REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5413 2015.11.06
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.12.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/389 2015.09.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.12.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12809617.9 2012.12.20
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2794466 2015.08.26
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102011122562
DE 12012008933
DE 102012015314
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
CCP Technology GmbH Weissenburgerstrasse 7, 81667 München / DE
(72) Shpikës
Emri Adresa
KÜHL, Olaf Wollweberstrasse 10,17489 Greifswald / DE , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
Krenar LOLOÇI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL
(54) Titull
PROÇESI DHE SISTEMI PËR KONVERTIMIN E DIOKSIDIT TË KARBONIT NË MONOKSID TË KARBONIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 1------------1. Një metodë për konvertimin e dioksidit të karbonit CO2 në monoksid të karbonit CO që përfshin hapat në vijim: dekompozimin e një hidrokarboni që përmban lëng në karbon dhe hidrogjen me anë të futjes së energjisë në një konvertues hidrokarboni, energjia që është siguruar të paktën pjesërisht nëpërmjet nxehtësisë, ku karboni dhe hidrogjeni kanë një temperaturë prej të paktën 200oC pas hapit të dekompozimit; drejtimin e të paktën një pjese të karbonit të gjeneruar nëpërmjet hapit të dekompozimit nga konvertuesi i hidrokarbonit në një konvertues CO2; futjen e gazit CO2 nga një impiant energjie ose nga proҫes tjetër industrial në konvertuesin CO2; përzierjen e gazit CO2 me të paktën një pjesë të karbonit të gjeneruar nëpërmjet hapit të dekompozimit, ku mbas përzierjes së karbonit më gazin CO2, karboni i përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit është ftohur nga jo më shumë se 50% në oC në lidhje me temperaturën e tij pas hapit të dekompozimit; konvertimin e të paktën një pjese të gazit CO2 dhe karbonit të përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit në CO në një temperaturë midis 800 dhe 1700oC. 2. Metoda për konvertimin e CO2 në CO sipas pretendimit 1, ku hapi i dekompozimit zhvillohet në një temperaturë sipër 1000oC, dhe ku karboni është përzier me gazin CO2 në një temperaturë prej të paktën 800oC; ku nxehtësia e kërkuar për të arritur temperaturën prej midis 800 dhe 1700oC për konvertimin e CO2 kryesisht rrjedh plotësisht nga nxehtësia që është siguruar për dekompozimin e hidrokarbonit që përmban lëng. 3. Metoda për konvertimin e CO2 në CO sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku karboni i përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit dhe hidrogjeni i përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit janë përzier bashkërisht me gazin CO2. 4. Metoda për konvertimin e CO2 në CO sipas njërit prej pretendimeve 1 ose 2, ku karboni i përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit është ndarë nga hidrogjeni i përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit përpara hapit të përzierjes të karbonit me gazin CO2. 5. Metoda për konvertimin e CO2 në CO sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku të paktën një pjesë e nxehtësisë e të paktën një pjese të karbonit të përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit dhe/ose e një pjese të hidrogjenit të përftuar nëpërmjet hapit të dekompozimit dhe/ose të CO pas hapit të konvertimit është përdorur për të nxehur gazin CO2 përpara përzierjes të gazit CO2 me karbon dhe/ose është përdorur për gjenerimin e elektricitetit, ku elektriciteti mund të sigurohet veҫanërisht si bartës i energjisë për futjen e energjisë për dekompozimin e hidrokarbonit që përmban lëng. 6. Metoda për konvertimin e CO2 në CO sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm, ku energjia është futur fillimisht me anë të një plazme, veҫanërisht në një reaktor Kvaerner. 7. Një metodë për gjenerinim e gazit të sintezës, ku CO2 është konvertuar në CO sipas njërit prej pretendimeve të mëparshëm; dhe ku hidrogjeni është përzier me CO. 8. Metoda për gjenerimin e gazit të sintezës sipas pretendimit 7, ku hidrogjeni është gjeneruar nëpërmjet dekompozimit të një hidrokarboni që përmban lëng në karbon dhe hidrogjen nëpërmjet futjes së energjisë që është siguruar të paktën pjesërisht nëpërmjet nxehtësisë; dhe ku veҫanërisht të paktën një pjesë e hidrogjenit është gjeneruar nëpërmjet dekompozimit të hidrokarbonit që përmban lëng në një temperaturë poshtë 1000oC, veҫanërisht poshtë 600oC, me anë të një plazme mikrovalë. 9. Një metodë për gjenerimin e hidrokarboneve sintetikë të funksionalizuar dhe/ose jo-të funksionalizuar, ku së pari një gaz i sintezës është gjeneruar sipas metodës të njërit prej pretendimeve 7 ose 8, dhe ku gazi i sintezës është sjellë në kontakt me një katalizator të përshtatshëm në mënyrë që të shkaktojë konvertimin e gazit të sintezës në hidrokarbone sintetikë të funksionalizuar dhe/ose jo-të funksionalizuar, ku temperatura e katalizatorit dhe/ose gazi i sintezës është një lidhje paralele e hapur e kontrolluar ose një lidhje paralele e mbyllur e rregulluar në një seri të paracaktuar të temperaturës. 10. Metoda për gjenerimin e hidrokarboneve sintetikë të funksionalizuar dhe/ose jo-të funksionalizuar sipas pretendimit 9, ku konvertimi i gazit të sintezës është kryer me anë të një prej në vijim: një proҫes Fischer- Tropsch, një proҫes SMDS, një proҫes Bergius-Pier, një proҫes Pier ose një kombinim i një proҫesi Pier dhe një proҫesi MtL. 11. Një aparat për konvertimin e dioksidit të karbonit CO2 në monoksid të karbonit CO që përfshin: një konvertues hidrokarboni për dekompozimin e një hidrokarboni që përmban lëng në karbon dhe hidrogjen, ku konvertuesi i hidrokarbonit përfshin të paktën një dhomë të proҫesit që ka të paktën një hyrje për një hidrokarbon që përmban lëng dhe të paktën një dalje për karbon dhe/ose hidrogjen dhe ku konvertuesi i hidrokarbonit përfshin të paktën një njësi për futjen e energjisë në dhomën e proҫesit, energjia që përbëhet të paktën pjesërisht prej nxehtësisë; një konvertues CO2 për konvertimin e CO2 në CO, konvertuesi CO2 që përfshin të paktën një dhomë të mëtejshme të proҫesit që ka të paktën një hyrje për CO2 të përshatur për të futur CO2 nga një impiant energjie ose nga tjetër proҫes industrial në konvertuesin CO2, të paktën një hyrje për të paktën karbon, dhe të paktën një dalje, ku hyrja për të paktën karbon është lidhur drejpërdrejt tek të paktën një dalje e konvertuesit të hidrokarbonit. 12. Aparati për konvertimin e dioksidit të karbonit CO2 në CO sipas pretendimit 11, ku të paktën një njësi për futjen e energjisë në dhomën e proҫesit është projektuar në një mënyrë të tillë që ajo mund të gjenerojë, të paktën në nivel lokal, temperatura sipër 1000oC dhe/ose ku të paktën një njësi për futjen e energjisë në dhomën e proҫesit përfshin mundësisht një njësi plazmë në një reaktor Kvaerner, veҫanërisht një njësi plazme mikrovalë. 13. Aparati për konvertimin e dioksidit të karbonit CO2 në monoksid të karbonit CO sipas njërit prej pretendimeve 11 ose 12, ku dhoma e proҫesit e konvertuesit CO2 është formuar nga një tub i daljes i konvertuesit të hidrokarbonit, ku tubi i daljes është lidhur tek një hyrje për gazin CO2 dhe/ose ku më tej një njësi e ndarjes është siguruar për ndarjen e karbonit të përftuar nëpërmjet dekompozimit dhe hidrogjenit të përftuar nëpërmjet dekompozimit, dhe ku daljet e ndara janë siguruar për materialet e ndara që vijnë nga njësia e ndarjes, ku dalja për karbonin është lidhur tek konvertuesi CO2. 14. Një aparat për gjenerimin e një gazi të sintezës që përfshin një aparat sipas njërit prej pretendimeve 11 deri në 13 dhe të paktën një tub të hyrjes së ndarë për hidrogjenin që ҫon në konvertuesin CO2 ose në një dhomë të përzierjes të vendosur në drejtim të rrymës. 15. Aparati për gjenerimin e një gazi të sintezës sipas pretendimit 14 që ka të paktën një konvertues hidrokarboni shtesë për dekompozimin e një hidrokarboni që përmban lëng në karbon dhe hidrogjen, konvertuesi i hidrokarbonit që përfshin: të paktën një dhomë të proҫesit që ka të paktën një hyrje për hidrokarbonin që përmban lëng; të paktën një njësi për futjen e energjisë në dhomën e proҫesit, energjia që përbëhet të paktën pjesërisht prej nxehtësisë; një njësi të ndarjes për ndarjen e karbonit të përftuar nëpërmjet dekompozimit dhe hidrogjenit të përftuar nëpërmjet dekompozimit, njësia e ndarjes që ka dalje të ndara për karbonin dhe hidrogjenin, ku dalja për hidrogjenin është lidhur tek hyrja e ndarë për hidrogjenin; ku, mundësisht, të paktën një konvertues hidrokarboni shtesë është i një lloji që kryen dekompozimin në një temperaturë poshtë 1000oC, veҫanërisht poshtë 600oC më anë të një plazme mikrovalë. 16. Një aparat për konvertimin e një gazi të sintezës në hidrokarbone sintetikë të funksionalizuar dhe/ose jo-të funksionalizuar që përfshin: një aparat sipas njërit prej pretendimeve 14 ose 15; dhe një konvertues CO që ka një dhomë të proҫesit, në të cilin është vendosur një katalizator, dhe mjetet për sjelljen e gazit të sintezës në kontakt me katalizatorin, dhe një lidhje paralele të hapur të njësisë së kontrollit që kontrollon ose lidhje paralele të mbyllur që rregullon temperaturën e katalizatorit dhe/ose gazit të sintezës në një temperaturë të paracaktuar. 17. Aparati sipas pretendimit 16, ku konvertuesi CO përfshin një prej në vijim: një konvertues Fischer-Tropsch, një konvertues SMDS, një konvertues Bergius pier, një konvertues Pier ose një kombinim i një konvertuesi Pier me një konvertues MtL.