REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5684 2016.04.20
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.11.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/116 2016.03.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.05.10
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10179374.3 2005.11.18
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2356987 2016.01.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 630556
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
EURO-CELTIQUE S.A. 2, avenue Charles de Gaulle, 1653 Luxembourg
(72) Shpikës
Emri Adresa
Gutman, Arie L. 9/22 Shindler Street, 34996 Haifa , IL
Nisnevich, Gennady A. 23 Margalit Street, 34464 Haifa , IL
Fedotev, Irina M. / 3/7 Strouma Street, 35708 Haifa , IL
Rukhman, Igor 12 Gilad Street, P.O.Box 9586, Yokneam , IL
Khanolkar, Ram Regency Estate, Flat 15/1004, Kalyan Shil Road, Dombivli (East) 421 201 Maharashtra State , IN
Etinger, Marina M. / 14/1 Savion Street, 36822 Nesher , IL
Tishin, Boris / 46/63 Leon Blum Street, 33855 Haifa , IL
Pertsikov, Boris M. / 4 Native Harimon Street, 36781 Nesher , IL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
METODA PËR TË PURIFIKUAR TRANS-(-)-DELTA9-TETRAHIDROKANABINOLIN DHE TRANS-(+)-DELTA9-TETRAHIDROKANABINOLIN
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për të larguar papastërtitë nga një përbërje e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin përpara kristalizimit të (±)-Δ9-tetrahidrokanabinolit, ku metoda përmban: (a) kontaktimin e trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolit dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolit me një tretës të parë organik të papërzieshëm me ujin, një alkool të përzieshëm me ujin, ujë, dhe një hidroksid metali alkalin, duke formuar kësisoj një përbërje e cila përmban (1) një fazë të parë organike, dhe (ii) një fazë kaustiko-alkoolike e cila përmban trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin; (b) ndarjen e fazës alkooliko-kaustike e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin nga faza e parë organike; (c) kontaktimin e fazës alkooliko-kaustike me një acid për të përftuar një fazë alkoolike të trajtuar me acid.
2 Një metodë për të larguar papastërtitë nga një përbërje e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin ose trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin përpara kristalizimit të (±)-Δ9-tetrahidrokanabinolit, ku metoda përmban: (a) kontaktimin e trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolit ose trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolit me një tretës të parë organik të papërzieshëm me ujin, një alkool të përzieshëm me ujin, ujë, dhe një hidroksid metali alkalin, duke formuar kësisoj një përbërje bifazike e cila përmban (i) një fazë të parë organike, dhe (ii) një fazë kaustiko-alkoolike e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin ose trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin; (b) ndarjen e fazës kaustiko-alkoolike e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin ose trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin nga faza e parë or-ganike; (c) kontaktimin e fazës kaustiko-alkoolike me një acid për të përftuar një fazë alkoolike të trajtuar me acid.
3 Metoda e pretendimit 1 ose 2, ku acidi është acid citric ose acid acetik.
4 Metoda e secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku acidi shtohet në një sasi të mjatu-eshme për të arritur pH nga 5 deri në 9.
5 Metoda e secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, e cila përmban hapin shtesë të: (d) kontaktimin e fazës alkoolike të trajtuar me acid me një tretës të dytë organik të papërzieshëm me ujin për të formuar (i) një fazë të dytë organike e cila përmban Δ9-tetrahidrokanabinolin dhe (ii) një fazë alkoolike të trajtuar me acid.
6 Metoda e pretendimit 5, e cila përmban hapin shtesë të: (e) ndarjen e fazës së dytë organike nga faza alkoolike e trajtuar me acid.
7 Një metodë për të prodhuar (+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin e cila përmban: lejimin e trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin për të kristalizuar nga një përbërje e parë e cila përmban trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolin, trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolin, dhe një tretës organik jo-polar për të përftuar (±)-Δ9-tetrahidrokanabinol kristalor, ku përbërja e parë është përftuar nëpërmjet (a) realizimit të metodës së secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, (b) ndarjes së Δ9-tetrahidrokanabinolit nga faza rezultuese e cila përmban Δ9-tetrahidrokanabinolin; dhe (c) kontaktimin e Δ9-tetrahidrokanabinolit të hapit (b) me një tretës organik jo-polar dhe opsionalisht enantiomerin e tij për të formuar përbërjen e parë.
8 Metoda e pretendimit 7, ku tretësi organik jo-polar është një hidrokarbur alifatik me zinxhir të drejtë ose zinxhir të degëzuar (C4-C10), një hidrokarbur cikloalifatik (C4-C10), ose një përzierje e tyre, ku hidrokarburi me zinxhir të drejtë ose zinxhir të degëzuar preferueshëm është pentan, hekzan, heptan, izooktan, ose secila përzierje e tyre dhe akoma më preferueshëm është n-heptan.
9 Një metodë për të përgatitur një përbërje trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinol, e cila përmban: lejimin e një përbërjeje (±)-Δ9-tetrahidrokanabinoli dhe të një tretësi shpëlarës të ndajë në një fazë ndërmjetëse kirale për të përftuar një përbërje trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinoli, ose një përbërje trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinoli, e cila përmban: lejimin e një përbërjeje e cila përmban (±)-Δ9-tetrahidrokanabinol dhe të një tretësi shpëlarës të ndajë në një fazë ndërmjetëse kirale për të përftuar një përbërje trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinol, ku (±)-Δ9-tetrahidrokanabinoli është përftuar nga (±)-Δ9-tetrahidrokanabinoli kristalor, dhe ku (+)-Δ9-tetrahidrokanabinoli është përftuar nëpërmjet metodës së pretendimit 7 ose 8.
10 Metoda e secilit prej pretendimeve 7 deri në 9, ku trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinoli është i pranishëm në përbërjen e parë në një sasi e cila varion nga 0.75 deri në 1.25 ekuivalente molare, preferueshëm nga 0.9 deri në 1.1 ekuivalente molare, akoma në preferueshëm nga 0.95 deri në 1.05 ekuivalente molare dhe akoma më preferueshëm 1 ekuivalent molar për ekuivalent molar të trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolit.
11 Metoda e secilit prej pretendimeve 7 deri në 10, ku (±)-Δ9-tetrahidrokanabinoli përmban të paktën 95% ndaj peshës, preferueshëm të paktën 98% ndaj peshës dhe akoma më preferueshëm të paktën 99% ndaj peshës së trans-(-)-Δ9-tetrahidrokanabinolit dhe trans-(+)-Δ9-tetrahidrokanabinolit bazuar në sasinë e përgjithshme të kanabinoideve.