Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5539
2016.01.25
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.08.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/519
2015.12.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12745691.1
2012.08.07
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2741727
2015.10.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201161522495 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Fresenius Medical Care Deutschland GmbH | Else-Kröner-Strasse 1 61352 Bad Homburg / DE |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| EYRARD, Thierry | 68 bis rue d'Inkermann F-69006 Lyon / FR , FR |
| FAYE, Bruno | Chemin des Allouettes F-69490 Pontcharra sur Turdine / FR , FR |
| LAFFAY, Philippe | 13 allée Buffon F-69110 Sainte Foy Les Lyon / FR , FR |
| LUAIRE, Benoît | 474 rue des Quatre Saisons F-69210 Sourcieux les Mines / FR , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
Enë për dializë
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Enë që përmban një koncentrat per dializë, e cila përfshin: - një qese ose një fishek që përmban një koncentrat të ngurtë përbërësish në përbërje të solucionit të dializës, ku qesja ose fisheku mbyllet me - një bashkues (9) i pajisur me -një kanal mbushje (93) që përshkon bashkuesin nga njera anë tek tjetra dhe destinuar për mbushjen e qeses ose fishekut me koncentrat të ngurtë, - mjete për futjen në qese ose fishek të lëngut që tretet ne solucion dhe për të nxjerrë solucionin e përftuar në qese ose fishek, këto mjete për futjen dhe nxjerjen janë të pajisur me të paktën një bashkues për lidhjen e tyre me një hyrje korresponduese të aparatit së dializës karakterizuar në atë që kanali i mbushjeS (93) është i mbyllur me një tapë (10, 20, 30, 40) e pajisur me - një rezervuar (R1, R2, R3, R4) që përmban një përbërës të dytë ose grup përbërësish në përbërje të solucionit të dializës, dhe - mjete (131, 24, 34, 44) për të realizuar në rezervuar një hapje dalje (128 , 228, 328, 428) për të vënë në kontakt pjesën e brëndshme të rezervuarit me anën e tapës të vendosur në enë. |
| 2 | Enë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që qesja përmban një koncentrat të ngurtë që përmban glukozë dhe/ose në atë që rezervuari me tapë përmban një acid, mundësisht në formë të lëngët. |
| 3 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që mjetet e hapjes (131, 24, 34, 44) vendosen të paktën pjesërisht në rezervuar para se të bëhet hapja. |
| 4 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që mjetet e futjes dhe nxjerrjes përshijnë - një linjë lëngu për futjen e një lëngu solucion-formues në qese ose fishek, dhe - një linjë lëngu për nxjerrjen e solucionit të përftuar nga qesja ose fisheku, - secila linjë lëngu shtrihet nga një grykë që ndodhet në qesen ose fishekun në një pjesë lidhëse (91, 92) që ndodhet jashtë enës, të cilat pjesë lidhëse janë konfiguruar për lidhjen e çdo linjë lëngu në një hyrje korresponduese të aparatit të dializës. |
| 5 | Enë sipas pretendimeve të mësiperme, karakterizuar në atë që dy linjat e lëngut kombinohen në një linjë të vetme lëngu. |
| 6 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që mjetet e hapjes (131, 24, 34, 44) janë projektuar per tu zhvendosur drejt brendësisë së enës për të realizuar hapjen për dalje. |
| 7 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që tapa (10, 20, 30, 40) është e pajisur me një paret cilindrik të parë (11, 21, 31, 41), një paret të poshtëm radial ose të pjerrët (12 , 22, 32, 42) dhe një paret të sipërm radial ose të pjerrët (13, 23, 33, 43), ku pareti i poshtëm dhe pareti i sipërm mund të mbyllin paretin cilindrik duke formuar një rezervuar (R1, R2, R3, R4) në hapësirën e krijuar brenda paretit cilindrik dhe midis këtyre dy pareteve, hapja dalje (128, 228, 328, 428) formohet në paretin e poshtëm (22, 32), ose në bashkimin ndërmjet paretit të poshtëm (12, 42) dhe paretit të parë cilindrik (11, 41). |
| 8 | Enë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që pareti i parë cilindrik (11, 21, 31, 41) është i pajisur me mjete taposje (111, 211, 311) për të siguruar mbylljen midis tapës dhe hapjes (93) së enës, këto mjete taposje përbëhen nga materiali që përdoret për paretin e parë cilindrik (41) dhe/ose nga nje tapë unazore (111, 211, 311). |
| 9 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizuar në atë që tapa (10) është e përbërë nga një fole (A1) dhe një piston (B1), foleja përbëhet nga një paret cilindrik i parë (11) e mbyllur në zonën e buzës së poshtme nga një paret radial ose i pjerrët, i quajtur pareti i poshtëm (12), pareti i poshtëm që ka një zonë të dobët (124) në afërsi të lidhjes së saj me paretin e parë cilindrik të (11), pareti i parë cilindrik ka në zonën e buzës së sipërme të tij me një buzë radiale (112) orientuar nga jashtë dimensionet e së cilës janë më të mëdha se sa dimensionet e hapjes (93) që mbyllet, pistoni (B1) përbëhet nga një paret i dytë cilindrik (131) i mbyllur në zonën e buzës së tij të sipërme nga një paret radial ose të pjerrët (13), i quajtur paret i sipërm, buza e poshtme e paretit të dytë cilindrik është zmusuar dhe e pjerrët në mënyrë që lartësia e paretit të dytë cilindrik të variojë midis një lartësie maksimale dhe një lartësie minimale, një vesh sigurie i çmontueshëm (132) është montuar në periferi të paretit të sipërm (13) në mënyrë që të rrethojë paretin e dytë cilindrik, pareti i dytë cilindrik (131) eshte dimensionuar në mënyrë që mund të hyjë në paretin e parë cilindrik (11 ) dhe veshi i sigurisë (132) eshte dimensionuar në mënyrë që mund të mbështetet tek buza (112) kur pistoni (B1) futet në folenë (A1), duke formuar rezervuarin (R1), lartësia maksimale e paretit të dytë cilindrik (131) dhe lartësia e veshit të sigurisë (132) zgjidhen në mënyrë që diferenca midis këtyre dy lartësive të jetë më e vogël se lartësia e paretit të parë cilindrik (11) e matur midis paretit të poshtëm (12) dhe buzës (112), ndërsa lartësia e paretit të parë cilindrik (11) që matet midis paretit të poshtëm (12) dhe buzës (112) është midis lartësisë minimale dhe lartësisë maksimale të paretit të dytë cilindrik. |
| 10 | Enë sipas pretendimeve të mësiperme, karakterizuar në atë që pareti i poshtëm (12) ka nje zone të hollë (124) konturet e të cilës janë identike me seksion tërthor të paretit të dytë cilindrik (131). |
| 11 | Enë sipas njërit prej pretendimeve të më sipërme, karakterizuar në atë që mjetet e ajrimit (O1, 02, 245, 345) janë për të realizuar kalimimin e ajrit midis brenda dhe jashtë enës kur mjeti për realizimin e një vrimë dalje (128, 228, 328, 428) në rezervuar (R1, R2, R3, R4) aktivizohet. |
| 12 | Enë sipas pretendimit 11, së bashku me pretendimin 9, karakterizuar në atë që mjetet e ajrimit (O 1, 02) janë në formën e një të çare nëpër paretin e sipërm (13) të pistonit (B1), jashtë paretit cilindrik (131), dhe në atë që një brinjë izolimi (N1, N2) ndodhet në sipërfaqen e jashtme të paretit cilindrik (131) të pistonit, dimensionet e brinjës izoluese janë të tilla që, para aktivizimit të mjeteve për realizimin e hapjes dalje (128), brinja izoluese mbështetet në mënyrë të izoluar tek pareti i poshtëm i paretit cilindrik të folesë (A1). |
| 13 | Perdorimi i një ene sipas njerit nga pretendimet e mëparshme në një aparat dialize pajisur me një ose më shumë hyrje me përmasa të përshtatshme për tu lidhur me porcionin ose porcionet (91, 92) e lidhësit (9). |
| 14 | Metodë për përgatitjen e improvizuar të një solucioni dialize në një aparat dialize parashikuar me një enë sipas njërit prej pretendimeve 1 deri 12, ku kryen etapat e mëposhtme: a) vendosjen e eës në vend në aparatin e dializës dhe futjen e porcionit ose porcioneve lidhëse (91, 92) në hyrjet përkatëse të aparatit; dhe b) futjen e lëngut solucion-formues në enë nëpërmjet linjës së lëngut hyrëse; karakterizuar nga etapat e mëposhtme shtesë që kryhen përpara etapës a) ose midis etapës a), dhe etapës b); c) aktivizimin e mjeteve (131, 24, 34, 44) për hapjen e rezervuarit (R1, R2, R3, R4) që ndodhen në tapën (10, 20, 30, 40), në mënyrë që të bëhet hapja (128, 228 , 328, 428); d) lejimin e përmbajtjes së rezervuarit që të rrjedhë në qese ose në fishek. |
| 15 | Metodë sipas pretendimit 14, karakterizuar në atë që tapa përmban një acid, e preferueshme në formë të lëngët dhe/ose në atë që qesja ose fisheku përmban një koncentrat të ngurtë që përmban glukozë. |