REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5685 2016.04.20
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2022.04.05
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/117 2016.03.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.05.10
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
02759818.4 2002.04.05
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1377660 2016.01.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 104737
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
MERIAL 29 avenue Tony Garnier, 69007 Lyon
(72) Shpikës
Emri Adresa
LOOSMORE, Sheena, May 70 Crawford Rose Drive, Aurora, Ontario L4G 4R4 , CA
AUDONNET, Jean-Christophe, Francis 119, rue de Créqui, F-69006 Lyon , FR
MINKE, Jules Maarten 16 rue Nicolas Boileau, 69960 Corbas , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
VAKSINË KUNDËR VIRUSIT TË ETHEVE TË NILIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje imunogjenike për tu përdorur në mbrojtjen e kuajve kundër virusit të Nilit Perëndimor (WN) ose vaksinë për tu përdorur në mbrojtjen e kuajve kundër virusit të Nilit Perëndimor (WN), e cila përmban një ose disa viruse avipokse të rikombinu-eshme, dhe që shprehin proteinat prM, M dhe E të virusit WN, ku viruset e rikombi-nueshme të përmendura përmbajnë një ose disa polinukleotide që kodojnë për një ose disa protein prM, M dhe E, dhe një mjet ose mbushës farmaceutikisht të përshtatshëm.
2 Përbërje imunogjenike ose vaksinë për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ajo përmban një virus avipoks të rikombinueshëm i cili i shpreh të treja proteinat prM, M dhe E.
3 Përbërje imunogjenike ose vaksinë për përdorim sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ajo përmban një virus avipoks të rikombinueshëm i cili përmban një poli-nukleotid i cili formon një kornizë leximi për prM-M-E.
4 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 1, 2 ose 3 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që virusi i rikombinueshëm është një kanaripoks.
5 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 1, 2 ose 3 për tu përdorur në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që virusi i rikombinueshëm është një virus i shpendëve (foëlpox).
6 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që polinukleotidi kodon gjithashtu për një peptid sinjalizues.
7 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 6 për tu përdorur sipas preten-dimit 1, karakterizuar në atë që peptidi sinjalizues është një peptid sinjalizues nga virusi WN.
8 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 6 për tu përdorur sipas preten-dimit 1, karakterizuar në atë që peptidi sinjalizues është një peptid sinjalizues hete-rolog.
9 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 8 për tu përdorur sipas preten-dimit 1, karakterizuar në atë që peptidi sinjalizues është peptidi sinjalizues i aktivi-zuesit të plasminogjenit të indit njerëzor.
10 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9 për tu përdorur në përputhje me pretendimin 1, karakterizuar në atë që ajo përmban një tjetër polinukleotid i cili kodon për një proteinë me nje tjetër prejardhje të virusit WN dhe/ose tjetër agjent patogjenik dhe/ose për një citokinë.
11 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 10 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ajo përmban një tjetër vektor shprehës i cili përmban një tjetër polinukleotid i cili kodon për një proteinë me një tjetër prejardhje të virusit WN dhe/ose tjetër agjent patogjenik dhe/ose për një citokinë.
12 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që për më tej ajo përmban një ndihmës.
13 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 12 për tu përdorur sipas pre-tendimit 1, karakterizuar në atë që ndihmësi është përzgjedhur ndëmrjet (1) poli-merëve të acidit akrilik ose metakrilik, anhidridit maleik dhe polimerëve derivate të al-kenilit, (2) sekuencat imunostimuluese, (3) një emulsion vajor në ujë, (4) lipide katio-nike që përmbajnë një kripë katërsore amoni, (5) citokina.
14 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 13 për tu përdorur sipas pre-tendimit 1, karakterizuar në atë që ndihmësi është një karbomer.
15 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 10 ose 13 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që citokina është një citokinë kali ose një citokinë aviane.
16 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 15 për tu përdorur sipas pre-tendimit 1, karakterizuar në atë që citokina është përzgjedhur nga interleukin 18, in-terleukin 12, interleukin 15, MIP-1α, GM-CSF (faktori stimulues i kolonive të granulo-citeve dhe i makrofagëve).
17 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 15 për tu përdorur sipas pre-tendimit 1, karakterizuar në atë që citokina është GM-CSF e kuajve.
18 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 17 për tu përdorur sipas pretendimit 1, duke formuar një përbërje imunogjenike multivalente ose vaksinë, karakterizuar në atë që ajo përmban një përbërje imunogjenike ose përbërës vaksine kundër një agjenti tjetër patogjenik.
19 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sipas pretendimit 18 për tu përdorur sipas pre-tendimit 1, karakterizuar në atë që përbërja imunogjenike ose përbërësi i vaksinës kundër një agjenti tjetër patogjenik përmban antigjenin në formën e nën-njësive, në formën e një agjenti të çaktivizuar, ose në formën e një agjenti të zbutur.
20 Përbërje imunogjenike ose vaksinë sopas pretendimit 18 ose 19 për tu përdorur sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ajo përmban një përbërje imunogjenike ose përbërës vaksine kundër virusit të rinopneumonisë së kuajve, kundër virusit të gripit të kuajve, kundër virusit të encefalitit Lindor, kundër virusit të encefalitit Perëndimor, kundër virusit të encefalitit të Venezuelës, kundër Clostridium tetani (tetanozi), dhe përzierjeve të tyre.