REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5582 2016.02.10
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.08.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/24 2016.01.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.03.11
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12753675.3 2012.08.08
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2741763 2015.11.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 11176803
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Ferring BV Polaris Avenue 144,2132 JX Hoofddorp
(72) Shpikës
Emri Adresa
ARCE, Joan-Carles Soevej 100,DK-2791 Dragoer , DK
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
KOMPOZIMI PËR STIMULIMIN E KONTROLLUAR OVARIAN
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një produkt që përfshin hormon të stimulimit folikular (FSH) për përdorim në trajtimin e infertilitetit në një pacient që ka nivel serumi AMH prej <15 pmol/L, ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose ekuivalente me, 11 deri në 13 µg FSH rekombinante me prejardhje nga njeriu për ditë, FSH rekombinante që përmban α2, 3- dhe α2, 6- sialilim ku 1 % deri në 50% e sialilimit përfundimtar është α2, 6- sialim, dhe 50% deri në 99% e sialilimit përfundimtar është α 2,3- sialim; dhe ku trajtimi i infertilitetit përfshin një hap të përcaktimit të nivelit të serumit AMH të pacientit, dhe një hap të administrimit të dozës tek një pacient që ka nivel serumi AMH prej <15 pmol/L.
2 Një produkt për përdorim sipas pretendimit 1 ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose ekuivalente me, 12 µg FSH rekombinante për ditë.
3 Një produkt që përfshin hormon të stimulimit folikular (FSH) për përdorim në trajtimin e infertilitetit në një pacient që ka nivel serumi AMH prej ≥15 pmol/L, ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose ekuivalente me, 0.09 deri në 0.19 µg FSH rekombinante me prejardhje nga njeriu për peshë trupore në kg të pacientit për ditë, FSH rekombinante që përmban α2, 3- dhe α2, 6- sialilim ku 1 % deri në 50% e sialilimit përfundimtar është α2, 6- sialim, dhe 50% deri në 99% e sialilimit përfundimtar është α 2,3- sialim; dhe ku trajtimi i infertilitetit përfshin një hap të përcaktimit të nivelit të serumit AMH të pacientit, dhe një hap të administrimit të dozës tek një pacient që ka nivelin e serumit AMH të përcaktuar.
4 Një produkt për përdorim sipas pretendimit 3 në trajtimin e një pacienti që ka nivel serumi AMH prej 15 deri në 24.9 pmol/L, ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose ekuivalente me, 0.14 deri në 0.19 µg FSH rekombinante për peshë trupore në kg të pacientit për ditë.
5 Një produkt për përdorim sipas pretendimit 3 në trajtimin e një pacienti që ka nivel serumi AMH prej 25 deri në 34.9 pmol/L, ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose ekuivalente me, 0.11 deri në 0.14 µg FSH rekombinante për peshë trupore në kg të pacientit për ditë.
6 Një produkt për përdorim sipas pretendimit 3 në trajtimin e një pacienti që ka nivel serumi AMH prej ≥ 35 pmol/L, ku produkti është për t’u administruar në një dozë prej, ose dozë ekuivalente me, 0.10 deri në 0.11 µg FSH rekombinante me prejardhje nga njeriu për peshë trupore në kg të pacientit për ditë.
7 Një produkt sipas secilit pretendim të mëparshëm ku FSH përmban mono-, di-, tri-dhe tetra-struktura glikan të sialiluara, ku 15-24%, për shembull 17-23% e strukturave glikan të sialiluara janë struktura glikan tetrasialiluara.
8 Një produkt që përfshin hormon të stimulimit folikular (FSH) për përdorim në trajtimin e infertilitetit sipas secilit pretendim të mëparshëm, ku produkti përfshin më tej një kripë që përfshin një kation metali alkali farmaceutikisht të pranueshëm të zgjedhur nga grupi i përbërë prej kriprave Na+- ose K+-, ose një kombinim i tyre.