REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5749 2016.05.26
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.01.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/148 2016.04.04
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11703572.5 2011.01.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2526450 2016.01.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
AT 772010
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Pichler, Jan Michael Schwarzenberg 5, 3341 Ybbsitz
(72) Shpikës
Emri Adresa
PICHLER, Alois Schwarzenberg 5, A-3341 Ybbsitz , AT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania, AL , AL
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania, AL , AL
(54) Titull
Metoda dhe pajisje për shtrimin e një përcjellësi kabllosh me fibra optike në terrene të forta
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
0
1 1. Metoda për shtrirjen e të paktën një tubi (2) për të paktën një kabëll optik (3) në një shtrat të ngurtë, në veçanti në një sipërfaqe asfalti ose betoni, me ndihmën e një pajisjeje për shtrirjen, ku të paktën një kanal (1) është vendosur ose është prerë në shtrat dhe të paktën një tub (2) është vënë në të paktën një kanal (1), karakterizohet në atë që të paktën një paret anësor (1’) i të paktën një kanali (1) është formuar me një hap mbështetës (1”) për mbështetjen e një materiali mbushës të ngurtësueshëm, elastik dhe/ose solid (5, 6), me të cilin, pas vendosjes së të paktën një tubi (2), mbushet hapësira e mundshme e mbetur në çdo kanal (1), ose e një tubi (2) të formuar në përputhje me kanalin (1), ku për mbrojtjen e të paktën një tubi (2) të shtrirë në të paktën një kanal (1) ose të një kablli optik (3) të shtrirë aty, forca që vepron në sipërfaqen e shtratit është devijuar me anë të të paktën një aplikimi shtresor (1”) në shtrat.
2 Metoda siç pretendohet në pretendimin 1, karakterizohet në atë që të dy paretet anësore (1’) të të paktën një kanali (1) janë të formuar me një aplikim shtresor (1”), duke rezultuar në një prerje tërthore kryesisht në formë-T për kanalin (1).
3 Metoda siç pretendohet në pretendimin 1 ose 2, karakterizohet në atë që, në të paktën një aplikim shtresor (1”), një kanal shtesë (9) është vendosur ose prerë në të paktën një paret anësor (1’) të çdo kanali (1).
4 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-3, karakterizohet në atë që fërkimi midis të paktën një tubi (2) të shtrirë në të paktën një kanal (1) dhe pareteve anësore (1’) të të paktën një kanali (1), rritet dhe në këtë mënyrë prodhimi automatik i të paktën një tubi (2) nga të paktën një kanal (1) është parandaluar.
5 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-4, karakterizohet në atë që pas shtrirjes së të paktën një tubi (2), shtrihet edhe një shirit mbulues (8) në të paktën një kanal (1).
6 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-5, karakterizohet në atë që hapësira e mundshme e mbetur në çdo kanal (1) është mbushur me një material mbushës të ngurtësueshëm (5), mundësisht prej një lënde adezive, dy-komponentëshe, të biodegradueshme dhe të tretshme në ujë.
7 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-6, karakterizohet në atë që hapësira e mundshme e mbetur në çdo kanal (1) është mbushur me një material elastik dhe/ose solid.
8 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-7, karakterizohet në atë që prerja tërthore e të paktën një tubi (2), që është shtrirë në të paktën një kanal (1), mundësisht bashkë me veshjen mbuluese, korrespondon kryesisht me prerjen tërthore të të paktën një kanali (1).
9 Metoda siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1-8, karakterizohet në atë që të paktën një kanal (1) bashkë me të paktën një aplikim shtresor (1”) është vendosur ose është prerë duke përdorur të paktën një thikë rrethore (30, 31, 32) me diametër mundësisht 400 mm deri në 500 mm, mundësisht duke përdorur metodën e njomë.
10 Aparatura për të shtrirë të paktën një tub (2) për të paktën një kabëll optik (3) në një shtrat të ngurtë, në veçanti në një sipërfaqe asfalti ose betoni, të pajisur me një pajisje për vendosjen ose prerjen (10) për vendosjen ose prerjen e të paktën një kanali (1) në shtrat, dhe të paktën një çikrik (11) në të cilin mbahet të paktën një tub (2) që do të shtrihet, karakterizohet në atë që pajisja për vendosjen ose prerjen (10) është e formuar për vendosjen ose prerjen e të paktën një kanali (1) që përbëhet nga një aplikim shtresor (1”) për aplikimin e një materiali mbushës të ngurtësueshëm, elastik dhe/ose solid (5, 6) të një tubi (2) të formuar në përputhje me kanalin (1) në të paktën një paret anësor (1’) të kanalit (1), dhe mundësisht përmban një pajisje (12) për futjen e materialit mbushës të ngurtësueshëm, elastik dhe/ose solid (5, 6) në hapësirën e mundshme të mbetur në çdo kanal (1), ku për mbrojtjen e të paktën një tubi (2) të shtrirë në të paktën një kanal (1) ose të kabllit optik (3) të shtrirë në të, forca që vepron mbi sipërfaqen e shtratit devijohet me anë të të paktën një aplikim shtresor (1”) në shtrat.
11 Aparatura siç pretendohet në pretendimin 10, karakterizohet në atë që pajisja për vendosjen ose prerjen (10) është formuar për të vendosur apo prerë të paktën një kanal (1) me një aplikim shtresor (1”) në secilin paret anësor (1’) që ka një prerje tërthore kryesisht në formë-T.
12 Aparatura siç pretendohet në pretendimin 10 ose 11, karakterizohet në atë që pajisja për vendosje apo prerje (10) është formuar për të vendosur apo prerë një kanal shtesë (9) në aplikimin shtresor (1”) në të paktën një paret anësor (1’) të kanalit (1).
13 Aparatura siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 10-12, karakterizohet në atë që mundësohet një pajisje për rritjen e fërkimit midis të paktën një tubi (2) dhe pareteve anësore (1’) të të paktën një kanali (1), dhe në këtë mënyrë prodhimi automatik i të paktën një tubi (2) nga të paktën një kanal (1) mund të parandalohet.
14 Aparatura siç pretendohet në pretendimin 13, karakterizohet në atë që mundësohet një aparat (15) për mbështjelljen e të paktën një shiriti mbulues (8), ku të paktën një shirit mbulues (8) është shtrirë në të paktën një kanal (1) më pas ose në të njëjtën kohë me shtrirjen e të paktën një tubi (2).
15 Aparatura siç pretendohet në pretendimin 13 ose 14, karakterizohet në atë që pajisja e mundshme (12) për futjen e një materiali mbushës (5) në hapësirën e mundshme të mbetur në çdo kanl (1) është formuar nga një kontenier (16) për një material mbushës të ngurtësueshëm (5), mundësisht një lëndë adezive, dy-komponentëshe, të biodegradueshme dhe të tretshme në ujë, dhe një pajisje matëse (17) të lidhur tek konteineri (16).
16 Aparatura siç pretendohet në pretendimin 13 ose 14, karakterizohet në atë që pajisja e mundshme (12) për futjen e një materiali mbushës (6) në hapësirën e mundshme të mbetur në çdo kanal është formuar nga një pajisje për ruajtjen e një materiali mbushës elastik dhe/ose solid (6) dhe një pajisje për futjen e materialit mbushës (6) në të paktën një kanal (1).
17 Aparatura siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 13-16, karakterizohet në atë që pajisja për vendosje ose prerje (10) është formuar nga të paktën një thikë rrotulluese (30, 31, 32) që ka një diametër mundësisht prej 400 mm deri në 500 mm.
18 Aparatura siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 13-17, karakterizohet në atë që komponentët janë të sistemuar në një karrocë vetë-lëvizëse (18).