REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5376 2015.10.27
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.05.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/310 2015.08.13
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.12.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13169134.7 2013.05.24
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2806174 2015.07.22
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
SPAX International GmbH & Co. KG Kölner Strasse 71-77, 58256 Ennepetal
(72) Shpikës
Emri Adresa
Langewiesche, Frank Schwelmer Str. 18, 45549 Sprockhövel / DE , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
Element vidë
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një element vidë (1), që përmban një bosht të spiralizuar (2) dhe një majë të vidës (4), e cila është e vendosur në njërin skaj të boshtit, dhe një kokë të vidës (5), e cila është vendosur në skajin e kundërt të boshtit dhe ka një mjet të aplikimit të forcës (7), dhe që ka një spirale të vidës (12) e cila shtrihet nëpër boshtin e spiralizuar (2) dhe majën e vidës (4) ku maja e vidës (4), kur shihet në drejtimit e vidhosjes (Z), ka një pjesë të parë ballore të majës (4a), e cila hollohet drejt fundit të elementit vidë, dhe një pjesë të dytë të majës (4b), e cila është afër me pjesën e parë të majës (4a), që ka, kur shihet në prerje tërthore, një prerje tërthore shumëkëndore, diametri i qarkut të mbyllur (dh) të së cilës është më i madh se një diametër i bërthamës (dk) së pjesës së parë të majës (4a), karakterizuar në atë që pjesa e parë e majës (4a) ka një prerje tërthore rrethore dhe, në kalimin ( pjesën e ndërmjetme) midis pjesës së parë të majës (4a) dhe pjesës së dytë të majës (4b), afër fundit ka të paktën një faqe fundore (9) e cila në raport me një bosht qëndror gjatësor (X-X), është e orientuar në mënyrë rrezore në sensin e një zmadhimi të diametrit dhe që përfundon në një kulm (15) të prerjes tërthore shumëkëndore, e cila shtrihet në qarkun e mbyllur (14) të pjesës së dytë të majës (4b), dhe në atë që spiralja e vidës (12) është vendosur pa ndërprerje mbi pjesën e parë dhe të dytë të majës (4a, 4b) të majës së vidës (4).
2 Elementi vidë sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që qarku i mbyllur (14) i pjesës së dytë të majës (4b) ka një diametër (dh) i cili është më i madh se/ i barabartë me maksimumin e diametrit të bërthamës (ds) të boshtit të spiralizuar (2) i cili, në prerjen tërthore, është në mënyrë të preferuar rrethor.
3 Elementi vidë sipas Pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që, përgjatë gjatësisë së tij boshtor, diametri i qarkut të mbyllur (dh) i pjesës së dytë të majës (4b) i majës së vidës (4) është konstant.
4 Elementi vidë sipas Pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që, pjesa e dytë e majës (4b) e majës së vidës (4), në kalimin nga pjesa e parë e majës (4a) në pjesën e dytë të majës (4b) , ka një diametër të qarkut të mbyllur (dh1) i cili është më i vogël se diametri i qarkut të mbyllur (dh2) në atë fund të pjesës së dytë të majës (4b) që sheh në drejtim të boshtit të spiralizuar (2).
5 Elementi vidë sipas Pretendimit 1 ose 4, karakterizuar në atë që, pjesa e parë e majës (4a), është konfiguruar si një kon me majë që ka një kënd të konit (α) në intervalin nga 10⁰ në 40⁰, në veçanti 20⁰.
6 Elementi vidë sipas Pretendimit 5, karakterizuar në atë që diametri (dk) i pjesës së parë të majës (4a), i konfiguruar si një kon me majë, në sipërfaqen e bazës së tij në kalimin midis pjesës së parë dhe të dytë të majës (4a,4b), është më e vogël se maksimumi i diametrit qëndror (ds) të boshtit të spiralizuar (2).
7 Elementi vidë sipas njërit prej Pretendimeve 1 në 6, karakterizuar në atë që spiralja e vidës (12) , në zonën pjesës së dytë të majës (4b) dhe pjesa e boshtit (2), ka një diametër të jashtëm (dg) i cili është më i madh se maksimumi i diametrit të qarkut të mbyllur (dh) në zonën e pjesës shumëkëndore të majës (4b).
8 Elementi vidë sipas njërit prej Pretendimeve 1 në 7, karakterizuar në atë që gjatësia e pjesshme e pjesës së parë të majës (4a) është 0.8 deri në 2.0 herë e hapit (përparimit) maksimal të spirales (S) të spirales sevidës (12), ku, në një spiralizim fillestar, përparimi i spirales (S), është i preferueshëm të jetë 40% - 70% e diametrit të sipares maksimale (dg),
9 Elementi vidë sipas njërit prej Pretendimeve 1 në 8, karakterizuar në atë që diametri i jashtëm i spirales (dg) rritet në pjesën e parë të majës (4a), duke filluar nga fundi i elementit vidë, nga 0 në një maksimum të diametrit të jashtëm të spirales (dg) në pjesën e dytë të majës (4b).
10 Elementi vidë sipas njërit prej Pretendimeve 1 në 9, karakterizuar në atë që prerja tërthore shumëkëndore e pjesës së majës shumëkëndore (4b) ka të paktën tre, në mënyrë të preferueshme , katër kulme (15) të vilët shtrihen në qarkun e mbyllur (14) të pjesës shumëkëndore të majës (4b).
11 Elementi vidë sipas Pretendimit 10, Karakterizuar në atë që të katërt kulmet (15) ndërpriten në dy vija të drejta (g1, g2) të prerjes tërthore shumëkëndore e cila ndërpritet pingul në boshtin gjatësor qëndror (X-X),dhe në çdo rast janë në të njëjtën largësi (b) prej boshtit gjatësor (X-X).
12 Elementi vidë sipas Pretendimit 10 ose 11, karakterizuar në atë që të katërt kulmet (15) e prerjes tërthore shumëkëndore të pjesës së majës shumëkëndore (4b) janë vendosur në mënyrë të atillë që të shtrihen pas njëri tjetrit në drejtimin gjatësor në vija të drejta paralele me boshtin gjatësor qëndror (X-X), në mënyrë të tillë që të formohen skajet e drejta të bërthamës (18).
13 Elementi vidë sipas Pretendimit 11 ose 12, karakterizuar në atë që kulmet (15) e prerjes tërthore shumëkëndore janë lidhur nëpërmjet anëve të bërthamës (22) e cila ka një konfigurim konkav në mënyrë të tillë që të formohet një prerje tërthore shumëkëndore, e cila, në raport me vijat e drejta pingule (g1,g2) që kalojnë përgjatë kulmeve (15) , është në çdo rast në një konfigurim simetrik.
14 Elementi vidë sipas Pretendimit 11 ose 12, karakterizuar në atë që në raport me vijat pingule (g1,g2) që kalojnë përgjatë kulmeve (15), anët e bërthamës (22) që bashkojnë kulmet (15) e prerjes tërthore shumëkëndore janë konfiguruar asimetrikisht në një mënyrë të tillë që, në drejtimin e vidhosjes (D) ose në drejtimin e zhvidhosjes (D) të një elementi vidë (1) sipas shpikjes, arrihet një efekt prerës dhe/ose gërryes/bluarës i rritur.
15 Elementi vidë sipas njërit prej Pretendimeve nga 1 në 14, karakterizuar në atë që spiralja (12) ka një skaj spiralor të jashtëm i cili, kur shihet në drejtimin boshtor të boshtit gjatësor qëndror (X-X) shtrihet në trajtë helike dhe, në zonën e boshtit të spiralizuar (2), shtrihet në një rreze konstante dhe, mbi zonën e majës së vidës (4), shtrihet në trajtë helike, me një rreze vazhdimisht rritëse.