REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5483 2015.12.23
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.07.31
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/448 2015.11.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.01.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07425495.4 2007.07.31
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2027943 2015.09.09
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Zanatto, Ivano Via Dell''Artigianato 10 Ferno (Varese) / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
Gualtieri, Alessandro Francesco Via Tabaretto 3 Montale Rangone 41050 Modena / IT , IT
Zanatto, Ivano Via dell`Artigianato 10 Ferno 21010 Varese / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Metodë industriale për transformimin dhe riciklimin e drejtpërdrejtë të mbetjeve me përmbajtje asbesti me anë të temperaturës, duke përdorur një furrë tunel
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1. Një proces industrial për transformimin e drejtpërdrejtë dhe të plotë me anë të temperaturës, zbërthimit dhe rikristalizimit, të mbetjeve me përmbajtje asbesti, që përmban hapat e mëposhtme: - pranimi dhe ruajtja e përkohshme e pakove të mbetjeve me përmbajtje asbesti, të hermetizuara me material plastik, që përmbajnë nga 50 deri 70 copa tjegulle çatish prej cemento-asbesti ose mbetje të tjera me përmbajtje asbesti; - futja e mbetjeve me përmbajtje asbesti, të paketuara në pakot e hermetizuara të sipërpërmendura, në një cikël djegieje të vazhduar, pa ndonjë ndryshim të hermetizimit të sipërpërmendur të pakove para ciklit të djegies, ku cikli i djegies së vazhduar i sipërpërmendur është një cikël djegieje shumëshkallësh që përfshin futjen e mbetjeve me përmbajtje asbesti të sipërpërmendura në nxehje jo-izotermike prej jo më pak se 8 orë, deri në një temperaturë maksimale prej 1200-1300 °C, mbajtjen e mbetjeve me përmbajtje asbesti të sipërpërmendura në temperaturën maksimale të sipërpërmendur për një kohë jo më të shkurtër se 12 orë dhe futjen e mbetjeve me përmbajtje asbesti të sipërpërmendura në ftohje jo-izotermike deri në temperaturën e dhomës për jo më pak se 6 orë; ku cikli i djegies i sipërpërmendur realizohet në një furrë tunel të vazhduar industriale, teknologjikisht të krahasueshme me ato që përdoren për prodhimin e tullave, me gjatësi jo më të vogël se 50 m. 3
2 2. Një proces sipas pretendimit 1, ku furra tunel e vazhduar e sipërpërmendur përfshin një sistem pas-djegieje me temperaturë pune në diapazonin 1100-1300 °C, për trajtimin termik të përbërësve volatilë dhe të fibrave te asbestit që çlirohen gjatë ciklit të djegies së sipërpërmendur.
3 3. Një proces sipas pretendimit 1, ku mbetjet me përmbajtje asbesti të sipërpërmendura transformohen në një material që përbëhet nga kristalite jo-fibroze Ca-, silikate Mg- të pasura me Fe dhe papastërti A), ku materiali i sipërpërmendur bluhet dhe riciklohet për përdorim si lëndë e parë për formulimin e një numri produktesh të ndryshme industriale, siç janë pigmentet qeramike, tullat dhe materialet plastike.