REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5667 2016.04.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.07.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/141 2016.03.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.05.10
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09781210.1 2009.07.28
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2344435 2016.03.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 8013586
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Poxel 200 avenue Jean Jaurès, 69007 Lyon
(72) Shpikës
Emri Adresa
MAILLARD, David Jahnstrasse 43, 64285 Darmstadt , DE
KOLLER, Guntram Am Martinsrain 32, 64823 Klein-umstadt , DE
WAKARESKO, Ewgenij Fabrikstrasse 34, 63739 Aschaffenburg , DE
GOTTBURG-REININGER, Sabine Händelstrasse 26, 64291 Darmstadt , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
PROCESI I IZOLIMIT TË PËRBËRËSVE TË ENANTIOMERIT NGA PËRZIERJE TË ENANTIOMERIT NËPËRMJET KRISTALIZIMIT TË KONTROLLUAR SË PËRMASAVE TË GRIMCËS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Procesi për izolimin e përbërësve të enantiomerit nga një përzierje e enantiomerëve (R) dhe (S), ku përzierja e enantiomerëve është një përzierje e ((R)-(4-Imino-6-metil-1,4,5,6-tetrahidro-[1,3,5]triazin-2-il)-dimetilamine dhe ((S)-(4- Imino-6-metil-1,4,5,6-tetrahidro-[1,3,5]triazin-2-il)-dimetilamine, ose tautomerëve të tyre, përmes kristalizimit të kontrolluar së përmasave të grimcës, që përfshin hapat e: (a) formimit të një tretësire së përzierjes të lartpërmendur të enantiomerëve (R) dhe (S) në një tretës në mungesë të ndonjë shtuesi ose agjenti të mëtejshëm; (b) farëzimit të tretësirës së hapit (a) njëkohësisht ose në mënyrë të njëpasnjëshme me kristale farë të enantiomerit (R) dhe me kristale farë të enantiomerit (S), ku kristalet farë të enantiomerit (R) ndryshojnë në përmasa nga kristalet farë të enantiomerit (S) për të lejuar ndarjen e kristaleve të përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (R) nga kristalet e përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (S); (c) nxitjes së kristalizimit të njëkohshëm të enantiomerit (R) dhe enantiomerit (S); dhe (d) izolimit të kristaleve të përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (R) nga kristalet e përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (S) përmes ndarjes së përmasave të kristaleve.
2 Procesi siç pretendohet në pretendimin 1, që përfshin më tej hapat e: (e) tretjes së kristaleve të izoluar të përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (R) në një tretës në mungesë të ndonjë shtuesi ose agjenti të mëtejshëm dhe, në mënyrë të ndarë prej saj, tretjes së kristaleve të izoluar të përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (S) në një tretës në mungesë të ndonjë shtuesi ose agjenti të mëtejshëm; (f) farëzimit të tretësirës së enantiomerit (R) me kristale farë të enantiomerit (R) dhe, në mënyrë të ndarë prej saj, farëzimit të tretësirës së enantiomerit (S) me kristale farë të enantiomerit (S); (g) nxitjes së kristalizimit të enantiomerit (R) dhe, në mënyrë të ndarë prej saj, nxitjes së kristalizimit të enantiomerit (S); (h) izolimit të kristaleve të përbërë nga një përzierje e pasur me enantiomer (R) dhe, në mënyrë të ndarë prej saj, izolimit të kristaleve të përbërë nga një përzierje e pasur më tej me enantiomer (S).
3 Procesi siç pretendohet në pretendimin 1 ose 2, ku përzierja e enantiomerëve (R) dhe (S) është një racemate e enantiomerëve (R) dhe (S).
4 Procesi siç pretendon secili prej pretendimeve 1 deri në 3, ku përzierja e enantiomerëve (R) dhe (S) është një racemate e enantiomerëve (R) dhe (S) që formojnë një konglomerate.
5 Procesi siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 4, ku tretësira "likeri mëmë" që mbetet pas hapit (d) dhe/ose hapit (h) riciklohet si tretësirë në hapin (a) dhe/ose tretësira në hapin (a) rimbushet përpara hapit (b) dhe i gjithë procesi përsëritet.
6 Procesi siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 5, ku tretësi në hapin (a) dhe/ose hapin (e) zgjidhet nga grupi i përbërë prej: ujë, tretës organik dhe përzierje të tyre.
7 Procesi sipas pretendimit 6, ku tretësi në hapin (a) dhe/ose (e) zgjidhet nga grupi i përbërë prej: hidrokarbonë alifatik dhe aromatik, alkoole, estere, ketone, dhe përzierje të tyre.
8 Procesi sipas pretendimit 7, ku alkoolet zgjidhen nga etanol, metanol, propanol, isopropanol, n-butanol, dhe tert-butanol.
9 Procesi sipas pretendimit 7, ku ketonet zgjidhen nga acetone dhe metiletilketone.
10 Procesi siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 9, ku tretësi në hapin (a) dhe/ose hapin (e) është etanol.
11 Procesi siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 10, ku ((R)-(4-Imino-6-metil-1,4,5,6-tetrahidro-[1,3,5]triazin-2- il)-dimetilamine dhe ((S)-(4-Imino-6-metil-1,4,5,6-tetrahidro-[1,3,5]triazin-2-il)-dimetilamine, ose tautomerë të tyre, janë të pranishëm si kripra hidrokloride.
12 Procesi siç pretendohet në secilin prej pretendimeve 1 deri në 11, ku ndarja e përmasave të kristaleve në hapin (d) realizohet nëpërmjet sitimit, shkrirjes ose sedimentimit.
13 Procesi sipas pretendimit 12, ku ndarja e përmasave të kristaleve realizohet nëpërmjet sitimit.
14 Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 13, ku hapi (c) kryhet nëpërmjet ftohjes së tretësirës që përmban të dy enantiomerët nën kushte të ftohjes së kontrolluar.