REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5340 2015.09.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.05.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/317 2015.08.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08758716.8 2008.05.23
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2164504 2015.07.29
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 811351
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
CHIESI FARMACEUTICI S.p.A. Via Palermo, 26/A, 43100 Parma
(72) Shpikës
Emri Adresa
HERTING, Egbert Via Palermo, 26/A I-43100 Parma / IT , IT
GOPEL, Wolfgang Via Palermo, 26/A I-43100 Parma / IT , IT
CHIESI, Paolo Via Palermo, 26/A I-43100 Parma / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL
(54) Titull
Një metodë e administrimit të një surfaktanti pulmonar
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje farmaceutike që përmban të paktën 40mg/ml të një substance sipërfaqësore të alveolave pulmonare në suspension në jo më shumë se 3.0 ml të një mjedisi ujor të pranueshëm nga pikpamja farmaceutike, që ka një viskozitet më të ulët se 20mPas, për përdorim të parashikuar për parandalimin dhe/ose trajtimin e një pacienti që vuan nga një sindromë e insufiçiencës respiratore , pacient te i cili aplikohet me një pajisje nazale, një presion i vazhdueshëm pozitiv në rrugët respiratore nazale , në një presion prej 1 deri në 2 cm ujë, ku përbërja në fjalë administrohet në trakenë e pacientit në fjalë, nëpërmjet një sonde që ka një diametër prej 5 Fr, sondë e cila hiqet në fund të administrimit.
2 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 1, në të cilin koncentrimi i substancës sipërfaqësore të alveolave pulmonare merret ndërmjet 40 dhe 80 mg/ml.
3 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 1 ose 2, në të cilin koncentrimi i substancës sipërfaqësore të alveolave pulmonare administrohet në një dozë të barabartë ose më shumë se 80 mg për kg peshë trupore.
4 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 3, në të cilin doza është marë ndërmjet 100 dhe 200 mg për kg peshë trupore.
5 Përbërja farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparëshme, në të cilën volumi i mjedisit ujor i pranueshëm nga pikpamja farmaceutike, nuk është më shumë se 2 ml.
6 Përbërja farmaceutike sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparëshme, në të cilën viskoziteti merret ndërmjet 5 dhe 15 mPas.
7 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 6, në të cilin viskoziteti merret ndërmjet 6 dhe 10 Pas.
8 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparëshme, në të cilën substanca sipërfaqësore e alveolave pulmonare është një substancë naturale e modifikuar, ose një sustancë pulmonare e ribërë (riforcuar).
9 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 8, në të cilin substanca sipërfaqësore e alveolave pulmonare është një ekstrakt lipidik i pulmonit të gjitarit, shumë i hollë, pa proteinat hidrofile SPA-A dhe SP-D dhe që përmbajnë proteinat hidrofobe SP-B dhe SP-C në sasi variabël.
10 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas pretendimit 8, në të cilin substanca sipërfaqësore e alveolave pulmonare është një poraktant alfa.
11 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve të mëparëshme, në të cilën sonda seleksionohet në grupin e përbërë nga një sondë gastrike, nga një sondë nazo-gastrike, nga një kateter arterial dhe një kateter aspirimi.
12 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11, ku sindromi i insufiçiencës respiratore është sindromi i insufiçiencës së të porsalindurit.
13 Përbërja farmaceutike për përdorim sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 11, ku sindromi i insufiçiencës respiratore është për shkak të një inhalacioni të mekoniumit, ose të një infeksioni pulmonar.