REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5531 2016.01.21
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.01.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/497 2015.12.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12700958.7 2012.01.12
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2663693 2015.09.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20110028
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Carpi Tech B.V. Spoorhaven 88 2651 AV Berkel en Rodenrijs / NL
(72) Shpikës
Emri Adresa
SCUERO, Alberto Via Vigino 5 6874 Castel San Pietro / CH , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Metodë dhe pajisje për shtrirjen dhe tendosjen e një mbulese të papërshkueshme për punime hidraulike në materiale inert
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për vendosjen dhe shtrirjen e një mbulese të papërshkueshme që përmban një numër gjeoshiritash elastike (20) prej materiali sintetik, në një sipërfaqe (12, 13) të një punimi hidraulik prej materiali inert që përfshin etapat: gërmimin e një tërësie kanalesh të ndara (14) që shtrihen në një drejtim me sipërfaqen e tokës (12, 13) të punimit hidraulik; formësimin e kanaleve individuale (14) me një sipërfaqe uniforme të përfunduar e përshtatshme për të ardhur në kontakt me gjeoshiritat (20); dhe vendosjen e gjeoshiritave (20), të shpalosur dhe në kontakt me sipërfaqen (12, 13) e punimit hidraulik, mbivendosjen e skajeve të kundërta të gjeoshiritave fqinje (20), dhe futja e gjeoshiritave (20) në kanal (14) me material (22, 22a) balast; karakterizuar në atë që behet gërmimi i tërësisë së kanaleve të përbërë nga një grup i parë dhe një grup i dytë (14A, 14B) i kanaleve të alternuara (14); i bashkojmë në mënyrë të izoluar skajet e mbivendosura të tërësisë së gjeoshiritave (20) dhe, ndërkohë që vendoset tërësia e gjeoshiritave (20), mbahet nje vendosje në formë ure e gjeoshiritave (20) mbi kanalet (14); shtypen gjeoshiritat (20) për të depërtuar në kavitetet e një serie të parë kanalesh (14A), duke i bllokuar me një material të parë balast; dhe më pas vendosen me tendosje gjeoshiritat (20), dhe duke i shtyrë ato në kavitetet e një grupi të dytë kanalesh (14B), bëhet bllokimi i tyre në një gjendje të tendosur nga një material balast dyte (22A).
2 Metodë sipas pretendimit 1, në të cilën sipërfaqja e formuar e kanaleve (14) në kontakt me gjeoshiritat (20), përbehet nga një material i hollë inert, me përmasa të barabarta ose më të vogla se 0.5 mm.
3 Metodë sipas pretendimit 1, qe perfshin etapat shtesë; mbushjen pjesërisht të çdo kanali (14) me një shtresë të parë (15) materiali kullues, dhe më pas mbushja e kanalit (14) me një shtresë të dytë (17) me material inert filtrimi, të kompaktueshëm; dhe konfigurimin e shtresës së dytë të filtrimit (17) me një kanal gjatësor (18), duke i dhënë formën me sipërfaqen e rregullt të përfunduar të kontaktit me gjeoshiritat (20).
4 Metodë sipas pretendimit 1, në të cilën gjeoshiritat (20) shtrihen në drejtimin transversal të kanaleve (14).
5 Metodë sipas pretendimit 1, në të cilin një mori gjeoshiritash të parangjitur (20) shtrihen në mënyrë gjatësore me kanalet (14).
6 Metodë sipas pretendimit 3, në të cilën shtresa e materialit kullues (15) permban nje gjeokullues.
7 Metodë sipas pretendimit 6, në të cilën shtresa e materialit kullues (15) zgjidhet nga: zhavorr, gjeorrjetë, gjeogrilë, gjeorrogoz ose kombinime të tyre.
8 Metodë sipas pretendimit 1, në të cilën shtresa e materialit filtrues (17) zgjidhet nga: gëlqere, rërë, zhavorr i imët me kokrriza të rrumbullakosura, gjeo-rrjetë, gjeotekstil ose kombinime të tyre.
9 Punim hidraulik që ka një sipërfaqe toke me material inert me një mbulesë të pa përshkueshme të vendosur dhe të tendosur në tokë, në të cilën mbulesa e papershkueshme përmban një tërësi gjeoshiritash njeri afër tjetrit (20) prej material sintetik me sjellje elastike, që kanë anët laterale të mbivendosura dhe ku gjeoshiritat (20) mbahen nga nje material balast (22, 22A) në një tërësi kanalesh (14) që shtrihen paralelisht mbi sipërfaqen e tokës hidraulike (12,13); tërësia e kanaleve (14) janë kanale ankorimi (14) secili i pajisur me një kavitet të formuar me një sipërfaqe kontakti të rregullt të përfunduar me gjeoshirita (20) karakterizuar në atë që tërësia e kanaleve (14) përmban një seri të parë kanalesh të alternuar (14A), dhe një seri të dytë kanalesh të alternuar (14B), ku çdo kanal (14A) i serisë së parë shtrihet ndërmjet kanaleve (14B) të serisë së dytë të kanaleve; moria e gjeoshiritëve (20) çpaloset në mënyrë transversale dhe/ose gjatësore për të lidhur si urë serinë e parë dhe të dytë të kanaleve (14a, 14B); dhe gjoshiritat (20) vendosen dhe tendosen sipas metodës të pretendimit 1; gjeoshiritat në fjalë (20) mbahen në një gjendje të tendosur nga një material i parë dhe i dytë balast (22, 22A), në serinë e parë dhe të dytë të kanaleve (14B, 14B).
10 Pajisje sipas pretendimit 9, në të cilin një material kullimit perfshin: zhavorr, gjeorrjetë, gjeogrilë, gjeorrogoz, veçmas ose ne kombinim.
11 Pajisje sipas pretendimit 9, ku një shtresë (17) me material filtrimi përfshin: rërë, tokë, argjilë, gëlqere, veçmas ose në kombinim.
12 Pajisje sipas pretendimit 11, ku një shtresë (17) e materialit të mëtejshëm filtruese permban një gjeotekstil, një gjeorrjete, një gjeokompozitë ose kombinimin e tyre.
13 Pajisje sipas pretendimit 9, ku materiali balast përfshin: rërë, zhavorr, tokë, beton ose kombinimin e tyre.
14 Pajisje sipas pretendimit 9, ku materiali sintetik i gjeoshiritave (20) zgjidhet nga materialet e listuara në tabelën e mëposhtme: TIPI MATERIALI BAZE SHKURTIMI TERMOPLASTIKA - Plietilen me densitet të lartë - Polietilen me densitet të ulët dhe/ose të lartë - Polietilen PE - Polietilen i kloruar CPE - Kopolimer etilen-vinil-acetat vinil - Polipropilen PP - Polivinil kloride HDPE LLDPE PE CPE EVA/C PP PVC KAUÇUK TERMOPLASTIK - Polietilen klorur-sulfonate - Kopolimer etilen/propilen CSPE E/P TERMOSTABEL - Poliisobutilen - kauçuk kloropren - Monomer etilen-propilen-dien - Kauçuk butyl - Kauçuk nitril PIB CR EPDM IIR NBR BITUMINOZ - Bitum i oksiduar - Bitum polimerik GM parafabrikat --------
15 Pajisje sipas pretendimit 13, ku gjeoshiritat (20) kanë një trashësi midis 0.2 dhe 40 mm, dhe modul elasticiteti midis 10 dhe 5000 MPa.
16 Pajisje sipas pretendimit 9, në të cilën hapi (P) midis kanaleve (14A, 14B) është midis katër dhe dhjetë herë gjeresinë maksimale (L) të kanaleve.
17 Pajisje sipas pretendimit 9, karakterizuar në atë që ajo ka një gjeoshirit shtesë (23) per te mbuluar materialin balast (22, 22A), të izoluar me gjeoshirit (20).