Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5651
2016.04.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.04.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/48
2016.02.01
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.04.12
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12164320.9
2012.04.16
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2510770
2015.11.04
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20110650 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Saipem S.p.A. | Via Martiri di Cefalonia, 67, San Donato Milanese |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Faidutti, Denis | Via Lestizza 44/2, 33050 Mortegliano , IT |
| Mottini, Mauro | Via Rotta 29, 27020 Travaco' Siccomario , IT |
| Giovannini, Umberto | Via XXIV Maggio 29/A, 20094 Corsico , IT |
| Alloggio, Giovanni | Strada Martini 44, 12040 Sanfre' , IT |
| Artico, Gianfranco | Via San Desiderio 59/4, 10048 Vinovo , IT |
| Rege Cambrin, Giorgio | Strada Piossasco 46-N, 10040 Volvera , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul.B.Curri Pall 2/3/24 Tirane , AL |
| Vladimir NIKA | Bul.B.Curri Pall 2/3/24 Tirane , AL |
(54) Titull
SISTEM DHE METODE PER TRANSPLANTIN E BIMEVE UJORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Metodë për transplantimin e bimëve ujore, metoda perfshin hapat e nxjerrjes së një tufe (17) bimësh ujore (2) nga një vend çgroposje (3) përgjatë një shtrati (11) të një mase uji (10); hapjen e një grope për tufën (17) në shtratin (11) e masës së ujit (10), në një vend mbjelljeje (4); transportimin e tufës (17) së bimëve ujore (2) nga çgroposja (3) drejt vendit të mbjelljes (4); vendosjen e tufës (17) të bimeve ujore (2) në gropë, tufa (17) është hequr, transportuar dhe vendosur në gropë me anë të një pajisje kapëse për çgroposje (14); pozicionimin e pajisjes kapëse për çgroposje (14) në brendësi të një pajisjeje kapëse mbrojtëse (52); dhe hapjen pastaj të pajisjes së kapjes mbrojtëse (52) dhe pajisjes së kapjes për çgroposje (14) për të vendosur tufën (17) në gropë. |
| 2 | Metodë sipas pretendimit 1, ku tufa (17) dhe gropa janë komplementare. |
| 3 | Metodë sipas pretendimit 2, ku tufa (17) dhe gropa kanë një formë tasi. |
| 4 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku pajisja kapëse për çgroposje (14) përmban lopata të lëvizshme (39); secila lopatë (39) ka formën e një pjese sipërfaqe sferike. |
| 5 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, që përfshin etapën e mbrojtjes së kapjes me anë të një pajisjeje të kapjes mbrojtëse (52) që ka në thelb të njëjtin formë, të njëjtën madhësi dhe të njëjtin konceptim si pajisja e kapjes për çgroposje (14). |
| 6 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, ku etapa e gërmimit te gropës në shtratin (11) të masës së ujit (10) përfshin mbylljen e pajisjes së kapjes mbrojtëse (52) para pajisjes së kapjes për gërmim (26) në shtratin (11) e masës së ujit (10), në mënyrë që pajisja e kapjes për gërmim (26) të pozicionohet në kontakt me pajisjen e kapjes mbrojtëse (52) dhe tërheqjen e një masë nga shtrati (11), ndërsa pajisja e kapjes mbrojtëse (52) qëndron në kontakt me gropën. |
| 7 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, që përmban etapën e transportimit të tufës (17) nga vendi i çgroposjes (3) drejt vendit të mbjelljes (4) dhe zhytjen e tufës në një basen (43) të një moduli të ruajtjes së tufës (16) në një njësi lundruese (9). |
| 8 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve të mësipërme, që përmban etapat e rakordimit selektiv të një pajisjë kapëse (14) me një njësi të parë veprimi (15) për kryerjen e procesit të çgroposjes dhe me një njësi të dytë (27) për kryerjen e procesit të mbjelljes. |
| 9 | Sistem transplantimi i bimëve ujore, ku sistemi përmban një pajisje kapjeje për çgroposje (14) për nxjerrjen e një tufe (17) bimësh ujore (2) nga një vend çgroposjeje (3) përgjatë shtratit (11) të një mase uji (10); një pajisje kapëse nxjerrëse (26) që shërben për gërmimin e një grope për tufën (17) në shtratin (11) e masës së ujit (10) në një vend mbjelljeje (4); dhe një grup realizimi (27, 29) që shërben për drejtimin e pajisjes kapëse për gërmim (14) dhe vendosjen e tufës (17) në gropë dhe lirimin e tufës (17) brenda gropës, ku i gjithë grupi i realizimit përmban një pajisje udhëzimi (29) që permban një pajisje kapëse mbrojtëse (52) që shërben për të formuar dhe mbrojtur gropën, dhe një strukturë (50) për udhëzimin e pajisjes kapëse të gërmimit (14) në gropë. |
| 10 | Sistem sipas pretendimit 9, ku pajisja kapëse për gërmim (14) permban lopata të lëvizshme (39); ku secila lopatë (39) ka formën e një pjese sipërfaqe sferike. |
| 11 | Sistem sipas pretendimit 9 ose 10, ku pajisja kapëse për gërmim (26) është projektuar për gërmimin dhe nxjerrjen nga shtrati (11) të një mase uji (10), brenda pajisjes kapëse mbrojtëse (52). |
| 12 | Sistem sipas pretendimit 11, ku pajisja kapëse për gërmim (26) është identike me pajisjen kapëse për çgroposje (14). |
| 13 | Sistem sipas çdonjerit prej pretendimeve 9 deri në 12, që përmban një njësi të parë veprimi (15) që mund të rakordohet në mënyrë selektive me pajisjen kapëse për çgroposje (14) dhe që ka krahët veprues (41) për të vënë në veprim lopatat (39) e pajisjes kapëse për çgroposje (14). |
| 14 | Sistem sipas çdonjerit prej pretendimeve 9 deri në 13, ku grupi i realizimit përfshin një modul të dytë veprimi (27), që mund te rakordohet në mënyrë selektive tek pajisja kapëse për çgroposje (14), ose tek një pajisje kapëse për gërmim (26), dhe tek një pajisje udhëzimi (29), dhe që ka krahët e dytë veprues (55), që shërbejnë për të vënë në punë lopatat (39) e pajisjes kapëse për çgroposje (14) ose lopatat (39) e pajisjes kapëse për gërmim (26), dhe krahët e tretë veprues (56) për të vënë në punë lopatat (53) e pajisjes kapëse mbrojtëse (52) të pajisjes së udhëzimit (29). |
| 15 | Sistem sipas çdonjerit prej pretendimeve 9 deri në 14, që përfshin një modul stokimi të tufave (16), që ka të paktën një basen (43) që shërben për mbajtjen e pajisjes për çgroposje (14) me nje tufë (17) bimësh ujore (2) për të ruajtur tufën (17) të zhytur në ujë gjatë transferimit nga vendi i gërmimit (3) tek vendi i mbjelljes (4). |