Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5361
2015.10.05
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.01.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/326
2015.08.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.11.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11708592.8
2011.01.28
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2531981
2015.06.03
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
SI | 201000034 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Sinergije, razvojno vodenje in svetovanje d.o.o. | Slovenska cesta 29 1000 Ljubljana / SI |
SKLAD NEPREMICNIN d.o.o. | Prosenisko 99 3230 Sentjur / SI |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
GRIVIC, Boris | Okrogarjeva 12 SI-3000 Celje / SI , SI |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
Sistem për menaxhimin dhe kontrollin automatik të përdorimit të cimëkapëseve të anijeve, me bova notuese të automatizuara, dhe metoda përkatëse
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Sistem për menaxhimin dhe kontrollin automatik të përdorimit të cimëkapëseve të anijeve, që përfshin bova lundruese të automatizuara, me një ose më shumë sipërfaqe detare me numër fakultativ bovash, të afta të komunikojnë me qendrën e kontrollit ose qendrën operative dhe që lidhen te peshat me litar; ndërmjet bovave (1) dhe të paktën një qendre operative-kontrolluese (3) komunikimi i drejtpërdrejtë bëhet në të dyja drejtimet (a, c), nëpërmjet transmetimit bandgjerë të të dhënave, përgjithësisht me anë të mesazheve SMS dhe/ose duke përdorur mjete të telefonisë GSM, arësye për të cilën çdo bovë (1) pajiset me një kompjuter qendror (18) dhe me të paktën një modul komunikimi (20) me antenë (26), dhe se qendra operative-kontrolluese (3), nga ana tjetër, nëpërmjet kabllit komunikues (41) dhe të paktën një serveri (4) me anë të lidhjes internetore (40) është direkt e aksesueshme nga një numër fakultativ klientësh (5); karakterizohet me atë se çdo bovë (1) ka të paktën një sy unazor të lëvizshëm ose fiks (10), me ose pa ullukun (35), të montuar në sipërfaqe të karkasës (23) dhe/ose brenda saj, diku në gjysmën e sipërme të bovës (1), se syri unazor i lëvizshëm ose fiks (10) menaxhohet në mënyrë të kontrolluar në distancë nëpërmjet mekanizmit që nuk paraqitet dhe kabllit (29); se bova (1) bëhet një cimëkapëse kur syri unazor (10) është i mbyllur; se karkasa (23) e bovës (1) është preferueshmërisht në formë cilindrike ose trungkoni me pjerrësi të lehtë të anës më të gjatë, nga maja e konit (42) dhe nëpërmjet litarit kabllor (13) dhe sensorit ndërmjetës të qëndresës në tërheqje (9) lidhet te pesha (8) në mënyrë të tillë, që të mund të hiqet. |
2 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se një kompjuter qendror (18), i vendosur brënda karkasës (23) të bovës (1), lidhet me anë të kabllit (26) te karikuesi i energjisë (17) dhe më tej, nëpërmjet kabllit (24), te paneli diellor (16) dhe, nëpërmjet kabllit (25), te poli pozitiv i baterisë (21), më tej, nëpërmjet kabllit (27), te alarmi (19), nëpërmjet kabllit (28), te dy monitorët (11, 12), nëpërmjet kabllit (30), te moduli i komunikimit (20), i cili, nëpërmjet kabllit (31), lidhet te poli negativ i baterisë (21) dhe, nëpërmjet kabllit (32), te antena e jashtëme (36), ku kompjuteri qendror (18) lidhet drejtpërdrejtë te bateria (21), nëpërmjet kabllit (34), dhe nëpërmjet kabllit (33), te poli negativ i saj dhe, nëpërmjet kabllit (49), lidhet drejtpërdrejtë gjithashtu te printeri (47), që integrohet brënda karkasës (23) të bovës (1), vetëm nëse bova (1) është bërë për të mundësuar pagesën me karta dhe/ose me xhetona. |
3 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se mbi pjesën e sipërme të bovës (1), diku në gjysmën e sipërme, në sipërfaqe të, ose brënda, karkasës (23), vendosen dioda kontrolluese elektroluminishente (led) (14, 15), një tastierë alfanumerike (44) dhe një mekanizëm pagese (45) me enën mbledhëse (46), duke qënë kështu vetëm nëse bova (1) është bërë për të mundësuar pagesë me karta, me para dhe/ose me xhetona. |
4 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se syri unazor (10) është fiks ose i lëvizshëm dhe mund të lëvizet linearisht, ose në çdo mënyrë tjetër, nëpërmjet hapjes (37), në murin anësor të karkasës (23) të bovës (1). |
5 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se në majën (42) montohet të paktën një pllakëz (43) e çfarëdo lloji, me të paktën një anodë Zn (50), dhe se fundi i sipërm (22) i majës (42) ka preferueshëm gjerësi, të barabartë me diametrin e litarit (33). |
6 | Sistemi sipas pretendimit 2, që karakterizohet me atë se monitorët (11, 12), e montuar në gjysmën e sipërme të bovës (1), mund të jenë të çdo tipi dhe të vendosen kudo, në sipërfaqe ose brënda karkasës (23), gjë që vlen gjithashtu edhe për panelin diellor (16). |
7 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se litari kabllor (13) përbëhet nga një kabëll elektrik (9) në mes, të mbështjellë mirë me një litar çeliku të thurur gërshet (38), me karakteristika të përshtatshme mekanike, kryesisht të qëndresës në tërheqje. |
8 | Sistemi sipas pretendimit 1, që karakterizohet me atë se është i mundur komunikimi bandgjerë ndërmjet operatorëve të anijes (2) ose përdoruesve të sistemit (klientëve) (5) dhe bovës (1) në drejtimin (b) nga njëra anë, dhe me qendrën operative-kontrolluese (3) në drejtimin (a), nga ana tjetër. |
9 | Metoda për menaxhimin, kontrollin dhe manovrimin automatik të cimëkapëseve për mjete ujore, që përfshin bova notuese të automatizuara (1), ku qendra operative-kontrolluese (3) në bregun (6) komunikon automatikisht, pa tel (wireless) dhe drejtpërdrejtë me bovat (1) brënda sipërfaqes detare (7), në të dyja drejtimet (a, c), dhe më tej, nëpërmjet kabllit komunikues (41), serverit (4) dhe lidhjes internetore (40) komunikon me klientët (5), në mënyrë të tillë, që prania e njeriut nuk është e nevojshme dhe përfshin hapat e mëposhtme: rezervimi i bovës (1) para kohe është i mundur në sipërfaqen detare individuale (7), dhe bëhet nga klienti (5) nëpërmjet lidhjes internetore (40), serverit (4), dhe kabllit komunikues (41), në qendrën operative-kontrolluese (3); kur komunikimi me qendrën operative-kontrolluese (3) bëhet nëpërmjet pajisjes GSM ose me anë të lidhjes internetore (40) dhe serverit (4), cimëkapja e anijes (2) te bova (1) nuk është e mundur pa pagesë paraprake; cimëkapja e anijes (2) te bova (1) pa pagesë paraprake është e mundur vetëm në rast pagese me para në dorë (cash), me xhetona ose me karta bankare; bova (1) është e lirë kur është e ndezur (on) dioda elektroluminishente (led) në ngjyrë jeshile, dhe ajo është e zënë, e rezervuar ose e dëmtuar kur është e ndezur (on) dioda elektroluminishente (led) në ngjyrë të kuqe 15; karakterizohet me atë se syri unazor (10), fiks ose i lëvizshëm, menaxhohet në mënyrë të kontrolluar në distancë dhe çdo bovë (1) bëhet cimëkapëse kur syri unazor (10) është i mbyllur. |
10 | Metoda sipas pretendimit 9, që karakterizohet me atë se klienti (5) mund të rezervojë bovën (1) para kohe dhe të bëjë pagesë paraprake, nëpërmjet lidhjes internetore (40) dhe serverit (4), në qendrën operative-kontrolluese (3), e cila dërgon në drejtimin (c) informacion mbi zënien e bovës (1), dhe kodin identifikues të klientit (5). |
11 | Metoda sipas pretendimit 11, që karakterizohet me atë se kur operatori i anijes ose klienti (5), arrin te bova (1), e rezervuar paraprakisht, dhe fut kodin identifikues me anë të tastierës alfanumerike (44), syri unazor (10) hapet dhe cima e anijes (2) mund të futet (kapet), pastaj syri unazor (10) mbyllet përsëri dhe cimëkapja përfundon. |
12 | Metoda sipas pretendimit 9, që karakterizohet me atë se kur pagesa bëhet me anë të pajisjes GSM, nëpërmjet operatorit të rrjetit të përzgjedhur, klienti (5) fut kodin identifikues, të përbërë nga numri i bovës (1) dhe numri i operatorit, sasia e caktuar për t’u paguar transferohet, nga llogaria e klientit (5), te llogaria e menaxherit të sipërfaqes detare (7), dhe informon për këtë qendrën operative-kontrolluese (3), e cila në drejtimin (c) dërgon te bova (1) urdhërin për të kyçur syrin unazor (10), pas saj cimëkapja përfundon, dhe në monitorët (12) tregohet periudha e cimëkapjes. |
13 | Metoda sipas pretendimit 9, që karakterizohet me atë se pagesa me para në dorë (cash), me xhetona ose me karta bankare bëhet në mënyrë të tillë, që kur cima e anijes (2) futet, nëpërmjet syrit unazor (10), te bova (1), monitori (12) tregon çmimin e cimëkapjes, që duhet paguar nga klienti (5) duke futur kartë, para ose xhetona te vendi i caktuar në mekanizmin (45), dhe kur bova (1) detekton pagesën, mekanizmi vendos syrin unazor (10) në pozicionin mbyllur. |
14 | Metoda sipas Pretendimeve 9 deri 14, që karakterizohet me atë se para mbarimit të periudhës së cimëkapjes së anijes (2) te bova (1), alarmi (19) paralajmëron me sinjal zëri klientin (5), se koha po mbaron dhe se, nëse cimëkapja nuk zgjatet në kohë duke paguar, syri unazor (10) do të hapet duke çliruar cimën dhe anijen (2). |