REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5512 2016.01.13
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.09.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/476 2015.11.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13185664.3 2013.09.24
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2743046 2015.09.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 202012104910
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Georg Hartmann Maschinenbau GmbH Schwalbenweg 24 33129 Delbrück
(72) Shpikës
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
Sistem(pajisje) ndarës porcionesh për fetat e bukës
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisje ndarëse (1) për të prodhuar porcione (19), e cila përbëhet nga një sasi fetash (18) të një buke (16), pas një thike (3), që ndan fetat (18) e bukës, të një pajisje për prerjen e bukës (2), ku paisja ndarëse (1) ka një rrotë në formë ylli (7) me një sasi krahësh marrës (8) të cilët janë vendosur në pjerrësi këndore identike me njëri tjetrin rreth një boshti rrotullimi (9) dhe secili formon, në pjesën e tyre fundore nga boshti i rrotullimit (9), një xhep pranues (10) për të pranuar fetat e prera (18) të bukës, fetat (18) e bukës mbahen në një pozicion pritës (G) në xhepin pranues (hyrës) në fjalë (10) me anë të mjeteve mbajtëse, dhe pasi të jetë arritur një numër i paracaktuar fetash (18) buke, rrota në formë ylli (7) rrotullohet përgjatë pjerrësisë këndore në drejtimin e një pajisjeje transferimi (20), e karakterizuar në atë që, mjetet e mbajtjes janë formuar nga dhëmbët e një rrëshqitësi stacionar (15), një ndarësi (14) dhe një kundër-mbajtësi (12), dhe gjithashtu një mjeti që e mban të shtypur (13) dhe, pasi janë prerë, fetat (18) e bukës janë shtypur kundrejt ndarësit (14) dhe/ose kundër mbajtësit (12) në pozicionin pritës (G) dhe në proces janë drejtuar në anën e tyre të poshtme në dhëmbët e rrëshqitësit (15) dhe në krahët marrës (8), dhe në anën e tyre të sipërme nëpërmjet mjeteve të shtypjes (13) dhe në atë që, gjatë rrotullimit të rrotës në formë ylli (7) drejt pajisjes transferuese (20), fetat (18) e bukës mbahen në krahët marrës (8) dhe orientohen nga një pjatë orientuese.
2 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që mjetet e shtypjes (13) kanë një shinë të orientuar vertikalisht e cila është pozicionuar sipër xhepit pritës (10) në pozicionin pritës (G).
3 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, pjata orientuese (11) është formuar në një mënyrë të harkuar në prerjen e saj tërthore dhe është vendosur në një distancë të përcaktuar nga xhepi pritës rrotullues (10).
4 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, në rrotën në formë ylli (7), fetat e tjera të prera (19) të bukës shtyhen njëherësh në xhepin tjetër pritës (10) gjatë rrotullimit të pajisjes ndarëse (1).
5 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, kundër mbajtësi (12) përbëhet nga një shinë e orientuar horizontalisht e cila është e lëvizshme përpara me të njëjtin hap me fetat e prera (18) të bukës, në mënyrë të tillë që distanca e shinës nga pajisja prerëse (2) rritet.
6 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, në pozicionin pritës (G), fetat (18) e bukës fillimisht janë shtypur kundrejt ndarësit (14) , dhe sapo një numër i përcaktuar i fetave (18) të bukës vendosen në xhepin pritës (10), kundër mbajtësi (12) lëviz në pozicionin e ndarësit (14) dhe ndarës i(14) tërhiqet.
7 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, rrota në formë ylli (7) është konfiguruar për katër xhepa pritës (10).
8 Pajisje ndarëse (1) sipas Pretendimit 1, e karakterizuar në atë që, rrota në formë ylli me xhepat pritës (10) largohet automatikisht nga pajisja prerëse e bukës (2), me qëllim që të presë pjesë fundore të pa-procesueshme (17) të bukës (16), dhe automatikisht shkon përsëri pas në pajisjen prerësë të bukës (2).