REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5581 2016.02.10
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.04.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/22 2016.01.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.03.11
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11719501.6 2011.04.26
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2564196 2015.11.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 10161025
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Securetec Detektions-Systeme AG Lilienthalstrasse 7,85579 Neubiberg
(72) Shpikës
Emri Adresa
ABERL, Franz Raiffeisenstr. 34,85402 Kranzberg , DE
STADTHAGEN, Torsten Vinzenz-Schüpfer-Str. 18,81475 München , DE
KLAUS, Sebastian Balthasar-Graf-Str. 9,82061 Neuried , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
Sistemi mikrofluidik me para-trajtim mostër
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1*************1. Metoda për përcaktimin e një analiti, që përfshin hapat: (a) sigurimin e një pajisje të analizës mikrofluidike, që përfshin të paktën një zonë të parë, një të dytë dhe një të tretë, zona e parë që është lidhur me zonën e dytë përmes mikrokanaleve, platformave, degëve ose/dhe dhomave dhe zona e dytë që është lidhur me zonën e tretë përmes mikrokanaleve, platformave, degëve ose/dhe dhomave, (b) marrjen e një mostre që përmban analitin nga një sipërfaqe e mostrës me anë të një elementi të marrjes së mostrave, (c) futjen e elementit të marrjes së mostrave në zonën e parë të pajisjes së analizës mikrofluidike dhe shplarjen e analitit në zonën e parë me anë të një eluenti, (d) transferimin e shplarjes e cila u përftua në hapin (c) në zonën e dytë të pajisjes së analizës mikrofluidike, dhe sjelljen e shplarjes në kontakt me një partner të lidhjes specifike të analitit, i cili është ruajtur në zonën e dytë, për një periudhë prej të paktën 3 sekonda, në mungesë të një elementi provues për zbulimin e analitit, ku analiti lidhet tek partneri i lidhjes specifike të analitit, (e) transferimin e përzierjes e cila u përftua në hapin (d) në zonën e tretë të pajisjes së analizës mikrofluidike, dhe sjelljen e përzierjes në kontakt me të paktën një element provues i cili ruhet në zonën e tretë dhe shërben për përcaktimin e analitit, dhe (f) përcaktimin e pranisë ose/dhe sasisë së analitit në elementin provues. 2. Metoda sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që përdoret një element i marrjes së mostrave i cili përfshin një tregues të vëllimit, ku treguesi i vëllimit i tregon përdoruesit nëse është marrë vëllimi i mjaftueshëm i mostrës për përcaktimin e analitit. 3. Metoda sipas qoftë pretendimit 1 ose pretendimit 2, karakterizuar në atë që eluenti ruhet në elementin e marrjes së mostrave ose/dhe në një zonë të katërt të pajisjes së analizës mikrofluidike. 4. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që përdoret një eluent i cili përfshin (a) një tretësirë zbutësi ujore dhe (b) opsionalisht një proteinë, një përzierje proteine, një karbohidrate, një alkool sheqeri, një detergjent ose/dhe një tretës organik. 5. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që një antitrup ose një fragment i antitrupit funksional, i cili përfshin opsionalisht një etiketë të zbulueshme në mënyrë optike, në veçanti një etiketë metali, përdoret si partner i lidhjes specifike të analitit. 6. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në atë që partneri i lidhjes specifike të analitit shpërbëhet dhe shpërndahet në mënyrë homogjene në tretësirë kur shplarja e cila u përftua në hapin (c) futet në zonën e dytë të pajisjes së analizës mikrofluidike. 7. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që reaksioni midis analitit dhe partnerit të lidhjes specifike të analitit në hapin (d) kryhet për një periudhë prej afërsisht 5 sekonda deri në afërsisht 600 sekonda, në veçanti për afërsisht 90 sekonda deri në afërsisht 240 sekonda. 8. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në atë që reaksioni midis analitit dhe partnerit të lidhjes specifike të analitit në hapin (d) kryhet në një fazë stacionare. 9. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, karakterizuar në atë që përdoret një shirit provues kromatografik si elementi provues. 10. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9, karakterizuar në atë që përcaktimi i analitit në hapin (f) ndodh në mënyrë optike, në mënyrë të veçantë në mënyrë optike me sy. 11. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 10, karakterizuar në atë që kohëzgjatja e hapit (d) ose/dhe e hapit (f) monitorohet me anë të të paktën një pajisje kohe e cila integrohet në pajisjen e analizës mikrofluidike, në veçanti dy pajisje kohe të cilat integrohen në pajisjen e analizës mikrofluidike. 12. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11, karakterizuar në atë që një amfetamine, një metamfetamine, një kanabinoid, në veçanti Δ9-tetrahidrokanabinol, një opiate, në veçanti morfine, kodeine ose dihidrokodeine, një opioid, në veçanti heroin, një tropane alkaloid, në veçanti kokaine, ose një benzodiazepine përdoret si analit. 13. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 12, karakterizuar në atë që një lëng trupor, në veçanti gjak, urinë ose saliva, përdoret si një mostër. 14. Metoda sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 13, karakterizuar në atë që përdoret një mostër që ka një vëllim prej afërsisht 5 μl deri në afërsisht 500 μl, në veçanti prej afërsisht 30 μl deri në afërsisht 150 μl. 15. Seti, në veçanti për kryerjen e metodës sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 14, që përfshin: (a) një pajisje të analizës mikrofluidike për përcaktimin e një analiti, që përfshin: (i) një zonë të parë e cila konfigurohet për futjen e një elementi të marrjes së mostrave me një analit të marrë mbi të dhe për shplarjen e analitit nga elementi i marrjes së mostrave, (ii) një zonë të dytë e cila përfshin një partner të lidhjes i cili është specifik me analitin dhe lidhet me zonën e parë përmes mikrokanaleve, platformave, degëve ose/dhe dhomave, zona e dytë që nuk përfshin një element provues i cili përdoret për zbulimin e analitit, (iii) një zonë të tretë e cila përfshin të paktën një element provues për përcaktimin e pranisë ose/dhe sasisë së analitit dhe lidhet me zonën e dytë përmes mikrokanaleve, platformave, degëve ose/dhe dhomave, (iv) opsionalisht një zonë të katërt e cila përfshin një eluent për shplarjen e analitit nga elementi i marrjes së mostrave dhe e cila është në komunikim të lëngshëm me zonën e parë, (v) opsionalisht një zonë të pestë e cila përfshin të paktën një pajisje kohe për monitorimin në mënyrë të përkohshme të reaksioneve që ndodhin në pajisjen e analizës, dhe (vi) opsionalisht një strehë, dhe (b) një element të marrjes së mostrave i cili mund të merret në pajisjen e analizës mikrofluidike dhe i cili përfshin opsionalisht një eluent për shplarjen e analitit nga elementi i marrjes së mostrave.