makina qepëse e pretendimit 1, karakterizuar në atë që secila prej tapicerive të lartpërmendura (4) për kalimin e gjilpërave qepëse (5) është dimensionuar dhe konfiguruar për kalimin e një gjilpëre qepëse të vetme dhe përkatëse. |
| 3 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, karakterizuar në atë që tapiceritë e lartpërmendura (4) për kalimin e gjilpërave qepëse (5) janë terësisht të ndara nga njëra-tjetra mbi gjithë shtrirjen e tyre me anë të pjesëve ndarëse të lartpërmendura (8) dhe/ose janë përcaktuar nga hapje që janë plotësisht të dallueshme nga njëra-tjetra. |
| 4 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, karakterizuar në atë që gjilpërat e lartpërmendura (5) janë montuar mbi pajisjen gjilpërë-mbajtëse (11) në një distancë reciproke të përcaktuar nga një interaks i përfshirë midis 1,4 dhe 2.8mm, ose midis 1.5 dhe 2.5mm ose midis 1.6 dhe 2.0mm dhe/ose ku gjilpërat e lartpërmendura (5) janë të baraz-distancuara në mënyrë reciproke, duke qenë montuar mbi pajisjen gjilpërë-mbajtëse (11) në distanca të barabarta midis gjilpërave të ngjitura (5). |
| 5 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku të paktën shtesa anësore e lartpërmendur (6) që përcakton një vijë të lëvizsshme (7) dhe/ose të paktën një prej pjesëve ndarëse të lartpërmendura (8) dhe/ose të gjithë pjesët ndarëse të lartpërmendura (8) janë të ndërprera ose konike në mënyrë inferiore për lejimin e kalimit të grepit të poshtëm të lartpërmendur (14) në afërsi të pllakëzës së gjilpërës të lartpërmendur (2). |
| 6 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku vija e lëvizsshme e lartpërmendur (7) e shtesës anësore të lartpërmendur (6) tregon, të paktën në një trakt që zgjatet midis zonës së kalimit (9) të gjilpërave qepëse (5) dhe një pjese fundore të përparme të shtesës (6), ose mbi një shtrirje të plotë të saj, një simetri e cila është në thelb e drejtë dhe e tërthortë në lidhje me një drejtim të zhvillimit gjatësor mbizotërues të shtesës anësore (6) dhe/ose me drejtimin e lëvizsshëm të mbulesave të lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili. |
| 7 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku shtesa anësore e lartpërmendur (6) tregon një pozicion të përparmë që ka një fund të ngushtuar, që ka një trashësi të matur në një plan që kalon përmes një sipërfaqe pushimi të sipërme të pllakëzës së gjilpërës të lartpërmendur (2) prej më pak se 2 mm ose 1 mm ose 0.5mm, dhe një ndarje bazë të prapme, përballë pjesës fundore të përparme, që ka një trashësi, tërthore me zgjatimin e saj gjatësor, të përfshirë midis 4 mm dhe 7 mm, ose midis 5 mm dhe 6.5 mm, ose midis 5.5 dhe 6 mm. |
| 8 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku shtesa anësore e lartpërmendur (6) tregon, në zonën e kalimit të lartpërmendur (9) të gjilpërave qepëse (5), një trashësi tërthore me zgjatimin e saj gjatësor që përfshihet midis 3 mm dhe 6 mm, ose midis 4 mm dhe 5.5 mm, ose midis 4.2 dhe 5 mm, ose ku trashësia tërthore e lartpërmendur është më e madhe se 3 mm, ose më e madhe se 3.5 mm, ose më e madhe se 4 mm, ose më e madhe se 4.2mm. |
| 9 | Makina qepëse e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku katër prej gjilpërave qepëse të lartpërmendura (5) përfshihen, montohen mbi pajisjen gjilpërë-mbajtëse (11) dhe ku pllakëza e gjilpërës e latpërmendur (2) sigurohet me katër prej hapjeve të lartpërmendura për kalimin e gjilpërave qepëse (5). |
| 10 | Një proces për qepjen e të paktën dy mbulesave të mbivendosura (3a, 3b) prej tekstili së bashku, me anë të një makine qepëse prerje-dhe-qepje mbivendosjeje (1), që përfshin të paktën hapat e: - rregullimit të të paktën dy mbulesave të mbivendosura (3a,3b) prej tekstili në lidhje me një pllakëz të gjilpërës (2) të një makine qepëse (1) të llojit prerje dhe qepje mbivendosjeje, pllakëza e gjilpërës (2) që është siguruar me të paktën tre hapje, të paktën pjesërisht të dallueshme nga njëra-tjetra, për kalimin e gjilpërave qepëse (5); - avancimin e mbulesave të lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili në lidhje me pllakëzën e gjilpërës të lartpërmendur (2); - prerjen në mënyrë progresive të një pjese anësore të mbulesave (3a, 3b) prej tekstili; - kalimin e të paktën një gjilpëre qepëse përkatëse, të furnizuar me një pe qepës përkatës (10), përmes secilës prej tre hapjeve për kalimin e gjilpërave qepëse (5), e tillë që të paktën tre gjilpëra qepëse që qëndrojnë pranë në mënyrë reciproke (5) qepin mbulesat e lartpërmendura (3a, 3b) prej tekstili njëra tek tjetra duke realizuar të paktën tre lidhje qepëse të dallueshme (10a, 10b, 10c), që bashkëpunojnë me të paktën një grep të poshtëm (14) dhe të paktën një grep të sipërm (15), të paktën një prej grepëve që furnizohet me një pe lidhës (17). |