REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5670 2016.04.18
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.04
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/18 2016.01.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.05.10
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12723076.1 2012.05.04
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2705117 2015.10.21
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
AT 6322011
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
OMV REFINING & MARKETING GMBH Trabrennstrasse 6-8,1020 Wien
(72) Shpikës
Emri Adresa
HOFER, Wolfgang Arbeiterstrandbadstrasse 43d,1210 Wien , AT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania , AL
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania , AL
(54) Titull
METODE PER PERPUNIMIN ENERGJI-EFICENT TE DEPOZITAVE DYTESORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për depolimerizimin e materialit plastik (1), në veçanti mbetjet plastike para ose pas konsumit, me anë të futjes së nxehtësisë, ku materiali plastik (1) është përzier për të formuar një përzierje plastike dhe është degazuar përpara se të futet në një reaktor depolimerizimi (3), ku është shtuar një fraksion i vajit të papërpunuar në përzierjen plastike si tretës (6) , karakterizuar në atë që është përdorur si tretës (6) një vaj i rëndë që ka një pikë përfundimtare vlimi > 300ᵒC, e preferueshme > 350ᵒC, dhe ka një ndarje të hidrokarbureve aromatike me të paktën 25% , duke ulur në këtë mënyrë viskozitetin e tretësirës të futur në reaktorin e depolimerizimit (3) në raport me viskozitetin e përzierjes plastike.
2 Metoda sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që një pjesë e përzierjes plastike pa reaktorin e depolimerizimit (3) është nxjerrë jashtë dhe është riqarkulluar brenda reaktorit të depolimerizimit (3) nëpërmjet një qarku furnizimi, në veçanti përzierja plastike pompohet jashtë reaktorit të depolimerizimit (3) dhe riqarkullohet në reaktorin e depolimerizimit (3).
3 Metoda sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që tretësi (6) është futur, në mënyrë të preferueshme injektuar, në qarkun e furnizimit.
4 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 3, karakterizuar në atë që përzierja plastike për tu depolimerizuar është futur në reaktorin e depolimerizimit nëpërmjet qarkut të furnizimit.
5 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 4, karakterizuar në atë që tretësi preferohet të nxehet në temperaturë të paktën përafërsisht 150 ᵒC, në veçanti kryesisht 200ᵒC deri në 300ᵒC, përpara se të shtohet në përzierjen plastike.
6 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 5, karakterizuar në atë që shtohet një vaj i rëndë që ka një nr. 265-xxx-x ose nr. 270-xxx-x në sistemin e klasifikimit EINECS, me x-in që është një zero me vlere numerike arbitrare, në veçanti një vaj i rëndë i përzgjedhur nga një grup që përmban EINECS Nos . 265-064-6, 265-058-3, 265-189-6, 265-045-2, 265-193-8, 265-081-9, 270-675-6, 265-060-4 dhe ose një përzierje e tyre.
7 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 6, karakterizuar në atë që viskoziteti i përzierjes plastike është reduktuar me të paktën 30% , preferohet me të paktën 50 %, në veçanti me të paktën 80%, në raport me përzierjen plastike pa tretës në një temperaturë kryesisht prej 180 ᵒC deri në 240 ᵒC.
8 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 7, karakterizuar në atë që poliolefinet, në veçanti polietileni dhe polipropileni, dhe/ose polistireni përdoren si material plastik (1) dhe në mënyrë të preferueshme materiali plastik (1) depolimerizohet në reaktorin e depolimerizimit në afërsisht 300ᵒC deri në 500 ᵒC, në mënyrë të preferueshme 350 ᵒC deri në 450 ᵒC.
9 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 8, karakterizuar në atë që materiali plastik i depolimerizuar (1) është nxjerrë nga një seksion i sipërm i reaktorit të depolimerizimit (3) në formën e avullit dhe në mënyrë të preferueshme materiali plastik i depolimerizuar në trajtë avulli ndahet në produkte të ndryshme, në mënyrë të preferueshme në një rrjedhë gazi (13) , gaz të lëngshëm dhe naftë (14) si dhe një produkt të ngjashëm me gazin e karburantit.
10 Metoda sipas secilit prej pretendimeve nga 1 në 9, karakterizuar në atë që përzierja plastike (1) është nxehur përpara futjes brenda reaktorit të depolimerizimit (3).