REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
PCT Patent
Nënlloji i Aplikimit
PCT Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
6988 2018.01.11
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.04.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/490 2015.11.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.10.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
PCT/RU2013/000376 2013.04.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
WO2014/17847A1 2014.11.06
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
VENTORA TECHNOLOGIES AG Obermattweg 12, CH-6052 Hergiswil, NW, Switzerland
(72) Shpikës
Emri Adresa
ABRAMOVA, Anna Vladimirovna Universitetsky prospect, 23/1-16, 119330 MOSCOW(RU) , RU
BAYAZITOVA, Maya Vladimirovna Kostiansky pereulok,9/10/1-32, 107045 MOSCOW (RU) , RU
VOLCHONKOC, Sergey Andreevich pr. Nastavnikov, 40/1-371 St. Peteersburg(RU) , RU
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Pajisje për pastrimin e puseve të ujit
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një pajisje për pastrimin e një pusi uji, që përmban një instrument fundor që përmban një fole, një njësi elektrohidraulike (7) në fole, që perfshin një qark oshilator për gjenerimin e një vale goditëse që ka një spektër frekuence me një komponente frekuence nën 17 kHz, dhe një njësi me ultratinguj (4) në fole mbi njësinë elektrohidraulike, që përfshin një ose më shumë konvertues elektroakustik (3) për gjenerimin e valës akustike me ultratinguj me frekuencë mbi 17 kHz; një njësi për kontrollin e mjeteve të folesë (16) që përmban një sinkronizues për sinkronizimin e funksionimit të njësisë elektrohidraulike dhe njësisë me ultratinguj, dhe një pajisje për të komanduar qarkun oshilator që të ndryshojë gjërësinë e impulsit dhe spektrin e frekuencave të valës goditëse; një hidrofon (12) për marrjen e një valë akustike dhe gjenerimin e një sinjali tregues i një frekuence vale akustike, hidrofoni është në komunikim me njësinë e kontrollit të mjetit fundor për të kontrolluar funksionimin e njësisë me ultratinguj mbi bazën e ndryshimit të frekuencës nëpërmjet hidrofonit; dhe një pompë për heqjen e materialit bllokues nga pusi i ujit.
2 2. Pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar nga ajo që konvertuesit elektroakustik të njësisë me ultratinguj janë vendosur në mënyrë paralele.
3 3. Pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar nga ajo që konvertuesit elektroakustik e njësisë me ultratinguj janë vendosur pingul-paralel.
4 4. Pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar nga ajo që konvertuesit elektroakustik e njësisë me ultratinguj janë vendsour në seri.
5 5. Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, që permban një sensor presioni (10), një sensor të rrjedhës (11) dhe një pajisje monitorimi për sensorin e presionit dhe sensorin e rrjedhës.
6 6. Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, që përmban një gjenerator me ultratinguj (13) për furnizimin me një sinjal fuqie me ultratinguj njësinë me ultratinguj.
7 7. Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, që përmban një gjenerator impulsesh (14) për furnizimin me një sinjal fuqie impulsi njësinë elektrohidraulike.
8 8. Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku njësia elektrohidraulike përmban një dhomë shkarkimi (8) dhe një mbulesë mbrojtëse (9) që mbulon një fund të dhomës së shkarkimit.
9 9. Pajisje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku njësia me ultratinguj përmban një kompensues presioni (5) për barazimin e presionit brenda njësisë me ultratinguj dhe presioni jashtë njësisë me ultratinguj.
10 10. Metodë për pastrimin e një pusi uji, që përfshin: a) gjenerimin e një valës akustike me ultratinguj me frekuencë mbi 17 kHz për trajtimin e një zone të parë trajtimi në pusin e ujit; b) gjenerimin e një valë goditëse që ka një spektër frekuence me një komponente të frekuencës nën 17 kHz për të trajtuar një zonë të dytë trajtimi në pusin e ujit; c) kontrollin e gjenerimit të valës akustike me ultratinguj dhe të valës goditëse, që përmban një ose më shumë kontrolle të gjenerimit të valës akustike bazuar në ndryshimin e frekuencës së detektuar në valën akustike, kontrollin e gjenerimit të valës goditëse për të ndryshuar spektrin e frekuencës së valës goditëse në mënyrë që të ndryshojë vendndodhja e zonës së dytë të trajtimit, ose gjenerimin e sinkronizuar të valës akustike me ultratinguj dhe valës goditëse për të trajtuar njëkohësisht zonën e parë dhe të dytë të trajtimit; dhe d) largimin e materialit bllokues nga zonat e parë dhe e dytë e trajtimit.