REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5719 2016.05.12
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/60 2016.02.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.06.27
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12722017.6 2012.05.04
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2680799 2015.12.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201113102208
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Alcon LenSx, Inc. 33 Journey, Suite 175, Aliso Viejo, CA 92656
(72) Shpikës
Emri Adresa
RAKSI, Ferenc 27422 Via Olmo, Mission Viejo California 92691 , US
LUMMIS, Wesley William 770 Harbor Cliff Way, Unit 142, Oceanside California 92054 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania , AL
Eno DODBIBA Rr. Naim FRASHERI, Pall 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, Albania , AL
(54) Titull
Sistem rregullues oftalmik me ankorim
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një sistem rregullues oftalmik me ankorim (100), që përmban: një element kontakti të lakuar (130), të konfiguruar për t’u vendosur në syrin që do të proçedohet; një platformë simetrike (115) në një cep skajor të një sistemi optik, të konfiguruar për të suportuar një përshtatje të elementit të kontaktit të lakuar (130); për të qënë në kontakt të lëvizshëm me elementin e kontaktit me anë të të paktën një prej skajeve cilindrike dhe një segmenti sferik unazor; dhe për të suportuar një përshtatje rrotulluese të elementit të kontaktit; një lidhës (117), që përmban një element fleksibël të konfiguruar për të akomoduar rregullimin e elementit të kontaktit (130).
2 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 2, ku: platforma simetrike (115) është e konfiguruar për të suportuar një përshtatje translacionale të elementit të kontaktit.
3 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku: platforma simetrike (115) dhe lidhësi (117) janë të konfiguruar në mënyrë të tillë që sistemi optik i pajisur me sistemin e përshtatjes së lenteve të kontaktit është i aftë për të formuar një prerje korneale me një thellësi radiale nga 50 mikron deri në 200 mikron, kur elementi i kontaktit është ankoruar në syrin që proçedohet 1 mm nga qëndra limbus e syrit.
4 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku: platforma simetrike (115) dhe lidhësi (117) janë të konfiguruar në mënyrë të tillë që sistemi optik i pajisur me sistemin rregullues të ankoruar është i aftë për të formuar një prerje korneale me kënd më pak se 1 miliradian në lidhje me një element sipërfaqësor korrespondues të syrit që proçedohet kur elementi i kontaktit është ankoruar në syrin që proçedohet 1 mm nga qëndra limbus e syrit.
5 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku: elementi i lakuar i kontaktit (130) është pjesë e një ndërfaqe të pacientit; dhe ndërfaqja e pacientit (120) mund të lidhet në mënyrë të lëvizshme me sistemin optik.
6 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 5, ku: lidhësi (117) është pjesë e sistemit optik; dhe lidhësi (117) mund të lidhet tek ndërfaqja e pacientit (120), ose ku: lidhësi (117) është pjesë e ndërfaqes së pacientit, ose ku: ndërfaqja e pacientit (120) është një prej ndërfaqeve me një-pjesë të pacientit, një ndërfaqe me shumë-pjesë të pacientit dhe një ndërfaqe e lëvizshme laterale e pacientit.
7 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku elementi i kontaktit (130) përmban: një lente në formë menisku, që ka një sipërfaqe proksimale me një rreze të parë; dhe një sipërfaqe skajore me një rreze të dytë, ku rrezja e dytë është më e vogël se rrezja e parë.
8 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 7, ku: sipërfaqja proksimale dhe sipërfaqja skajore janë koncentrike.
9 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 7, ku: rrezja e dytë është më e vogël se 20 mm.
10 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku elementi i lakuar i kontaktit (130) përmban: një lente optike transmetuese, me një indeks të thyerjes më pak se 1.55.
11 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku elementi i lakuar i kontaktit përfshin: një lente optikisht transmetuese, që përmban një fluoro-polimer.
12 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimit 1, ku: sistemit optik është konfiguruar në mënyrë të tillë që masa e shmangies nga rrezet lazer të sistemit optik varion në më pak se 10 përqind brenda një rrethi me rreze 2 mm kur elementi i lakuar i kontaktit është bashkangjitur në sistemin optik 1 mm nga qëndra.
13 Sistemi rregullues oftalmik me ankorim sipas pretendimeve 7 ose 10, përbëhet nga: një izolues, i cili mbyllet për të fiksuar lenten e lakuar të kontaktit me skajin distal të sistemit optik.