Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5485
2015.12.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.08.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/320
2015.08.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11751767.2
2011.08.25
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2608758
2015.07.22
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 376912 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Takeda Pharmaceutical Company Limited | 1-1, Doshomachi 4-chome, Chuo-ku, Osaka-shi, Osaka |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| ARIAGNO, Scott | 958 W. Wood Street Palatine, Illinois 60067 / US , US |
| HOUGHTON, Frederick Charles II | 4671 Meadow Court Moorpark, California 93021 / US , US |
| ROUSH, Daniel E. | 9020 Maryland Street Niles, Illinois 60714 / US , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL |
(54) Titull
Montim për lehtësimin e rivendosjes së përdoruesit
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një nyje rivendosëse që përmban: (a) një korpus (12, 20, 30), që ka formë përgjithësisht cilindrike; (b) një mbajtës të parë (70) të vendosur brënda korpusit (12) dhe që është projektuar të çvendoset aksialisht kundrejt korpusit (12, 20, 30), ku mbajtësi i parë ka një vrimë të parë të mbyllur me kapakun e vrimës së parë (76); (c) një mbajtës të dytë (80) të vendosur brënda korpusit (12) dhe ka një vrimë të dytë të mbyllur me kapakun e vrimës së dytë (86), ku mbajtësi i parë (70) vendoset brënda korpusit (12) përputhshmërisht (koaksialisht) me mbajtësin e dytë (80); (d) një nyje transferuese (40) të vendosur brënda korpusit (12) dhe ndërmjet mbajtësit të parë (70) dhe mbajtësit të dytë (80), ku nyja transferuese është projektuar që të lejojë kontaktimin e përmbajtjes së parë nëpërmjet kapakut të vrimës së parë (76) të mbajtësit të parë (70) dhe që të lejojë kontaktimin e përmbajtjes së dytë, nëpërmjet kapakut të vrimës së dytë (86) të mbajtësit të dytë (80); dhe (e) një mekanizëm shkrehës (100) i projektuar që të sigurojë që përmbajtja e parë e mbajtësit të parë (70) të kontaktohet prej nyjes transferuese (40) përpara se përmbajtja e dytë e mbajtësit të dytë (80) të kontaktohet prej nyjes transferuese, ku mekanizmi shkrehës ka një pjesë bazike në kontakt me mbajtësin e dytë (80) dhe një bashkësi gishtash që dalin nga pjesa bazike, dhe ku mekanizmi shkrehës vihet në punë në gjendje të paaktivizuar dhe të aktivizuar, ku: (i) në gjendjen e paaktivizuar, bashkësia e gishtave të shtrirë radialisht (102-106) kapet me korpusin (12, 30) për të shmangur çvendosjen aksiale të mbajtësit të dytë (80) kundrejt korpusit (12, 20, 30) dhe nyjes transferuese (40); dhe (ii) në gjendjen e aktivizuar: (1) së pari, mbajtësi i parë (70) çvendoset aksialisht kundrejt korpusit (12) dhe nyjes transferuese (40) në mënyrë që nyja transferuese (40) të çpojë kapakun e vrimës së parë (76) për të kontaktuar përmbajtjen e parë, të mbajtësit të parë (70), duke shkaktuar më tej që gishtat shkrehës (102-106) të shkëputen nga korpusi (12), pasi nyja transferuese (40) ka kontaktuar me përmbajtjen e parë, (2) së dyti, mbajtësi i dytë (80) çvendoset aksialisht kundrejt korpusit (12) dhe nyjes transferuese (40) në mënyrë që nyja transferuese (40) të çpojë kapakun e vrimës së dytë (86) për të kontaktuar përmbajtjen e dytë. |
| 2 | Nyja rivendosëse sipas Pretendimit 1, ku nyja transferuese (40) përmban një majë fundore të parë (42a) për të çpuar kapakun e vrimës së parë (76) dhe një majë fundore të dytë (42b) për të çpuar kapakun e vrimës së dytë (86). |
| 3 | Nyja rivendosëse sipas Pretendimit 2, ku nyja transferuese (40) përmban një çizme të parë (54) për të mbuluar majën fundore të parë (42a) dhe një çizme të dytë (64) për të mbuluar majën fundore të dytë (42b). |
| 4 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku nyja transferuese (40) përmban një portë tërheqëse (66) në komunikim fluid me të paktën njërin prej mbajtësve, të parë dhe të dytë. |
| 5 | Nyja rivendosëse sipas Pretendimit 4, ku porta tërheqëse (66) kalon përmes korpusit (12, 20, 30). |
| 6 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku korpusi përmban një pjesë të parë (30) që mbështet një pjesë të dytë (20), ku pjesa e parë e korpusit (30) mban mbajtësin e parë (70), pjesa e dytë e korpusit (20) mban mbajtësin e dytë (80), gishtat shkrehës (102-106) të mekanizmit shkrehës (100) kapen me pjesën e parë të korpusit (30) në gjendjen e paaktivizuar. |
| 7 | Nyja rivendosëse sipas Pretendimit 6, ku pjesa e parë e korpusit (30) ka një shumicë të çarash, secila prej të cilave dimensionohet për të pritur një prej gishtave shkrehës (102-106). |
| 8 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej Pretendimeve 6 dhe 7, ku nyja transferuese (40) mbahet e fiksuar ndërmjet pjesës së parë të korpusit (30) dhe pjesës së dytë të korpusit (20). |
| 9 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku korpusi (12, 30) mban mbajtësin e parë (70) nëpërmjet të paktën një veshi të përkulshëm (230-234), ku veshi i përkulshëm është projektuar që të përkulet për të lejuar mbajtësin e parë (70) që të çvendoset aksialisht kundrejt nyjes transferuese. |
| 10 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku mbajtësi i parë (70) përmban një etiketë produkti të parë (79) e projektuar të ndërveprojë me një rondele të parë (72) të ngjitur me korpusin (12, 30) për të penguar çvendosjen aksiale të kundërt të mbajtësit të parë (70) pas përfundimit të gjendjes së aktivizuar. |
| 11 | Nyja rivendosëse sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku, duke pasuar gjendjen e aktivizuar, gishtat shkrehës (102-106) të mekanizmit shkrehës (100) kapen me mbajtësin e parë (70) për të penguar lëvizjen aksiale të mbajtësit të parë (70) larg nga nyja transferuese (40). |