REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5522 2016.01.19
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.04.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/525 2015.12.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08749145.2 2008.04.25
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2152305 2015.09.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 26612
US 935920
US 924048
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Bavarian Nordic A/S Hejreskovvej 10 A, 3490 Kvistgaard / DK
(72) Shpikës
Emri Adresa
HOCHREIN, Hubertus Haffstrasse 134 81825 Munich / DE , DE
O'KEEFFE, Meredith 10 Hudson Grove West Brunswick 3055 Victoria / AU , AU
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
MBROJTJA E MENJËHERSHME KUNDREJT PATOGJENËVE NËPËRMJET MVA
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një poksvirus për përdorim për të mbrojtur një njeri kundrejt lisë pas ekspozimit ndaj saj, ku një kompozim imunogjenik që përfshin poksvirusin e lartpërmendur është për t’u administruar tek njeriu midis 0 dhe 72 orë pas ekspozimit ndaj lisë, ku poksvirusi i lartpërmendur është një Virus i Modifikuar i Vaksinës Ankara (MVA).
2 Një kompozim imunogjenik ose një vaksinë që përfshin një poksvirus për përdorim për të mbrojtur një njeri kundrejt lisë pas ekspozimit ndaj saj, ku kompozimi imunogjenik ose vaksina e lartpërmendur është për t’u administruar tek njeriu midis 0 dhe 72 orë pas ekspozimit ndaj lisë, ku poksvirusi i lartpërmendur është një Virus i Modifikuar i Vaksinës Ankara (MVA).
3 . Poksvirusi, kompozimi imunogjenik ose vaksina për përdorim sipas pretendimit 1 ose 2, ku kompozimi imunogjenik, vaksina ose poksvirusi është administruar tek njeriu i lartpërmendur midis 0 dhe 48 orë pas infektimit me poksvirus.
4 Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku MVA është një varietet karakterizuar nga të paktën një prej vetive vijuese: (i) aftësia e shumëfishimit riprodhues in vitro në fibroblastet e embrionit të pulës (CEF), por jo aftësia e shumëfishimit riprodhues në një linjë qelizore të njeriut, si në linjën qelizore keratinocite të njeriut HaCaT, linjën qelizore të embrionit të veshkave të njeriut 293, linjën qelizore osteosarkoma të kockave të njeriut 143B, dhe linjën qelizore adenokarcinoma të qafës së mitrës të njeriut HeLa; (ii) dështimi për të shumëfishuar në një model miu që është i paaftë për prodhimin e qelizave B dhe T të rritura dhe si i tillë është rreptësisht imuno i kompromentuar dhe shumë i ndjeshëm ndaj një virusi shumëfishues; dhe (iii) induksioni i të paktën të njëjtit nivel të përgjigjes imune specifike në kulmin e virusit të vaksinës/regjimeve të rritura të virusit të vaksinës kur krahasohen me kulmin e ADN-së/regjimet e rritura të virusit të vaksinës.
5 Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku MVA është për t’u administruar në një dozë prej 105 deri në 5x108 TCID50, mundësisht në një dozë prej 107 deri në 5x108 TCID50.
6 Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku MVA është një varietet siҫ depozitohet në Koleksionin Europian të Kulturave Qelizore (ECACC) me numër V00083008.
7 Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas secilit prej pretendimeve të mëparshëm, ku MVA është një MVA rekombinante.
8 . Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas pretendimit 7, ku MVA përfshin të paktën një sekuencë acidi nukleik heterolog që kodon për të paktën një epitope antigjenike.
9 Poksvirusi, kompozimi imunogjenik, ose vaksina për përdorim sipas pretendimit 8, ku epitope antigjenike është një epitope antigjenike e një agjenti infektues.
10 Një poksvirus për përdorim në një metodë për vaksinimin e një njeriu kundrejt lisë, ku vaksinimi është 0 deri në 72 orë pas ekspozimit ndaj lisë, mundësisht 0 deri në 48 orë pas ekspozimit ndaj lisë, dhe ku poksvirusi i lartpërmendur është varieteti MVA siҫ depozitohet në Koleksionin Europian të Kulturave Qelizore (ECACC) me numër V00083008.