Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5617
2016.03.08
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.03.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/45
2016.01.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.03.11
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12710836.3
2012.03.09
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2683384
2015.12.09
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161451995 |
| US | 201161480272 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Celgene Corporation | 86 Morris Avenue, Summit, NJ 07901 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| MULLER, George, W. | P.O. Box 3688, Rancho Santa Fe, CA 92067 , US |
| SCHAFER, Peter, H. | 126 John E. Busch Ave. Somerset, NJ 08873 , US |
| MAN, Hon-Wah | 27 Grant Way, Princeton, NJ 08540 , US |
| ZHANG, Ling-Hua | 293 Morris Ave. Mountain Lakes, NJ 07046 , US |
| GANDHI, Anita | 37 Sterling Road, Bernardsville, NJ 07924 , US |
| CHOPRA, Rajesh | 54 Eggers Court Summit, NJ 07901 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. “ Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë, Shqipëri , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. “ Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë, Shqipëri , AL |
(54) Titull
METODAT E TRAJTIMIT TË KANCERIT DUKE PËRDORUR 3-(5-AMINO-2-METIL-4-OKSO-4H-KUINAZOLIN-3-IL)-PIPERIDINE-2,6-DIONE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje për përdorim në një metodë të trajtimit ose menaxhimit të kancerit, ku metoda e lartpërmendur përfshin administrimin e përbërjes së lartpërmendur tek një pacient në nevojë për trajtim ose menaxhim të tillë, ku përbërja e lartpërmendur është 3-(5-amino-2- metil-4-okso-4H-kuinazolin-3-il)-piperidine-2,6-dione, e cila ka strukturën vijuese: ose një enantiomer ose përzierje e enantiomereve të saj, ose një kripë, tretës, hidrate, ko-kristal, klatrate, ose polimorf farmaceutikisht i pranueshëm i saj. |
| 2 | Përbërja për përdorim e pretendimit 1, ku kanceri i lartpërmendur është: (i) malinj i avancuar, amiloidozë, neuroblastoma, meningioma, hemangiopericitoma, metastazë e shumëfishtë e trurit, multiforma të glioblastomas, glioblastoma, glioma e trungut cerebral, tumor malinj i trurit me prognozë të dobët, glioma malinje, astrocitoma anaplastike, oligodendroglioma anaplastike, tumor neuroendokrin, adenokarcinoma rektale, kancer kolorektal Dukes C & D, karcinoma kolorektale e paoperueshme, karcinoma metastatike hepatoqelizore, sarkoma e Kaposi-t, leuçemia akute mieloblastike karotipe, limfoma e Hodgkin-it, limfoma e non-Hodgkin-it, limfoma e Qelizës T të lëkurës, limfoma e Qelizës B të lëkurës, limfoma e përhapjes së madhe të Qelizës B, limfoma folikulare e gradës së ulët, melanoma malinje, mesotelioma malinje, sindroma e mesotelioma e efuzinoit pleural malinj, karcinoma peritoneale, karcinoma papilare e lëngshme, sarkoma gjinekologjike, sarkoma e indeve të buta, skleroderma, vaskuliti i lëkurës, histiocitozë e qelizës Langerhans, leiomiosarkoma, fibrodisplazia osifikan progresive, kanceri i prostatës refraktore të hormonit, sarkoma e indeve të buta të operueshme me rrezik të lartë, karcinoma hepatoqelizore e paoperueshme, makroglobulinemia e Waldenstrom-it, mieloma e fshehur, myeloma e dobët, kanceri i tubit fallopian, kanceri i prostatës të pavarur androgjene, kanceri i prostatës jo-metastatike i fazës IV i varur androgjen, kanceri i prostatës së pandjeshme ndaj hormoneve, kanceri i prostatës së pandjeshme ndaj kemioterapisë, karcinoma papilare e tiroides, karcinoma folikulare e tiroides, karcinoma medulare e tiroides, ose leiomioma; (ii) një tumor i lindur i gjakut; (iii) mieloma ose limfoma; (iv) një tumor i ngurtë; (v) kancer i gjirit, kolorektal, ovarian, i prostatës, pankreatik, ose i veshkave; ose (vi) karcinoma hepatoqelizore, kanceri i prostatës, kanceri ovarian, ose glioblastoma. |
| 3 | Përbërja për përdorim e pretendimit 1 ose 2, ku kanceri është përsëritës ose refraktor; ose rezistent ndaj ilaçeve. |
| 4 | Përbërja për përdorim e pretendimeve 1 deri në 3, ku kanceri i lartpërmendur është limfoma e non-Hodgkin-it. |
| 5 | Përbërja për përdorim e pretendimit 4, ku metoda përfshin më tej: (i) identifikimin e një pacienti që ka limfomë të non-Hodgkin-it të ndjeshme ndaj trajtimit me përbërjen e lartpërmendur. |
| 6 | Përbërja për përdorim e pretendimit 4 ose 5, ku limfoma e non-Hodgkin-it e lartpërmendur është: (i) limfoma e përhapjes së madhe të qelizës B; ose (ii) e fenotipit të qelizës B të aktivizuar; ose (iii) limfoma e përhapjes së madhe të qelizës B të fenotipit së qelizës B të aktivizuar, mundësisht karakterizuar nga shprehja e një ose më shumë shënuesve bio të mbi shprehur në linjat qelizore RIVA, U2932, TMD8 ose OCI-Ly10. |
| 7 | Përbërja për përdorim e pretendimit 5, ku identifikimi i lartpërmendur i një pacienti që ka limfomë të non-Hodgkin-it të ndjeshme ndaj trajtimit me përbërjen e lartpërmendur, përfshin karakterizimin e fenotipit të limfomës së non-Hodgkin-it të pacientit si një nëntip i qelizës B të aktivizuar. |
| 8 | Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku fenotipi i limfomës së non-Hodgkin-it është karakterizuar: (i) si një nëntip i qelizës B të aktivizuar të limfomës së përhapjes të madhe të qelizës B; ose (ii) nëpërmjet shprehjes të një ose më shumë shënuesve bio të mbi shprehur në linjat qelizore RIVA, U2932, TMD8 ose OCI-Ly10. |
| 9 | Përbërja për përdorim e pretendimit 5, ku identifikimi i lartpërmendur i fenotipit të limfomës së non-Hodgkin-it përfshin përdorimin e një kampioni biologjik nga një pacient që ka limfomë, ku kampioni biologjik është mundësisht një biopsi e nyjes limfatike, një biopsi e palcës kockore, ose një kampion i qelizave tumoriale të gjakut periferik. |
| 10 | Përbërja për përdorim e pretendimit 5 ose 9, ku identifikimi i lartpërmendur i një pacienti që ka limfomë të non-Hodgkin-it të ndjeshme ndaj trajtimit me përbërjen e lartpërmendur, përfshin identifikimin e një gjeni të lidhur me fenotipin e qelizës B të aktivizuar, ku gjeni i lartpërmendur është zgjedhur mundësisht nga grupi i përbërë prej IRF4/MUM 1, FOXP 1, SPIB, CARD 11 dhe BLIMP/PDRM 1. |
| 11 | Përbërja për përdorim e pretendimit 5 ose 9, ku identifikimi i lartpërmendur i një pacienti që ka limfomë të non-Hodgkin-it të ndjeshme ndaj trajtimit me përbërjen e lartpërmendur, përfshin matjen e nivelit të aktiviteti NF-κB në një kampion biologjik të marrë nga pacienti. |
| 12 | Përbërja për përdorim e pretendimit 7, ku karakterizimi i lartpërmendur i fenotipit të limfomës së non-Hodgkin-it të pacientit si një nëntip i qelizës B të aktivizuar përfshin matjen e një ose më shumë prej vijuesve: (i) mbishprehjen e SPIB, një faktor i transkriptimit të familjes Ets hematopoietike-specifike i kërkuar për mbijetesën e qelizave të nëntipit të qelizës B të aktivizuar; (ii) shprehje konstituitive e IRF4/MUM1 më e lartë se qelizat e nëntipit GCB; (iii) shprehje konstituitive më e lartë e FOXP1 të rregulluara pozitivisht nga trizomi 3; (iv) shprehje konstituitive më e lartë e Blimp1, d.m.th., PRDM1; (v) shprehje konstituitive më e lartë e gjenit CARD 11; dhe (vi) një nivel i rritur i aktivitetit të NF-κB në lidhje me qelizat DLBCL të nëntipit të qelizës B të paaktivizuar. |
| 13 | Përbërja për përdorim e secilit prej pretendimeve 1-12, ku përbërja është 3-(5-amino-2-metil-4-okso-4H-kuinazolin- 3-il)-piperidine-2,6-dione hidrokloride, ose një kripët, tretës ose hidrate i saj. |
| 14 | Përbërja për përdorim e secilit prej pretendimeve 1-13, ku metoda përfshin më tej administrimin e një sasie terapeutikisht efektive të një ose më shumë agjentëve aktiv shtesë, ku agjenti aktiv shtesë i lartpërmendur është zgjedhur mundësisht nga grupi i përbërë prej një agjenti alkilues, një analog adenosine, një glukokortikoid, një frenues kinase, një frenues SYK, një frenues PDE3, një frenues PDE7, doksorubicin, klorambucil, vinkristine, bendamustine, forskolin dhe rituksimab. |
| 15 | Përbërja për përdorim e secilit prej pretendimeve 1-14, ku përbërja e lartpërmendur është administruar në një sasi prej: (i) nga rreth 0.5 deri në rreth 50 mg për ditë; (ii) rreth 0.5 deri në rreth 5 mg për ditë; ose (iii) rreth 0.5, 1, 2, 4, 5, 10, 15, 20, 25 ose 50 mg për ditë. |
| 16 | Përbërja për përdorim e pretendimit 15, ku metoda e lartpërmendur përfshin administrim oral të përbërjes të lartpërmendur, mundësisht në një kapsulë ose tabletë; ku metoda e lartpërmendur përfshin mundësisht administrimin e përbërjes në 10 mg ose 25 mg të një kapsule. |
| 17 | Përbërja për përdorim e secilit prej pretendimeve 1-16, ku metoda e lartpërmendur përfshin administrim e përbërjes të lartpërmendur për 21 ditë ndjekur nga shtatë ditë pushim në një cikël 28 ditor. |