REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5706 2016.05.10
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.10.31
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/110 2016.03.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11804796.8 2011.10.31
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2750879 2015.12.16
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Industrialesud S.P.A. Via Tirone, 11, 00146 Roma
(72) Shpikës
Emri Adresa
DI SANTE, Giuseppe Via Antonelli 1, I-64026 Roseto Degli Abruzzi (te) , IT
BIGGIO, Mario Contrada Villa Pompetti s.n., I-64100 Teramo (te) , IT
DI PAOLANTONIO, Mario Via Amendola 22/A, I-64021 Giulianova (te) , IT
GIOVINE, Gianluca Via Galileo Galilei 23/C, I-64100 San Nicolo' A Tordino (te) , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
(54) Titull
ARTIKULL I BËRË PREJ NJË MATERIALI PËRBËRËS SHUMËSHTRESOR DHE METODË PËR PRODHIMIN E TIJ;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Artikull i bërë nga një material përbërës shumështresor që përmban një element qëndror (I) të vendosur midis një shtrese përforcuese të parë dhe të dytë (B) për të formuar një strukturë (B)-(I)-(B), elementi qëndror në fjalë (I) përmban: - një shtresë strukturore të parë dhe një të dytë (A) ku secila përmban të paktën një tapet/rrogoz me fibra në trajtë gjilpëre të tipit termoplastik, shtresa strukturore në fjalë (A) është mbushur me një rrëshirë termorezistente; - një shtresë të tretë përforcuese (B) të vendosur midis dy shtresave strukturore në fjalë (A), shtresa përforcuese e parë, e dytë dhe e tretë në fjalë (B) përbëhet nga një material fijëzor, që përmban një ose më shumë tipe fibrash të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga fibrat e xhamit, fibrat natyrale, fibrat e karbonit, fibrat e basaltit, fibrat e kevlarit, fibrat e aramidit ose një përzierje e fibrave të tilla.
2 Artikulli sipas pretendimit të mëparshëm, ku elementi qëndror në fjalë (I) përmban të paktën një element ndarës (S) të vendosur midis shtresës strukturore të parë dhe të dytë (A), elementi ndarës në fjalë (S) përmban një tapet/rrogoz të një polimeri termoplastik të zgjeruar të mbushur me një rrëshirë termorezistente.
3 Artikulli sipas pretendimit të mëparshëm, ku elementi qëndror në fjalë (I) përmban dy elementë ndarës (S).
4 Artikulli sipas pretendimit 2 ose 3, ku midis çdo elementi ndarës (S) dhe shtresës strukturore (A) afër tij, ose diku tjetër midis dy elementëve të afërt ndarës, është vendosur të paktën një shtresë përforcuese (B).
5 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme që përmban të paktën një shtresë mbuluese të jashtme (D) që aplikohet tek shtresa e parë ose e dytë përforcuese (E) e strukturës (B)-(I)-(B), shtresa mbuluese e jashtme në fjalë (D) është përzgjedhur prej një shtrese pëlhure, lëkure natyrale, lëkure sintetike ose një pëlhure jo-të endur.
6 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku materiali fijëzor në fjalë i shtresës përforcuese në fjalë (B) përmban fibra xhami dhe/ose fibra natyrale të përziera me një ose më shumë tipe fibrash të përzgjedhura nga grupi i përbërë nga fibrat e karbonit, fibrat e basaltit, fibrat e kevlarit ose fibrat e aramidit.
7 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku fibrat termoplastike në fjalë të tapetit me fibra në trajtë gjilpëre janë përzgjedhur prej fibrave të poliestrës, fibrave të poliamidit, fibrave të polipropilenit ose përzierjeve të tyre, dhe në mënyrë të preferueshme janë fibra poliestre.
8 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku tapeti/rrogozi në fjalë i polimerit termoplastik të zgjeruar i elementit ndarës (S), përmban një polimer të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga poliestër, polipropilen, poliuretan, poliamid dhe përzierjet e tyre; preferohet poliestër dhe /ose poliuretan.
9 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku shtresa strukturore e jashtme (A) e elementit qëndror në fjalë (I) përmban një tapet me fibra në trajtë gjilpëre.
10 Artikulli sipas një ose më shumë prej pretendimeve 2 deri në 9, ku tapeti i polimerit termoplastik të zgjeruar në fjalë i elementit ndarës në fjalë (S), përmban një polimer poliuretani dhe/ose poliestre.
11 Artikulli sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku të paktën dy porcione të materialit përbërës shumështresor kanë një trashësi bashkëekzistuese të ndryshme.
12 Pjesë për automobila që përmban një artikull të përbërë nga një material përbërës shumështresor sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme.
13 Proces për të prodhuar një artikull të përbërë nga një material përbërës shumështresor sipas pretendimit 1, që përfshin hapat e: (i) vendosjes së shtresave strukturore në fjalë (A) dhe shtresave përforcuese në fjalë (B) njëra mbi tjetrën, duke formuar një pako shumështresore; (ii) presimin në nxhehtesi të pakos shumështresore në fjalë në një kallëp dhe përftimin e artikullit në fjalë të përbërë nga një material përbërës shumështresor.
14 Procesi sipas pretendimeve të mëparshme, ku hapi (ii) është kryer në një temperaturë që varion nga 90 ᵒC në 180 ᵒC, preferohet midis 110 ᵒC dhe 150 ᵒC.
15 Procesi sipas pretendimit 13 ose 14, ku hapi në fjalë (i) gjithashtu përmban ndërfutjen midis shtresave të pakos shumështresore në fjalë të njërës ose edhe më shumë, shtresave të materialit, sipas një sekuence vendosje të dëshiruar, shtresat në fjalë janë përzgjedhur nga: - një element ndarës (S) që përmban një tapet të një polimeri termoplastik të zgjeruar të mbushur me një rrëshirë termorezistente; - një shtresë mbuluese (D) e përzgjedhur nga një shtresë pëlhure, lëkure natyrale, lekure sintetike ose pëlhure jo-të endur.