Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5652
2016.04.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/17
2016.01.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.04.12
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11707284.3
2011.02.24
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2538925
2015.12.16
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 308056 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Pfizer Inc., | 235 East 42nd Street,New York, NY 10017 |
| Bristol-Myers Squibb Holdings Ireland Unlimited Company | Hinterbergstrasse 16,6312 Steinhausen, Switzerland CH |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PATEL, Jatin | c/o Bristol-Myer Squibb Company,Route 206 and Province Line Road,Princeton, NJ 08543 , US |
| VEMA-VARAPU, Chandra | c/o Bristol-Myer Squibb Company,Route 206 and Province Line Road,Princeton, NJ 08543 , US |
| FROST, Charles | c/o Bristol-Myer Squibb Company,Route 206 And Province Line Road,Princeton, NJ 08543 , US |
| JIA, Jingpin | c/o Bristol-Myer Squibb Company,Route 206 and Province Line Road,Princeton, NJ 08543 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos Dega | Rr.Nikolla Tupe, Nr.2, H.4, A.30 1019, Tirane, Shqiperi , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
| Fatos Dega | Rr.Nikolla Tupe, Nr.2, H.4, A.30 1019, Tirane, Shqiperi , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
(54) Titull
PERBERJE APIKSABANE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një tabletë ose kapsulë që përmban një përbërje farmaceutike, ku përbërja farmaceutike përmban apiksaban dhe një hollues ose transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm, ku apiksabani është në formë grimcore dhe kristaline, me grimca apiksabani të veçanta, ku grimcat qëndrojnë më vete ose të aglomeruara, me D90 të barabartë ose më të vogël se 89 µm e matur me anë të difraksionit të dritës lazer. |
| 2 | Tableta ose kapsula sipas pretendimit 1, ku grimcat e apiksabanit kanë D90 të barabartë ose më të vogël se 85 µm e matur me anë të difraksionit të dritës lazer. |
| 3 | Tableta ose kapsula sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku përbërja e lartpërmendur përmban Formën N-1 të apiksabanit. |
| 4 | Tableta ose kapsula sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku grimcat kanë D90 të barabartë ose më të vogël se 50 µm e matur me anë të difraksionit të dritës lazer. |
| 5 | Tableta ose kapsula sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku grimcat kanë D90 të barabartë ose më të vogël se 30 µm e matur me anë të difraksionit të dritës lazer. |
| 6 | Tableta ose kapsula sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku grimcat kanë D90 të barabartë ose më të vogël se 25 µm e matur me anë të difraksionit të dritës lazer. |
| 7 | Tableta ose kapsula sipas cilitdo prej pretendimeve 1-6, që përmban edhe: nga 1% deri 2 % në peshë lëndë tensioaktive. |
| 8 | Tableta ose kapsula sipas pretendimit 7, ku lënda tensioaktive është sulfat lauril natriumi. |
| 9 | Tableta ose kapsula sipas cilitdo prej pretendimeve 1-8 për përdorim në mjekimin e një çrregullimi tromboembolik. |
| 10 | Një proces prodhimi i një tablete apiksabani me përbërje sipas cilitdo prej pretendimeve 1-8, që përmban hapat e: (1) përzierjes së lëndëve të para përpara kokrrizimit (granulimit); (2) kokrrizimit të lëndëve të para të marra nga hapi (1) duke përdorur një proces kokrrizimi të lagët ose të thatë; (3) përzierjes së kokrrizave të marra në hapin (2) me lëndë të para shtesë; (4) ngjeshjes së përzierjes së marrë nga hapi (3) në një tabletë; dhe (5) veshjes cipëhollë të tabletës së marrë nga hapi (4). |
| 11 | Procesi sipas pretendimit 10, që përmban hapat e: (1) përzierjes (blending) së lëndëve të para me apiksaban me përmasa grimce të kontrolluar për të formuar një përzierje (mix); (2) shtimit të pjesës ndërkokrrizore të një lidhësi, një shpërbërësi (disintegrant) dhe të paktën një mbushësi te përzierja e marrë nga hapi (1) për të formuar një përzierje (blend); (3) kokrrizimit të materialeve të marra nga hapi (2) duke përdorur një proces kokrrizimi të lagët ose të thatë, ku procesi i kokrrizimit të thatë përfshin: pulverizimin e një lubrifikuesi ndërkokrrizor duke përdorur rrjetë ose mulli; shtimin e lubrifikuesit ndërkokrrizor te përzierja e marrë nga hapi (2) dhe përzierjen për të formuar një përzierje lubrifikuese; ngjeshjen e përzierjes lubrifikuese në breza dendësie nga 1.1 deri 1.2 g/cc dhe përmasimin e brezave të dendësisë duke përdorur një rul ngjeshës, dhe ku procesi i kokrrizimit të lagët përfshin: kokrrizimin e lagët të përzierjes së marrë nga hapi (2) me ujë te një pikë fundore e shenjuar dhe, jodomosdoshmërisht, përmasimin e kokrrizave të lagëta duke i kaluar përmes një rrjete ose mulliri; heqjen e ujit nga kokërizat nëpërmjet tharjes në një furrë konvektive ose në një tharës me shtrat fluid; dhe përmasimi i kokërizave të thara duke i kaluar përmes një rrjete ose mulliri; (4) përzierjen e kokërizave të marra në hapin (3) dhe të një shpërbërësi ndërkokërizor në një përzierës; (5) pulverizimin e një lubrifikuesi ndërkokërizor duke përdorur rrjetë ose mulli dhe përzierjen me kokrrizat e marra nga hapi (4); (6) ngjeshja e përzierjes së marrë nga hapi (5) në një tabletë; dhe (7) veshja cipëhollë e tabletës së marrë nga hapi (6). |
| 12 | Procesi sipas pretendimit 10 ose 11, ku përdoret procesi i kokrrizimit të thatë. |