REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5734 2016.05.20
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.09.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/164 2016.04.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11003985.6 2006.09.12
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2418217 2016.01.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 2005009782
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Xigen Inflammation Ltd. Xigen Inflammation Ltd. Arch. Makariou III, 195 Neocleous House 3030 Limassol
(72) Shpikës
Emri Adresa
Bonny, Christophe 37c, chemin du Trabandan, 1006 Lausanne , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
FRENUES PEPTID I DEPËRTUESHËM NË QELIZA TË RRUGËS SË TRANSDUKSIONIT TË SINJALIT JNK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një peptid kimerik që përbëhet prej një fushe të parë, një fushe të dytë dhe opsionalisht një sekuence lidhëse, fusha e parë që përbëhet prej një sekuence trafikimi dhe fusha e dytë që përbëhet prej një sekuence të frenuesit JNK, ku fusha e parë përbëhet prej të gjithë sekuencës amino acide-D retro-inverse sipas SEQ ID NO:6 dhe ku fusha e dytë përbëhet prej të gjithë sekuencës amino acide-D retro-inverse sipas SEQ ID NO:2, ku fusha e parë lidhet tek fundi C-terminal i fushës së dytë ose në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet sekuencës lidhëse të lartpërmendur që përbëhet prej 1 deri në 10 amino acide.
2 Peptidi kimerik sipas pretendimit 1, ku sekuenca lidhëse përbëhet prej 1 deri në 5 amino acide.
3 Peptidi kimerik sipas pretendimit 1 ose 2, ku sekuenca lidhëse është e përbërë prej L amino acide, D amino acide ose një kombinim i të dyjave.
4 Peptidi kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku sekuenca e trafikimit shton absorbimin qelizor të peptidit.
5 Peptidi kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku sekuenca e trafikimit drejton lokalizimin nuklear të peptidit.
6 Një peptid kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku peptidi kimerik ka një modifikim në C-fundore.
7 Një peptid kimerik sipas pretendimit 6, ku C-fundore modifikohet nëpërmjet një modifikimi amide.
8 Një kompozim farmaceutik që përfshin një peptid kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, dhe një bartës farmaceutikisht të pranueshëm.
9 Përdorimi i një peptidi kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8 për përgatitjen e një kompozimi farmaceutik për trajtimin e një patofiziologjie të zgjedhur nga natyrat malinje të mushkërive, gjirit, limfoide, gastrointestinale, dhe traktit urogjenital si edhe adenokarcinomat, duke përfshirë natyrat malinje si kancerat e kolonës, karcinoma e qelizës së veshkave, kanceri i prostatës, karcinoma e qelizës jo të vogël e mushkërive, kanceri i zorrës së vogël dhe kanceri i ezofagut, si edhe leuçemia, kancerat me transformime onkogjenike Bcr-Abl, psoriaza, pemfigus vulgaris, sindroma e Behcet-it, sindroma e ankthit respirator akut (ARDS), sëmundja ishemike e zemrës, sindroma e post-dializës, artriti reumatoid, sindroma e pamjaftueshmërisë imune të fituar, vaskulititi, shoku septik, restenoza, humbja e dëgjimit, trauma e veshit, ishemia, goditja; dëmtimet e reperfuzionit, hipoksia, sëmundjet autoimune, sëmundjet neurodegjenerative, sëmundja kardiovaskulare, osteoporoza, efektet sekondare për shkak të trajtimit me citokina proinflamatore, diabeti, hipertrofia e zemrës dhe kardiake dhe lezionet arteriosklerotike, gjendje patologjike të shkaktuara nga rrezatimi jonizues që përdoret në radioterapi dhe drita ultravjollcë (dritat UV), gjendje patologjike të shkaktuara nga agjentë dëmtues të ADN-së, duke përfshirë ilaçe kimioterapeutike, hipo-dhe hipertermia, sëmundje inflamatore, autoinflamatore, imune dhe autoimune, sëmundje degjenerative, miopati, kardiomiopati, dhe mospranim të organit të transplantuar.
10 Përdorimi i një peptidi kimerik sipas pretendimit 9 për përgatitjen e një kompozimi farmaceutik për trajtimin e goditjes, traumës së trurit, dëmtimit të palcës kurrizore, sklerozës amiotrofike laterale, sëmundjes së Huntington-it, sëmundjes së Alzheimer-it dhe sëmundjes së Parkinson-it.
11 Përdorimi sipas pretendimit 9, ku kompozimi farmaceutik është për t'u administruar nëpërmjet një rruge administrimi të zgjedhur nga grupi i përbërë prej shpërndarjes intraperitoneale, nazale, intravenoze, orale dhe me pjesë.
12 Seti që përfshin një peptid kimerik sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7.