Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5430
2015.11.25
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.05.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/403
2015.10.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.01.14
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12727321.7
2012.05.15
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2710709
2015.08.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
IT | 20110275 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Pedrollo S.p.a. | Via Enrico Fermi, 7,37047 San Bonifacio (Verona) / IT |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
PEDROLLO, Silvano | c/o Pedrollo S.P.A. Via E. Fermi, 7 37047 San Bonifacio (VR) / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
Motorr i zhytur
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | 1********** 1. Motor i zhytur në vaj që përfshin një kuti me formë të jashtëme tubulare (2); një njësi motorike elektrike (3) të futur koaksialisht në kutinë në fjalë (2); mjete mbyllëse (10, 20) të përshtatshme për të izoluar një dhomë strehimi për njësinë e motorit (3) brenda kutisë (2) në raport me lëngun e pranishëm jashtë kutisë (2) karakterizuar në atë që mjetet mbyllëse (10, 20) përfshijnë një element mbyllës nga sipër (20) i përshtatshëm për të angazhuar në mënyrë periferike sipërfaqen e brendshme të kutisë (2) dhe i pajisur aksialisht me një trup tubular (21) për mbështetjen e boshtit motorik (4), duke mbajtur në pjesën e brendshme të tij mbështetëset e kushinetave (22) të përshtatshme që të bllokohen në nivelin e një pjesë të sipërme të boshtit motorik (4) për të absorbuar shtytjet aksiale tek i njëjti bosht motorik 4). 2. Motor sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që mbi trupin tubular (21) për mbajtjen e bushtit motorik (4), elementi mbyllës (20) përmban një kapak të sipërm (30) që ka një hapje aksiale për kalimin e pjesës të fundme të së njëjtit bosht motorik (4) dhe i përshtatshëm për të angazhuar sipërfaqen e brendshme të kutisë (2) me një pjesë periferike (31). 3. Motor sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që hapësira e brendshme përcaktohet midis kapakut të sipërm (30) dhe trupit tubular (21), në të cilin një grup i parë izolimi mekanik (34) dhe një grup i dytë izolimi mekanik (35), respektivisht i poshtëm dhe i sipërm, janë futur me kiaveta në boshtin motorik (4). 4. Motor sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që grupet e izolimit mekanik (34, 35) janë të ndara nga një membranë (36), e montuar me guarnicion brenda trupit tubular (21). 5. Motor sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që kapaku i sipërm (30) komunikon me mjedisin e jashtëm përmes një hapje radiale (40) të mbyllur, në përdorim, me anë të një fryrëse (41) prej materiali elastik e përshtatshme për të garantuar ekuilibrin e presioneve të brendshme dhe të jashtme. 6. Motor sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që kapaku i sipërm (30) shtrëngohet tek trupi tubular (21) nëpërmjet një seri mjetesh tërheqëse (33) që kalojnë përmes vrimave respektive të bëra në një pjesë periferike (31) te kapakut të sipërm (30) dhe të pajisur me një pjesë të filetuar në mënyrë që të vidhosen në foletë e filetuara përkatëse të realizuara në mënyrë periferike të trupit tubular (21). 7. Motor sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që elementi mbyllës i sipërm (20) është i pajisur me mjete lidhëse për lidhjen e njësisë motorike (3) me një burim energjie, mjeti lidhës përmban një prizë mashkull (7) e fiksuar me izolim tek elementi mbyllës (20) me anë mjetesh elastike bllokimi (17), dhe e përshtatshme për t'u lidhur për një prizë të jashtme femër (8). 8. Motor sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që trupi tubular (21) formon një buzë unazore (26), me profil substancialisht cilindrik, e përshtatshme për të angazhuar sipërfaqen e brendshme të kutisë (2). |