| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 8382010 |
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Almirall, S.A. | Ronda del General Mitre 151 08022 Barcelona / ES |
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LAMARCA CASADO, Rosa | C/de Ia Llacuna 110-112, 1 [deg] 3a 08018 Barcelona / ES , ES |
| DE MIQUEL SERRA, Gonzalo | Adva. Diagonal 511, 3[deg] 3a 08029 Barcelona / ES , ES |
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, pall.1/1, Kati II, Tirane, Shqiperi , Tiranë , AL |
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje farmaceutike që përmban aklidinë në formën e një pluhuri të thatë të një kripe farmaceutikisht të pranueshme të shtuar në një përzierje me një mbartës pluhuri të thatë farmaceutikisht të pranueshëm, duke siguruar një dozë të matur nominale të aklidinës të barabartë me 400 μg (plus/minus 10%) të bromidit të aklidinës, për përdorim nëpërmjet inhalacionit në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike. |
| 2 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 1, në formën e një formulimi pluhuri të thatë me një dozë të vetme, që përmban një dozë të vetme të matur nominale të aklidinës, të barabartë me 400 mikrogramë (plus/minus 10%) bromid aklidine. |
| 3 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 1, në formën e një formulimi pluhuri të thatë shumë-dozësh për administrim në një pajisje inhalatore për pluhur të thatë shumë-dozëshe, të kalibruar për të siguruar një dozë të matur nominale të aklidinës, të barabartë me 400 mikrogramë (plus/minus 10%) bromid aklidine. |
| 4 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku (a) kripa farmaceutikisht e pranueshme e aklidinës është bromidi i aklidinës, dhe/ose (b) mbartësi farmaceutikisht i pranueshëm janë grimcat e laktozës. |
| 5 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme ku raporti i peshës së aklidinës ndaj mbartësit është nga 1:25 deri 1:75. |
| 6 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 5 ku raporti i peshës së aklidinës ndaj mbartësit është nga 1:50 deri 1:75. |
| 7 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve të mësipërme, ku përbërja farmaceutike përmban edhe një sasi efektive të një ose më shumë të agjentëve aktivë shtesë të përzgjedhur nga β2-agonistët, inhibitorët e PDE IV dhe kortikosteroidët. |
| 8 | Një përbërje farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 7, ku agjenti aktiv shtesë është përzgjedhur nga (i) formoteroli, salmeteroli dhe bodesonide, në formë të lirë ose kripe farmaceutikisht të pranueshme, dhe nga (ii) flutikasone propionate. |
| 9 | Aklidina në formë kripe farmaceutikisht të pranueshme për përdorim në trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, tek një pacient në nevojë për trajtim të tillë, ku përdorimi i lartpërmendur përfshin administrimin nëpërmjet inhalacionit një herë ose dy herë në ditë të një doze të matur nominale të aklidinës, të barabartë me 400 μg (plus/minus 10%) bromid aklidine, në formën e një përbërjeje farmaceutike sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri 8. |
| 10 | Aklidina në formën e kripës farmaceutikisht të pranueshme për përdorim sipas pretendimit 9, ku ky përdorim përfshin administrimin edhe të një sasie efektive të një ose më shumë agjentëve aktivë shtesë të përzgjedhur nga β2-agonistët, inhibitorët e PDE IV dhe kortikosteroidët. |
| 11 | Aklidina në formë të kripës farmaceutikisht të pranueshme për përdorim sipas pretendimit 10, ku agjenti aktiv shtesë është përzgjedhur nga: (i) formoteroli, salmeteroli dhe budesonidi, në formë të lirë ose të kripës farmaceutikisht të pranueshme, dhe (ii) flutikasone propionate. |
| 12 | Përdorimi i aklidinës në formë kripe farmaceutikisht të pranueshme në prodhimin e një medikamenti për trajtimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike tek një pacient që ka nevojë për trajtim të tillë, ku përdorimi në fjalë përfshin administrimin nëpërmjet inhalacionit një herë ose dy herë në ditë të një doze të matur nominale të aklidinës, të barabartë më 400 μg (plus/minus 10%) bromid aklidine., në formën e një përbërjeje farmaceutike siç përcaktohet në çdonjerin prej pretendimeve 1 deri 8, |
| 13 | Një pajisje inhalatore pluhuri të thatë shumë-dozëshe që përmban aklidinë, e cila është kalibruar për të shpërndarë, pas shkrepjes, një dozë të matur nominale të aklidinës të barabartë me 400 mikrogramë (plus/minus 10%) bromid aklidine. |