REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5451 2015.12.14
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.04.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/411 2015.10.07
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.01.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11768347.4 2011.04.15
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2558353 2015.07.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 342538
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Martel, Yvon 342, rue des Hirondelles, Chicoutimi, Québec G7H 8C9 / CA
(72) Shpikës
Emri Adresa
Martel, Yvon 342, rue des Hirondelles, Chicoutimi, Québec G7H 8C9 / CA , CA
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
APARAT I TËRHEQJES KOMPAKTE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1************1. Një aparat i tërheqjes kompakte (10, 300), që përfshin: një strehë të zgjatur të papërshkueshme nga uji (14, 304) që zgjatet gjatë një aksi gjatësor dhe që përcakton një dhomë të brendshme (30, 314), streha (14, 304) që përfshin një mur të lartë (14a) dhe një mur të poshtëm (14b); një lidhje zinxhiri (12, 302) të vendosur rreth strehës (14, 304) gjatë aksit të saj gjatësor dhe që mundëson aparatin (10, 300) të lëvizë kur lidhja zinxhir (12, 302) drejtohet në mënyrë rrotulluese rreth strehës (14, 304); një timon të lidhur tek streha dhe që zgajtet kryesisht mbrapa; një motor drejtimi (32, 310) për lidhjen zinxhiri (12, 302), motori (32, 310) që është i lokalizuar brenda dhomës së brendshme (30, 314) të strehës (14, 304) dhe që përfshin një bosht transmetimi të lidhur në mënyrë mekanike tek lidhja zinxhir (12, 302); dhe një qark ventilimi për dhomën e brendshme (30, 314) të strehës (14, 304), qarku i ventilimit që përfshin një hyrje për ajrin (90) dhe një dalje për ajrin (102) të cilat komunikojnë me pjesën e jashtme të strehës (14, 304), karakterizuar në atë që qarku i ventilimit, i cili përfshin një termostat dhe të paktën një ventilator, lejon ruajtjen e një temperature mbi pikën e ngrirjes brenda dhomës së brendshme (30, 314) kur temperatura e jashtme është më e ulët dhe lejon ftohjen e pjesës së brendshme të dhomës së brendshme (30, 314) kur temperatura e saj është mbi një kufi të sipërm. 2. Aparati (10) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që motori është një motor benzinë (32) i furnizuar me karburant nga një serbator (70) i lokalizuar brenda dhomës së brendshme (30) të strehës (14), aparati (10) që gjithashtu përfshin në mënyrë të preferuar një gjenerator (80) të lokalizuar brenda dhomës së brendshme (30) dhe që mund të prodhojë elektricitet për të ushqyer një pajisje të jashtme. 3. Aparati (10) sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që hyrja për ajrin e qarkut të ventilimit përfshin një kuti të hyrjes për ajrin (92) të vendosur në pjesën më të lartë të dhomës së brendshme (30) dhe e cila mund të zvogëlojë futjen e sasive të borës drejt dhomës së brendshme (30), kutia e hyrjes për ajrin (92) që përfshin në mënyrë të preferuar hapje (90) të lokalizuara në të paktën njërën anë të strehës (14), si në të dyja anët e strehës (14), ҫdo hapje (90) që është mundësisht e lidhur tek një dalje për ajrin e kutisë së hyrjes për ajrin (92). 4. Aparati (10) sipas pretendimit 2 ose 3, karakterizuar në atë që aparati përfshin një tub shkarkimi (96), tubi i shkarkimit (96) që përfshin një fund të parë të lidhur tek motori (32) dhe një fund të dytë që ҫon tek pjesa e jashtme e dhomës së brendshme (30), fundi i dytë i tubit të shkarkimit (96) që ҫon në mënyrë të preferuar tek pjesa e pasme e aparatit (10), midis strehës (14) dhe në brendësi të lidhjes zinxhir (12). 5. Aparati (300) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që motori është një motor elektrik (310) i ushqyer nga të paktën një bateri (312) i lokalizuar brenda dhomës së brendshme (314) të strehës (304), motori elektrik (310) që është ushqyer në mënyrë të preferuar duke përdorur disa bateri plumbi (312) dhe/ose qarku i ventilimit përdor në mënyrë të preferuar nxehtësi të lëshuar nga motori elektrik (310) si një burim nxehtësie, si për të mbajtur temperaturën brenda dhomës së brendshme përafërsisht midis 20 dhe 25°C në mënyrë që të garantojë një efikasitet optimal të baterive (312). 6. Aparati (10, 300) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që ai përfshin: një gjenerator (80) të lokalizuar brenda dhomës së brendshme (30, 314) të strehës (14, 304) dhe që mund të prodhojë elektricitet për të ushqyer një pajisje të jashtme. 7. Aparati (10, 300) sipas pretendimit 1 ose 6, karakterizuar në atë që ai përfshin: një ҫift të rrëshqitësve të lartë (34) të vendosur në mënyrë gjatësore në murin e lartë (14a) të strehës (14, 304); një ҫift të rrëshqitësve të poshtëm të vendosur në mënyrë gjatësore në murin e poshtëm (14b) të strehës (14, 304); të paktën një rul të përparmë (42) të lidhur në mënyrë rrotulluese në pjesën e përparme të strehës (14, 304); dhe të paktën një rul të pasëm (50) të lidhur në mënyrë rrotulluese në pjesën e pasme të strehës (14, 304); lidhja zinxhir (12, 302) që përfshin një faqe të brendshme e cila është mbështetur nga rrëshqitësit (34) dhe rulet (42, 50). 8. Aparati (10, 300) sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që ai përfshin një kuti të shpejtësisë (60) e cila formon të paktën një pjesë të lidhjes mekanike midis motorit (32, 310) dhe lidhjes zinxhir (12, 302), kutia e shpejtësisë (60) që në mënyrë të preferuar është lidhur në mënyrë mekanike tek ruli i pasëm (50). 9. Aparati (10, 300) sipas pretendimit 6, karakterizuar në atë që gjeneratori (80) transmeton elektricitet në një tension që i korrespondon atij të një dalje të energjisë së brendshme dhe/ose karakterizuar në atë që gjeneratori (80) përfshin një aks rrotullimi të vendosur në mënyrë tërthore me aksin gjatësor të strehës (14, 304), gjeneratori (80) dhe motori benzinë (32) që në mënyrë të preferuar është lidhur në mënyrë mekanike përmes një kapje elektrike (84). 10. Aparati (10, 300) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9, karakterizuar në atë që dhoma e brendshme (30, 314) mbahet në një presion pozitiv në lidhje me presionin atmosferik. 11. Aparati (10, 300) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 10, karakterizuar në atë që aparati (10, 300) përfshin një frenë (66) e cila mund të be operohet nga timoni (20). 12. Aparati (10, 300) sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11, karakterizuar në atë që ai përfshin një element të nxehtësisë të siguruar në dhomën e brendshme (30, 314) që mund të ushqehet me elektricitet nga jashtë për të mbajtur një temperaturë minimale kur aparati (10, 300) nuk është në përdorim. 13. Një metodë e përdorimit të një aparati të tërheqjes së motorizuar (10, 300) të llojit që përfshin një strehë të zgjatur të papërshkueshme nga uji (14, 304) që zgjatet gjatë një aksi gjatësor dhe që përcakton një dhomë të brendshme (30, 314) brenda së cilës një motor (32, 310) lokalizohet, dhe që përfshin gjithashtu një lidhje zinxhiri (12, 302) të vendosur rreth strehës (14, 304) gjatë aksit të saj gjatësor dhe që mundëson aparatin (10, 300) të lëvizë kur lidhja zinxhir (12, 302) drejtohet në mënyrë rrotulluese rreth strehës (14, 304) me anë të motorit (32, 310); metoda që është karakterizuar në atë që ajo përfshin hapat e njëkohshme vijuese: mbajtjen e një temperature minimale brenda dhomës së brendshme (30, 314) duke përdorur nxehtësi të lëshuar nga motori (32, 310); largimin e nxehtësisë nga dhoma e brendshme (30, 314) nëse temperatura tejkalon një vlerë të kufirit; dhe mbajtjen e një presioni pozitiv brenda dhomës së brendshme (30, 314). 14. Metoda sipas pretendimit 13, karakterizuar në atë që ajo përfshin: lëvizjen e aparatit (10, 300) sipër një terreni të mbuluar me borë, kjo që përfshin në mënyrë të preferuar ose furnizimin e motorit (32) me karburant nga të paktën një serbator karburanti (70) të lokalizuar brenda dhomës së brendshme (30), ose tjetër ushqimin e motorit (310) me elektricitet nga të paktën një bateri (312) e lokalizuar brenda dhomës së brendshme (314).