Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5557
2016.02.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.11
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2016/1
2016.01.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11742896.1
2011.02.11
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2533634
2015.10.21
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 321486 |
| US | 304325 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Biogen MA Inc. | 250 Binney Street,Cambridge, MA 02142 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DAWSON, Kate | 561 Canton Street,Westwood, MA 02090 / US , US |
| GOLD, Ralf | Weg am Koetterberg 12,44807 Bochum , DE |
| LINKER, Ralf | Grummer Strasse 34,44809 Bochum , DE |
| GOELZ, Susan | 6900 SE 35th Avenue,Portland, OR 97202 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Eno DODBIBA . | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, , AL |
| Eno DODBIBA . | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane, , AL |
(54) Titull
MBROJTJE NEURONIKE NE SEMUNDJET DEMIELINIZANTE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një terapi e kombinuar që përbëhet nga: (a) dimetil fumarat (DMF) dhe/ose monometil fumarat (MMF) dhe (b) acetat glatiramer, për përdorim në trajtimin e një subjekti që vuan nga skleroza e shumëfishtë (MS). |
| 2 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 1, sipas së cilës subjektit duhet t’i administrohet 20 mg/ditë acetat glatiramer. |
| 3 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 1, ku subjektit duhet t’i administrohet më pak se 20 mg/ditë acetat glatiramer. |
| 4 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku DMF dhe/ose MMF dhe acetati glatiramer, janë për përdorim në (i) reduktimin e normës së rikthimit tek subjekti; ose (ii) reduktimin e demielinimit dhe/ose vdekjen aksonale tek subjekti. |
| 5 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku DMF dhe/ose MMF dhe acetati glatiramer janë formuluar në një formë të vetme dozimi. |
| 6 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku DMF dhe/ose MMF dhe acetati glatiramer janë të formuluara në forma të veçanta dozimi për administrim veçmas ose së bashku. |
| 7 | Një terapi e kombinuar e përbërë nga: (a) DMF dhe/ose MMF, dhe (b) interferon-beta, për përdorim në trajtimin e një subjekti që vuan nga skleroza e shumëfishtë. |
| 8 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 7, ku interferoni-beta është zgjedhur nga interferon-beta 1a dhe interferon-beta 1b. |
| 9 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 8, ku interferoni-beta është interferon-beta 1a. |
| 10 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 9, ku interferoni-beta 1a duhet të administrohet në një dozë prej 5 mcg deri në 80 mcg njëherësh. |
| 11 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 10, ku interferoni-beta 1a duhet të administrohet një herë në javë. |
| 12 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku skleroza e shumëfishtë është zgjedhur nga skleroza e shumëfishtë e rikthyer e zvogëluar, skleroza e shumëfishtë sekondare progresive, skleroza e shumëfishtë primare progresive, skleroza e shumëfishtë e rikthyer progresive dhe sindromi klinikisht i izoluar. |
| 13 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku komponimi i zgjedhur nga DMF, MMF dhe kombinime të tyre është DMF. |
| 14 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 13, ku 240 mg DMF duhet të administrohen tek subjekti njëherësh. |
| 15 | Terapia e kombinuar për përdorim sipas pretendimit 14, ku DMF duhet të administrohet tek subjekti dy herë në ditë (BID) ekuivalente me një dozë totale ditore prej 480 mg në ditë. |