REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5620 2016.03.09
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/27 2016.01.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.03.11
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12730590.2 2012.05.18
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2711411 2015.11.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 11382160
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Sacave Patents and Investments 2015, S.L Calle Huelva, 16,Edificio 1, Loft 26 (M1-P1-26),28100 Alcobendas, Madrid
(72) Shpikës
Emri Adresa
CARRERA VARELA, José Antonio WASTE'S ALCHEMY IBERICA, S.L.,Carretera Fuencarral (M-603), Num. 44,Bloque 6, Planta 1, Puerta L45,E-28108 Alcobendas - Madrid , ES
SARALEGUI GUTIÉRREZ, Alberto WASTE'S ALCHEMY IBERICA, S.L.,Carretera Fuencarral (M-603), Num. 44,Bloque 6, Planta 1, Puerta L45,E-28108 Alcobendas - Madrid , ES
VEGA OTERINO, Juan Alberto WASTE'S ALCHEMY IBERICA, S.L.,Carretera Fuencarral (M-603), Num. 44,Bloque 6, Planta 1, Puerta L45,E-28108 Alcobendas - Madrid , ES
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
PROCESI DHE APARATI PËR PRODHIMIN E NJË LËNDE DJEGËSE TË NGURTË NGA MBETJET E DJEGSHME
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një makineri nxjerrëse homogjenizimi për prodhimin e lëndës djegëse të ngurtë të rikuperuar që përfshin një trup kryesor (7) të siguruar me një hapje të furnizimit (6), një vidhë nxjerrëse (9) një dalje (14), një kon kompresioni (11) të rregulluar në skajin fundor të vidhës nxjerrëse (9) dhe mjete të hapjes dhe mbylljes (12) për hapjen dhe mbylljen e daljes së lartpërmendur (14), karakterizuar në atë që gjatë një hapi të përpunimit të materialit mjetet e mbylljes të lartpërmendura (12) mbyllin daljen e lartpërmendur (14) dhe detyrojnë materialin që është duke u përpunuar të shkojë mbrapa dhe rifillojë hapin e përpunimit pa pushim, ku hapi i përpunimit të materialit i lartpërmendur përfshin rrotullimin e vidhës nxjerrëse (9) e cila shtyn, fërkon njëkohësisht, përzien dhe bluan të gjithë përbërësit ndërsa përbërësit e lartpërmendur avancojnë drejt skajit fundor të makinerisë nxjerrëse të homogjenizimit dhe mjetet e mbylljes janë zgjedhur nga grupi i përbërë prej një kapak, një tapë, një valvul, dhe një portë metali.
2 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas pretendimit të mëparshëm, ku mjetet e hapjes dhe mbylljes (12) për hapjen dhe mbylljen e daljes (14) janë mjete manuale ose të automatizuara.
3 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas pretendimit të mëparshëm, ku mjetet e hapjes dhe mbylljes (12) për hapjen dhe mbylljen e daljes (14) janë automatizuar me anë të një sistemi hidraulik, pneumatik ose elektrik.
4 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku mjetet e hapjes dhe mbylljes për hapjen dhe mbylljen e skajit fundor përfshijnë një portë metali.
5 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm që përfshin mjete për mbajtjen dhe kontrollin e temperaturës.
6 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas pretendimit 5, ku mjetet për mbajtjen dhe kontrollin e temperaturës janë konfiguruar për mbajtjen dhe kontrollin e temperaturës në zonën e vidhës nxjerrëse (9) dhe/ose në zonën e konit të kompresionit (11).
7 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm që përfshin mjete përforcuese për përforcimin e konit të kompresionit.
8 Makineria nxjerrëse e homogjenizimit sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, e siguruar me vrima dhe/ose brazda për drejtimin e një gazi të pranishëm brenda makinerisë tek zona e hapjes së furnizimit (6) të makinerisë.
9 Një proces për prodhimin e lëndës djegëse të ngurtë të rikuperuar karakterizuar në atë që ajo përfshin një hap të përpunimit të materialeve fillestare në makinerinë nxjerrëse të homogjenizimit sipas secilit prej pretendimeve 1-8, në një temperaturë midis 200 dhe 500°C, ku vidha nxjerrëse rrotulluese shtyn, fërkon njëkohësisht, përzien dhe bluan të gjithë përbërësit ndërsa ata avancojnë drejt skajit fundor ku ata ndodhen koni i kompresionit (11) dhe dalja (14) e cila është mbyllur nga mjetet e mbylljes, që detyrojnë materialin që është duke u përpunuar të shkojë mbrapa dhe rifillojë hapin e përpunimit pa pushim, dhe ku materialet fillestare vijnë nga pjesë të artikujve të zhvlerësuar të trajtimeve të mbetjeve dhe kombinime të tyre.
10 Procesi sipas pretendimit 9, që përfshin më tej një hap të mëvonshëm të hapjes së daljes (14) të makinerisë nëpërmjet mjeteve të hapjes dhe mbylles (12) për daljen jashtë të lëndës djegëse të ngurtë të rikuperuar të prodhuar.
11 Procesi sipas secilit prej pretendimeve 9 ose 10, ku materialet fillestare i janë dhenë makinerisë pa qenë trajtuar më përpara, d.m.th. pa nevojën e një trajtimi paraprak për të reduktuar lagështinë ose përmasat e thërrmijave të mbetjeve.