REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5571 2016.02.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.04.05
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/491 2015.11.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11766613.1 2011.04.05
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2556171 2015.09.02
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 201113080616
US 321124
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Prognosys Biosciences, Inc. 505 Coast Blvd. South La Jolla, CA 92037 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
CHEE, Mark, S c/o Prognosys Biosciences, Inc. 505 Coast Blvd. South La Jolla, CA 92037 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA. Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos DEGA. Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Analiza biologjike me kodim hapësinor
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për përcaktimin e modeleve hapësinore të pranisë ose aktivitetit, ose i të dyjave, të shënjestrave shumëfishe të acidit nukleik në shumë vende të një mostre, që përfshin hapat e mëposhtme: dhënien e një mostre të fiksuar në një mbështetëse; dërgimin e sondave oligonukleotide për shënjestra shumëfishe të acidit nukleik te shumë vende të mostrës; lejimin e sondave oligonukleotide për t’u hibridizuar me shënjestrat e acidit nukleik; largimin me larje të sondave oligonukleotide të pahibridizuara nga mostra; dërgimin e agjentëve kodues te pozicionet e shumë vendeve të mostrës sipas një modeli hapësinor të njohur, ku te secili prej shumë vendeve dërgohen të paktën dy agjentë kodues dhe kombinimi i agjentëve kodues të dërguar te çdo vend është i ndryshëm; çiftimin e agjentëve kodues te sondat oligonukleotide të hibridizuara me shënjestrat e acidit nukleik, për të formuar sonda të koduara; përcaktimin e të gjithë ose të një pjese të sekuencës së sondës së koduar; dhe lidhjen (shoqërimin) e pranisë ose aktivitetit, ose e të dyjave, të shënjestrave shumëfishe të acidit nukleik me pozicionet e shumë vendeve në mostër.
2 Një metodë për përcaktimin e modeleve hapësinore të pranisë ose aktivitetit, ose i të dyjave, të shënjestrave biologjike shumëfishe në shumë vende të një mostre, që përfshin hapat e mëposhtme: dhënien e një mostre të fiksuar në një mbështetëse; dërgimin e sondave të koduara për shënjestra biologjike shumëfishe në një model hapësinor të njohur te shumë vende të mostrës, ku çdo sondë e koduar përmban një rajon të aftë për ndërveprim me një shënjestër biologjike dhe një tag kodimi që përmban një oligonukleotid që identifikon pozicionin e vendit te i cili është dërguar sonda e koduar; lejimin e sondave të koduara të bashkëveprojnë me shënjestrat biologjike; përcaktimin e sekuencës së sondave të koduara, ku sekuenca përmban sekuencën oligonukleotide të tagut të kodimit, duke identifikuar kështu pozicionin e vendit te i cili është dërguar sonda e koduar; dhe lidhjen e pranisë ose aktivitetit, ose e të dyjave, të shënjestrave biologjike me pozicionet e shumë vendeve në mostër.
3 Metoda sipas pretendimit 2, që, pas hapit të lejimit dhe para hapit të përcaktimit, përmban edhe hapin e ndarjes më vete të sondave të koduara që bashkëveprojnë me shënjestrat biologjike, nga sondat e koduara që nuk bashkëveprojnë me shënjestrat biologjike.
4 Metoda sipas pretendimit 3, ku shënjestrat biologjike janë acide nukleike dhe sondat e koduara janë sonda oligonukleotide.
5 Metoda sipas pretendimit 1 ose 4, ku ka dy sonda oligonukleotide për çdo shënjestër biologjike të acidit nukleik.
6 Metoda sipas pretendimit 3, ku shënjestrat biologjike shumëfishe janë proteina, rajonet sonduese të sondave të kodura janë proteina dhe taget koduese përmbajnë oligonukleotide
7 Metoda sipas pretendimit 3, ku shënjestrat biologjike shumëfishe përmbajnë enzima.
8 Metoda sipas pretendimit 3, ku rajonet sonduese të sondave të kodura përmbajnë antitrupa, aptamerë, molekula të vogla, nënshtresa enzimatike, nënshtresa enzimatike putative, ose agjentë me prirje kapëse.
9 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1, 3, dhe 6, që përmban edhe një hap përforcimi ndërmjet hapit ndarës ose hapit të çiftimit dhe hapit të përcaktimit.
10 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku hapi i përcaktimit kryhet prej sekuencimit të acidit nukleik ose sekuencimit me prodhimtari të lartë.
11 Metoda sipas pretendimit 1, ku hapi i çiftimit kryhet nëpërmjet lidhjes (ligation) ose nëpërmjet shtrirjes (extension) së pasuar nga lidhja.
12 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku produkti i shënjestrave biologjike shumëfishe që analizohen dhe i vendeve të shumta në mostër është më i madh se 1,000,000.
13 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3 dhe 6, ku sekuencat e të paktën një milion sondave koduese përcaktohen në parallel.
14 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku modeli hapësinor i njohur përcaktohet nga tiparet histologjike të mostrës.
15 Metoda sipas cilitdo prej pretendimeve 1-3, ku modeli hapësinor i njohur përcaktohet nga tiparet histologjike të mostrës.