REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5363 2015.10.06
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.06.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/338 2015.09.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.12.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06786260.7 2006.06.30
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1907424 2015.07.29
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 696426
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
E. R. Squibb & Sons, L.L.C Route 206 & Province Line Road Princeton, NJ 08540 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
KORMAN, Alan, J. 301 El Cerrito Avenue Piedmont, CA 94611 / US , US
SELBY, Mark, J. 136 Galewood Circle San Francisco, CA 94131 / US , US
WANG, Changyu 3803 Darwin Drive, Apt. 203 Fremont, CA 94555 / US , US
SRINIVASAN, Mohan 1044 Arlington Lane San Jose, CA 95129 / US , US
PASSMORE, David, B 1630 Hull Drive San Carlos, CA 94070 / US , US
HUANG, Haichun 4329 Crestwood Street Fremont, CA 94538 / US , US
CHEN, Haibin 125 Connemara Way, Unit 28 Sunnyvale, CA 94087 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Antitrupa monoklonalë njerëzore kundër ligandit të vdekjes së programuar të tipit 1 (PD-L1)
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një antitrup monoklonal, ose një pjesë antigjen-lidhëse e tij, që lidhet saktësisht te PD-L1, që përmban: (a) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR1, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO:22; (b) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR2, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO:32; (c) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO:42; (d) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR1, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO: 52; (e) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR2, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO:62; dhe (f) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3, që përmban aminoacide me sekuencë SEQ ID NO:72.
2 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas pretendimit 1, që përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë me amino acide me sekuencë me të paktën 80% ngjashmëri (homologji) me sekuencën SEQ ID NO:2 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë me amino acide me sekuencë me të paktën 80% ngjashmëri (homologji) me sekuencën SEQ ID NO:12.
3 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas pretendimit 1, që përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë me amino acide me sekuencë SEQ ID NO:2 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë me amino acide me sekuencë SEQ ID NO:12.
4 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është antitrup i një izotipi IgG1, IgG2 ose IgG4, ose pjesë antigjen-lidhëse e tij.
5 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është antitrup i një izotipi IgG4, ose pjesë antigjen-lidhëse e tij.
6 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që është një fragment antitrupi ose një zinxhir i vetëm antitrupi.
7 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi lidhet te PD-L1 me një KD prej 5 x 10-9M ose më pak.
8 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas pretendimit 7, ku antitrupi lidhet te PD-1 me një KD prej 2 x 10-9M ose më pak.
9 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që rrit: (a) riprodhimin e T-qelizës në një test (MLR) reaksioni limfocit të përzier; (b) prodhimin e interferonit γ në një test MLR; dhe (c) sekrecionin IL-2 në një test MLR.
10 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku antitrupi është një antitrup kimerik.
11 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi është një antitrup i humanizuar.
12 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1-9, ku antitrupi është një antitrup human.
13 Një imunokonjugat, që përmban antitrupin monoklonal ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, i lidhur te një agjent terapeutik.
14 Imunokonjugati sipas pretendimit 13, ku agjenti terapeutik është një citotoksinë ose një izotop radioaktiv.
15 Një molekulë bispecifike që përmban antitrupin monoklonal ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, të lidhur te një pjesë funksionale e dytë me veçori lidhëse të ndryshme nga antitrupi i sipërpërmendur ose pjesa antigjen-lidhëse të tij.
16 Një përbërje që përmban (a) antitrupin monoklonal ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, (b) imunokonjugatin sipas pretendimit 13 ose 14, ose (c) molekulën bispecifike sipas pretendimit 15, dhe dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm.
17 Një molekulë e izoluar e acidit nukleik që kodon antitrupin monoklonal ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12.
18 Një vektor shprehës që përmban molekulën e acidit nukleik sipas pretendimit 17.
19 Një qelizë bujtëse që përmban vektorin shprehës sipas pretendimit 18.
20 Një mi transgjenik që përmban transgjene të zinxhirit të rëndë dhe të lehtë të imunoglobulinës humane, ku miu shpreh antitrupin monoklonal ose pjesën antigjen-lidhëse të tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12.
21 Një hibridomë e përgatitur nga miu i pretendimit 20, ku hibridoma prodhon antitrupin e sipërpërmendur ose pjesën antigjen-lidhëse të tij.
22 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim në një metodë që modulon një përgjigje imune në një subjekt.
23 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim në një metodë për frenimin e rritjes së qelizave tumorale në një subjekt.
24 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim sipas pretendimit 23, ku qelizat tumorale janë qeliza të një kanceri të përzgjedhur nga melanoma, kanceri renal, kanceri i prostatës, kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i vezoreve dhe kanceri i mushkërive.
25 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim sipas pretendimit 23, ku qelizat tumorale janë qeliza të një kanceri të përzgjedhur nga kanceri i kockave, kanceri pankreatik, kanceri i lëkurës, kanceri i kokës ose i qafës, melanoma malinje e lëkurës ose intraokulare, kanceri i mitrës, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i rajonit anal, kanceri i stomakut, kanceri i testikujve, karçinoma e tubave fallopian, karçinoma endometriale, karçinoma e qafës së mitrës, karcinoma e vaginës, karçinoma e vulvës, sëmundja e Hodgkin, limfoma jo e Hodgkin, kanceri i ezofagut, kanceri i zorrës së hollë, kanceri i sistemit endokrin, kanceri i gjëndrës tiroide, kanceri i gjëndrës paratiroide, kanceri i gjëndrës adrenale, sarkoma e indeve të buta, kanceri i uretrës, kanceri i penisit, leuçemia kronike ose akute, përfshirë leuçeminë mieloide akute, leuçemia mieloide kronike, leuçemia limfoblastike akute, leuçemia limfocitike kronike, tumoret solide të fëmijërisë, limfoma limfocitike, kanceri i fshikëzës së urinës, kanceri i veshkave ose i ureterit, karçinoma e legenit renal, neoplazma e sistemit nervor qendror (CNS), limfoma CNS primare, angiogjeneza tumorale, tumori i boshtit kurrizor, glioma e trungut encefalik, adenoma e hipofizës, sarkoma e Kaposi-t, kanceri epidermoid, kanceri i qelizës skuamoze, limfoma e qelizës-T, kancere të induktuara nga mjedisi, përfshirë ata të induktuar nga asbesti, si dhe kombinime të kancereve të sipërpërmendur
26 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim në një metodë mjekimi të një sëmundjeje infektive në një subjekt.
27 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim sipas pretendimit 26, ku sëmundja infektive është: (a) një sëmundje e përzgjedhur nga Gripi, Herpes, Giardia, Malaria, dhe Leishmania; (b) një infeksion patogjenik nga një virus, i përzgjedhur nga virusi i mungesës së imunitetit njerëzor (HIV), virusi i hepatitit, virusi i herpesit, adenovirusi, virusi i gripit, flaviviruset, ekovirusi, rhinovirusi, virusi Coxsackie, kornovirusi, virusi respirator sincitial, virus i shytave, rotavirusi, virusi i fruthit, virusi i rubeolës, parvovirusi, virusi vaccinia, virusi HTLV, virusi dengue, virusi papilloma, virusi molluscum, virusi polio, virusi i tërbimit, virusi JC dhe virusi encefalit arboviral; (c) një infeksion patogjen nga një bakter, i përzgjedhur nga chlamydia, bakteret rickettsial-e, mykobateret, stafilokoku, streptokoku, pneumokoku, meningokoku dhe gonokoku, klebsiella, proteus, serratia, pseudomonas, legionella, difteria, salmonela, bacilet, kolera, tetanozi, botulizmi, antraksi, murtaja, leptospiroza, dhe bakteret e sëmundjes së Lyme; (d) një infeksion patogjen nga kërpudhat, i përzgjedhur nga candida, neoformanë kriptokoku, aspergillus, Genus Mucorales, Sporothrix schenkii, Blastomyces dermatitidis, Paracoccidioides brasiliensis, Coccidioides immitis dhe Histoplasma capsulatum; ose (e) një infeksion patogjen nga një parazit, i përzgjedhur nga Entamoeba histolytica, Balantidium coli, Naegleria fowleri, Acanthamoeba sp., Giardia lambia, Cryptosporidium sp., Pneumocystis carinii, Plasmodium VIVAX, Babesia microti, Trypanosoma brucei, Trypanosoma cruzi, Leishmania donovani, Toksoplasma Gondi, dhe Nippostrongylus brasiliensis.
28 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim sipas pretendimit 27, ku; (a) virusi i Hepatitit është Hepatitis A, Hepatitis B, ose Hepatitis C; (b) virusi i herpesit është VZV, HSV-1, HAV-6, HSV-II, dhe CMV, ose virusi Epstein Barr; (c) kërpudha Candida është Candida albicans, Candida krusei, Candida glabrata, ose Candida tropicalis; (d) kërpudha Aspergillus është Aspergillus fumigatus ose Aspergillus niger; dhe (e) kërpudha Mucorales është mucor, absidia, ose rhizophus.
29 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12 dhe një antigjen, për përdorim në një metodë për përmirësimin e përgjigjes imune ndaj antigjenit në një subjekt.
30 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12 , për përdorim sipas pretendimit 29, ku antigjeni është antigjen tumoral, antigjen viral, antigjen bakterial ose antigjen nga një patogjen
31 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12 dhe një antigjen, për përdorim në një metodë për mjekimin ose parandalimin e një sëmundjeje inflamatore në një subjekt.
32 Antitrupi monoklonal ose pjesa antigjen-lidhëse e tij, sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 12, për përdorim sipas pretendimit 31, ku sëmundja inflamatore është lichen planus(LP).