Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5549
2016.01.26
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.09.14
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/449
2015.11.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12784686.3
2012.09.14
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2747615
2015.09.09
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20110524 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Macchiavelli S.r.l. | Via della Fisica, 15 San Lazzaro di Savena / IT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| RONDELLI, Raffaele | Via Mascagni 17 40050 Argelato / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
| Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
Metodë, Sistem dhe Kapsulë për të Përgatitur një Pije
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një metodë për përgatitjen e një pije, karakterizuar nga fakti që ajo përfshin: një etapë të parë, gjatë të cilës, me anë të një kapsule (7) që është futur në një dhomëz filtër (55) të një elementi filtër (6) ku kapsula (7) është e tipit që ka dhomëza të ndryshme infuzioni (26 dhe 27), secila përmban një infuzion pëkatës, një rrjedhë uji që vjen nga një rezervuar (2) për të arritur një temperaturë të paracaktuar; dhe nje hap i dytë ku, në një temperaturë të paracaktuar arritur nga uji në një këmbyes nxehtësie (4), një pompë (5) që kontrollohet; pompa (5) e kanalizon ujin përgjatë një tubi (3) dhe përgjatë dy kanalesh, kanali i parë përcaktohet nga nje tub i parë (8), nga një vrimë e pare hyrje e rrjedhës së ujit (56) ne dhomëzën filter (55) të elementit filtër (6), nga një dhomë e parë infuzioni (26) e kapsulës (7), dhe nga një vrimë e parë dalëse e rrjedhës së ujit (58) nga dhomëza filtrër (55) e elementit filtër( 6); dhe kanali i dytë përcaktohet nga një tub i dytë (11), nga një vrimë e dytë hyrje e rrjedhës së ujit (57) ne dhomëzën filtër (55) të elementit filtër (6), nga një dhomëz e dytë infuzioni (27) e kapsulës (7), dhe nga një vrimë e dytë dalëse e rrjedhës së ujit (61) nga dhomëza filtër (55) e elementit filtër (6). |
| 2 | Një metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar nga fakti që, gjatë etapës së dytë, rrjedha e ujit rrjedh njëkohësisht përgjatë kanaleve në fjalë. |
| 3 | Një metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar nga fakti që, gjatë etapës së dytë, rrjedha e ujit rrjedh përgjatë kanaleve në momente të mëvonshme. |
| 4 | Një metodë sipas pretendimit 2 ose 3, karakterizuar nga fakti që ajo përfshin një etapë gjatë së cilës prurja e rrjedhës së ujit përgjatë kanaleve pëzgjidhet. |
| 5 | Një metodë sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar nga fakti që ajo përfshin një etapë gjatë së cilës temperatura e rrjedhës së ujit përgjatë secilit prej kanaleve në fjalë përzgjidhet. |
| 6 | Një sistem për përgatitjen e një pije që permban: një rezervuar uji (2); një element filtër (6); një kapsulë (7), e cila është futur në një element filtër (6) dhe ka nje mori dhomëzash infuzioni (26 dhe 27), secila prej të cilave përmban një infuzion përkatës dhe ka një zonë dalje të veçantë; nje mori kanalesh, secili prej të cilëve përcaktohet nga një tub përkatës (8, 11), nga një vrimë hyrëse (56, 57) në elementin filtër (6), nga një dhomëz respektive infuzioni (26, 27) nga kapsula në fjalë dhe nga një vrimë dalëse (58, 61) në elementin filtër (6); mjetet (5) për kontrollin e rrjedhjes së ujit përgjatë kanaleve; dhe mjetet (4) për ta çuar rrjedhjen e ujit në një temperaturë të paracaktuar ku përfshihet një tub i parë (3), që vjen nga rezervuari (2), dhe mjetet (12) për të çuar rrjedhjen e ujit të gypit (3) tek kanalet; sistem karakterizuar nga fakti që elementi në fjalë filtër (6) përbëhet nga një dhomëz filtër (55), e cila mban kapsulën (7) dhe paraqet një mori hyrjesh të rrjedhës së ujit (56 dhe 57), një për secilin prej kanaleve, dhe një mori daljesh (58 dhe 61), një për secilin prej kanaleve. |
| 7 | Një sistem sipas pretendimit 6, karakterizuar nga fakti që secili nga kanalet në fjalë përbëhet nga një tub i dytë bashkimi hidraulik (8 ose 11), midis tubit të parë (3) dhe hyrjes korresponduese (56 dhe 57) të dhomëzës filter (55). |
| 8 | Një sistem sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme 6, 7, karakterizuar nga fakti që ai përfshin një njësi kontrolli elektronik (13), e cila është e pajisur me një panel të zgjedhjes së të dhënave (14) dhe është e përshtatshme për kontrollin e elementeve të ndryshëm dhe të pajisjeve të sistemit. |
| 9 | Një kapsulë për përgatitjen e një pije e tipit që përmban një trup në formë kupe (21) e mbyllur nga sipër me një kapak (22); brenda të cilës ka një mori dhomëzash infuzioni (26 dhe 27), secila prej të cilave ka një zonë përkatëse për hyrjen e rrjedhës së ujit dhe ku secila prej tyre është e pajisur me një zonë përkatëse për daljen e infuzionit; ku dhomëzat e infuzionit (26 dhe 27) janë të mbyllura në mënyrë të izoluar në lidhje me njëra-tjetrën; ku trupi në formë kupe (21) përmban një paret anësor (23) me formë cilindrike dhe një paret bazë (24); të paktën një paret të ndërmjetëm (25), i cili ndan brendësinë e trupit në formë kupe (21) në dhomëza infuzioni (26 dhe 27), duke qenë brenda trupit në formë kupe (21) dhe i realizuar në një pjesë të vetme bashkë me paretin bazë (24), nga e cila shtrihet paralelisht me paretin anësor në fjalë (23); dhe ku pareti bazë (24) paraqet një mori vrimash të para (32 dhe 33) përshkuese; kapsula karakterizohet nga fakti që ka një mori projeksionesh unazor (34 dhe 35), që kanë prejardhjen nga faqja e jashtme e paretit bazë (24) dhe shtrihen poshtë, duke ndarë disa nga vrimat e para (32) nga vrimat e tjera të para (33), në mënyrë që të përcaktohen një mori zonash për daljen e infuzioneve; zonat e daljes janë vendosur nga një për secilën prej dhomëzave të infuzionit (26 dhe 27). |
| 10 | Një kapsulë sipas pretendimit 9, karakterizuar nga fakti që kapaku i përmendur (22) paraqet nje mori të dytë me vrima përshkuese (44 dhe 45), dhe karakterizuar nga fakti që kapaku i përmendur paraqet një mori mbipërmasash unazore (37 dhe 38), të cilat ndajnë disa nga vrimat e dyta (44) nga vrimat e dyta të tjera (45), në mënyrë që të përcaktohet një mori zonash për hyrjen e rrjedhës së ujit; zonat e daljes janë vendosur nga një për secilën prej dhomëzave të infuzionit (26 dhe 27). |
| 11 | Nje kapsulë sipas pretendimit 10, karakterizuar nga fakti që kapaku i përmendur (22) vjen bllokohet tek paretet e ndërmjetme (25), në mënyrë që të përcaktojë një guarnicion izolimi midis dhomëzave të infuzionit (26 dhe 27). |