Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5507
2016.01.13
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.01.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/446
2015.11.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.02.09
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12152552.1
2012.01.25
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2482617
2015.08.05
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
TW | 100103638 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Midas Wei Trading Co., Ltd. | 9F, No. 33 Sec. 2 Roosevelt Road Taipei, Taiwan / CN |
Champion Elite Company Limited | Skelton Building Road Town Tortola / VG |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Wei, Tao-Chin | 1F., No.12-5, Tianmu W. Rd., Shilin District 111 Taipei City / TW , TW |
Yu, Kuo-Yi | Midas Wei Trading Co., Ltd. 9F, No. 33, Sec. 2 Roosevelt Road Taipei / TW , TW |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Fatos DEGA. | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
Fatos DEGA. | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
Qark Mbrojtës i Diodës Elektroluminishente (LED)
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një qark mbrojtës diode elektroluminishente, që përmban: një modul diode elektroluminishente (10); një element sigurese të parë (12), një element sigurese të dytë (14) dhe një element mbrojtës nga shkarkimet (16), që karakterizohet nga ajo se elementi (12) është siguresë elektronike e rivendosëshme dhe elementi i siguresës së dytë i sipërpërmendur (14) është siguresë elektronike e rivendosëshme, ku të dyja siguresat e rivendosëshme janë të lidhura përkatësisht te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), në mënyrë të tillë që, kur rryma që kalon nëpër to është më e madhe se një vlerë mbrotjeje rryme, të dyja siguresat e rivendosëshme të sipërpërmendura (12, 14) janë në gjëndje qarku të hapur, për të ndërprerë mbirrymën dhe për të parandaluar kalimin e saj te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dhe, kur rryma e sipërpërmendur bëhet normale, siguresat e rivendosëshme të sipërpërmendura janë në gjëndje qarku të mbyllur; dhe elementi mbrojtës nga shkarkimet (16) i sipërpërmendur është një mini absorbues mbingarkese, ku mini absorbuesi i mbingarkesës është i lidhur te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), te elementi siguresës së parë të sipërpërmendur (12) dhe te elementi i siguresës së dytë të sipërpërmendur (14), në mënyrë që, kur shfaqet mbitension ose mbirrymë për shkak të pikeve të ngarkesës ose rrufeve, mini absorbuesi i mbingarkesës kthehet në gjëndje qarku të mbyllur, në mënyrë që elementi mbrojtës nga shkarkimet i sipërpërmendur (16) të krijojë një rrugë rryme që anashkalon modulin e diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10). |
2 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi rryme të vazhduar (DC) dhe te poli pozitiv i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës së vazhduar (DC) të sipërpërmendur dhe te poli negativ i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dhe dy polet e elementit mbrojtës nga shkarkimet të sipërpërmendur (16) lidhen përkatësisht te polet pozitive dhe negative të burimit të rrymës së vazhduar (DC) të sipërpërmendur. |
3 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi rryme të vazhduar (DC) dhe te poli pozitiv i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës së vazhduar (DC) të sipërpërmendur dhe te poli negativ i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dhe ku njëri pol i elementit mbrojtës nga shkarkimet i sipërpërmendur (16) lidhet ndërmjet elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) dhe polit pozitiv të modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), ndërsa poli tjetër lidhet te poli negativ i burimit të rrymës së vazhduar (DC) të sipërpërmendur. |
4 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi rryme të vazhduar (DC) dhe te poli pozitiv i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës së vazhduar (DC) dhe te poli negativ i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), dhe ku njëri pol i elementit mbrojtës nga shkarkimet të sipërpërmendur (16) lidhet ndërmjet elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) dhe polit pozitiv të modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), ndërsa poli tjetër lidhet ndërmjet elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) dhe polit negativ të modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10). |
5 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10) vihet në punë duke përdorur një burim rryme alternative (AC), që përfshin një shumicë diodash elektroluminishente të polaritetit të parë (18) dhe një shumicë diodash elektroluminishente të polaritetit të dytë (20) të lidhura në paralel, ku polariteti i diodave elektroluminishente të polaritetit të parë të sipërpërmendura (18) është i kundërt me atë diodave elektroluminishente të polaritetit të dytë të sipërpërmendura (20). |
6 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi rryme alternative (AC) dhe te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10); dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës alternative (AC) dhe i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10); dhe dy polet e elementit mbrojtës nga shkarkimet të sipërpërmendur (16) lidhen përkatësisht te poli pozitiv dhe te poli negativ i burimit të rrymës alternative (AC) të sipërpërmendur. |
7 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi rryme alternative (AC) dhe te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10); dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës alternative (AC) dhe i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10) dhe ku njëri pol i elementit mbrojtës nga shkarkimet të sipërpërmendur (16) lidhet ndërmjet elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) dhe modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), ndërsa poli tjetër lidhet te poli negativ i burimit të rrymës alternative (AC) të sipërpërmendur. |
8 | Qarku mbrojtës i diodës elektroluminishente sipas pretendimit 1, ku dy polet e elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) lidhen përkatësisht te poli pozitiv i një burimi të rryme alternative (AC) dhe te moduli i diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10); dy polet e elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) lidhen përkatësisht te poli negativ i burimit të rrymës alternative (AC) dhe i modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10) dhe ku njëri pol i elementit mbrojtës nga shkarkimet të sipërpërmendur (16) lidhet ndërmjet elementit të siguresës së parë të sipërpërmendur (12) dhe modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10), ndërsa poli tjetër lidhet ndërmjet elementit të siguresës së dytë të sipërpërmendur (14) dhe modulit të diodës elektroluminishente të sipërpërmendur (10). |