Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5535
2016.01.22
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.03.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/508
2015.12.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12720301.6
2012.03.30
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2692663
2015.09.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
PT | 10559811 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Novadelta-Comércio e Industria de Cafés, S.A. | Avenida Infante D. Henrique, 151 A 1950-406 Lisboa / PT |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
NABEIRO, Rui Miguel | Rua Dr. Tello da Gama N. 89 P-7370-112 Campo Maior / PT , PT |
FREIRE FALCÃO TELES CARAMELO, Daniel | Avenida Dom Rodrigo da Cunha, 14-1[deg]B Dto N 1400-701 Lisboa / PT , PT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
Kapsule me hapje të kontrolluar, metoda dhe pajisja për trajtimin e kapsulës
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Kapsulë (1, 1') që ka të paktën një substancë aromatike për prodhimin e një pije me anë të kalimit të saj nga një rrjedhë lëngu me presion, e realizuar nga të paktën një element kostruksioni që përcakton të paktën një zonë (2) të kapsulës e përshtatshme për të përballuar rrjedhën nga ana e sipërme dhe një zonë të dytë (3) të kapsulës e përshtatshme të përballoj rrjedhën nga ana e poshtme, kapsula ka të paktën një element hapjeje të kontrolluar (5s) i mbajtur në mënyrë të lëvizëshme në lidhje me elementin e fiksimit (6s) ne zonën (2) e përshtatshme të përballoj rrjedhën nga ana e sipërme, kapsula karakterizohet në atë që të paktën një element hapjeje e kontrolluar (5s) i mbajtur në mënyë të lëvizëshme në lidhje me elementin e fiksimit (6) në zonën (3) e përshtatshme të përballoj rrjedhën nga ana e poshtme, në atë që me aplikimin respektivisht të të paktën një force veprimi mbi elementin respektiv të hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s), ky i fundit të mund të zhvendoset nga pozicioni i tij respektiv inicial (A) mbajtjeje drejt një pozicion respektiv në vijim (B) mbajtjeje në elementin respektiv të fiksimit (5; 5e, 5s) dhe/ose në elementin respektiv të fiksimit (6; 6e, 6s). |
2 | Kapsulë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që zhvendosja e elementit të hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s) mund të liroj një seksion në rritje të rrjedhës, e vendosur përgjatë drejtimit mbizotërues të rrjedhës dhe/ose përgajtë drejtim tërthor. |
3 | Kapsulë sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që çdo seksion i kalimit të rrjedhës mund të lirohet si rezultat i një lëvizje respektive lineare dhe/ose rotative nga elementi i hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s). |
4 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që seksioni i kalimit të rrjedhës sigurohet nga të paktën një, me preferencë një shumësi kalimesh (9) dhe/ose nga një material i depërtueshëm nga lëngjet, dhe/ose nga efekti i filtrimit. |
5 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që elementi i hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s) dhe/ose elementi respektiv i fiksimit (6; 6e, 6S) paraqet disa kalime (9E, 9s; 9E', 9s') që të mund të mos pengohen ose të mund të hyjnë në komunikim me lëngun tjetër me anë të zhvendosjes së elementit respektiv të hapjes së kontrolluar (5; 5E, 5s) nga një pozicion fillestar (A) mbajtjeje drejt një pozicioni në vijim (B) mbajtjeje. |
6 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 5, karakterizuar në atë që kalimet (9E, 9E') të vendosura në zonën (2) e përshtatshme të përballoj rrjedhën e sipërme, janë në një numër të caktuar, shpërndarja, përfshirë edhe shpërndarjen radiale, dimensioni dhe orientimi hapësinor janë të tilla që rrjedha e lëngut me presion projektohet të paktën në një distance të kapshme, me preferencë në të paktën dy distanca të kapshme, përgjatë drejtimit radial të kapsulës, dhe të shpërndarë uniformisht ose në thelb të mënyrë asimetrike në lidhje me perimetrin e seksionit të kalimit të rrjedhës. |
7 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që kalimet (9E, 9s; 9E', 9s') e elementin të hapjes së kontrolluar (5e, 5s) dhe/ose elementit respektiv të fiksimit (6e, 6S), paraqesin një dimension dhe/ose format që ndryshon në çdo rast të paktën përgjatë perimetrit respektiv. |
8 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në atë që elementi i hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s) është konfiguruar në një formë kryesisht tubulare, ose në një formë kryesisht unazore, me preferencë me seksion tërthor rrethor. |
9 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 8, karakterizuar në atë që skaji i elementit të hapjes së kontrolluar (5e, 5s) e përshtatshme për të përballuar fluksin në rrjedhën e sipërme është i hapur dhe skaji i përshtatshëm për të përballuar fluksin në drejtim të rrymës është i mbyllur. |
10 | Kapsulë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 9, karakterizuar në atë që elementi i hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s) vendosur në kapsulë (1) në mënyrë që të mbledh një sasi të caktuar të rrjedhës me presion të lëngut brenda saj, deri sa të zhvendoset në një pozicion në vijim (B) mbajtjeje. |
11 | Proces për prodhimin e një kapsulë (1) sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 10, që permban hapat: - futjen e një kapsulë (1, 1') sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 9 në një dhomë ekstraktimi (10), - fiksimin e kapsulës (1, 1') në dhomëzën e ekstraktimit (10), me shtrëngim mekanik, me preferencë midis një koke infuzioni (11) dhe shkarkim infusioni (12), - injektimin e një rrjedhje lëngu, nën një presion të parapërcaktuar dhe gjatë një periudhe kohe nëpër kokën e infusionit (11), karakterizuar në atë që me një shtrëngim mekanik të kapsulës (1, 1'), koka e infuzionit (11) përdor një forcë të tillë veprimi (F) mbi elementin e hapjes së kontrolluar (5e) të vendosur në zonën (2) duke përballuar rrjedhën e sipërme, që ky i fundit të zhvendoset në një lëvizje lineare dhe/ose rotacioni, nga një pozicion fillestar (A) mbajtjeje drejt një pozicioni në vijim (B) mbajtjeje në elementin respektiv të fiksimit (6e), duke liruar të paktën një pjesë të caktuar të seksionit të kalimit të rrjedhës parashikuar në elementin e hapjes së kontrolluar (5; 5e, 5s) dhe/ose në elementin respektiv te fiksimit (6; 6e, 6S). |
12 | Proces sipas pretendimit 11, karakterizuar në atë që me anë të shtrëngimit mekanik të kapsulës (1, 1'), shkarkimi i infuzionit (12) ushtron një forcë veprimi të tillë (F) mbi elementin e hapjes së kontrolluar (5S) të vendosur në zonën (3) duke përballuar rrjedhën në drejtim të rrymës në mnyrë të tillë që ky i fundit të zhvendoset në një lëvizje lineare dhe/ose rotative, nga një pozicion fillestar (A) mbajtjeje në një pozicion në vijim (B) mbajtjeje në elementin përkatës të fiksimit (6S). |
13 | Proces sipas pretendimeve 11 ose 12, karakterizuar në atë që mbas fillimit të injektimit të rrjedhës me presion, kjo e fundit futet menjëherë brenda kapsulës (1, 1') nëpër, të paktën, një kalim (9E; 9E') të elementit të hapjes së kontrolluar (5e) dhe/ose elementit respektiv të fiksimit (6e). |
14 | Proces sipas secilit prej pretendimeve 11 deri në 13, karakterizuar në atë që rrjedha e lëngut me presion fillimisht akumulon në elementin e hapjes së kontrolluar (5S) vendosur në zonën (3) duke përballuar rrjedhjen e rrymës, në këtë mënyrë ushtron një presion hidraulik në rritje mbi elementin e hapjes së kontrolluar (5S), deri sa të arrijë në këtë rast një vlerë e tillë që provokon zhvendosjen e elementit të hapjes së kontrolluar (5S) vendosur në zonën (3) duke përballuar rrjedhën e rrymës, nga një pozicion fillestar (A) mbajtjeje në një pozicion në vijim (B) mbajtjeje. |
15 | Pajisje për përdorimin e një kapsulë (1, 1') sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri në 10, karakterizuar në atë që ajo ka të paktën një dhomë ekstraktimi (10) për të realizuar procesin sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri në 14. |