Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5422
2015.11.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.12.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/303
2015.08.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.12.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09795723.7
2009.12.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2370466
2015.05.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
EP | 8022188 |
US | 139253 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
University of Zurich Prorektorat Forschung | Rämistrasse 71 8006 Zurich / CH |
Biogen International Neuroscience GmbH | Landis + Gyr-Strasse 3 6300 Zug / CH |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
WEIHOFEN, Andreas | Thurwiesenstrasse 15a CH-8037 Zurich / CH , CH |
GRIMM, Jan | Bürglistrasse 16 CH-8600 Dübendorf / CH , CH |
NITSCH, Roger | langwisstr. 27 CH-8126 Zumikon / CH , CH |
HOCK, Christoph | Rietstr. 43 CH-8703 Erlenbach / CH , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
Antitrupa humane anti-alfa-sinuklein
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një antitrup human monoklonal anti-α-sinukleine ose një fragment i tij lidhës i α-sinukleine; ku antitrupi ose fragmenti i tij lidhës i α-sinukleine përmban në rajonin e tij variablël një CDR1 VH që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 31-35 të SEK ID NO: 9, një VH CDR2 që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 50-68 të SEK ID NO: 9, një VH CDR3 që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 101-102 të SEK ID NO: 9, një VL CDR1 që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 23-33 të SEK ID NO: 12, një VL CDR2 që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 49-55 të SEK ID NO: 12, dhe VL një CDR3 që përmban sekuencën amino acide të mbetjeve 88-98 të SEQ ID NO: 12. |
2 | Antitrupi ose fragment i tij lidhës α-sinuklein sipas pretendimit 1, ku rajoni VH përfshin sekuencën amino acide të SEK ID NO: 9 dhe rajoni VL përfshin sekuencën amino acide të SE ID NO: 12. |
3 | Antitrupi ose fragment i tij lidhës α-sinuklein sipas pretendimit 1, ku rajoni VH përfshin sekuencën amino acide të SEK ID NO: 10 dhe rajoni VL përfshin sekuencën amino acide të SEK ID NO: 13. |
4 | Një polinukleotid që kodon antitrupin ose fragmentin e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3. |
5 | Një vektor që përfshin polinukleotidin e pretendimit 4. |
6 | Një qelizë pritëse që përfshin vektorin e pretendimit 5. |
7 | Një metodë për përgatitjen e një antitrupi anti-α-sinuklein ose fragmentit të tij, metoda përfshin (a) kultivimin e qelizës sipas pretendimit 6; dhe (b) izolimin e antitrupit ose fragmentit të tij nga kultura. |
8 | Një antitrup anti-α-sinuklein ose fragmenti i tij i koduar nga polinukleotidi i pretendimit 4 ose i përftuar nga metoda e pretendimit 7. |
9 | Antitrupi ose fragmenti i tij lidhës α-sinuklein sipas njerit prej pretendimeve 1 deri në 3 ose 8, i cili është (i) i etiketuar në mënyrë të detektueshme, ku etiketa e detektueshme është zgjedhur nga grupi i përbërë nga një enzimë, një radioizotop, një fluorofor dhe një metal i rëndë; ose (ii) bashkangjitur tek një medikament. |
10 | Një përbërje që përmban antitrupin ose fragmentin e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9, polinukleotidin sipas pretendimit 4, vektorin sipas pretendimit 5 ose qelizën sipas pretendimit 6 ku përbërja është (i ) një përbërje farmaceutike që përfshin më tej një mbartës të pranueshëm farmaceutikisht; ose (ii) një përbërje diagnostikuese që përmban më tej një ose më shumë reagent diagnostik me bazë acide imuno ose nukleik. |
11 | Antitrupi ose fragmenti i tij lidhës α-sinuklein sipas njerit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9 për përdorim në trajtimin ose parandalimin e një sëmundjeje sinukleinopatike në një subjekt, ku sëmundja sinukleinopatike është zgjedhur nga grupi që konsiston në sëmundjen e Parkinsonit ( PD), sëmundjen dementia e Parkinsonit (PDD), dementia me trupat Lewy (DLB), variantin trupi Lewy nga sëmundja Alzheimer (AD LBV), atrofinë e sistemeve të shumëfishtë (MSA), dobësimi i pastër autonom (PAF), neurodegjenerimin me akumulim të hekurit në tru tip-1 (NBIA-1), sëmundja Alzheimer, sëmundja e Pick, distrofinë neuroaksonale e përgjithësuar tek të miturit (sëmundja Hallervorden-Spatz), sklerozën laterale amiotrofike, dëmtimin traumatik të trurit dhe sindromën Down. |
12 | Antitrupi ose fragmenti i tij lidhës α-sinuklein i pretendimit 3 për përdorim sipas pretendimit 11, ku sëmundja sinukleinopatike është sëmundja e Parkinson-it. |
13 | Një metodë për diagnostikimin ose monitorimin e progresit të një sëmundjeje sinukleinopatike në një subjekt, metoda përmban: (a) vlerësimin e nivelit të α-sinuklein në një mostër nga subjekti që do të diagnostikohet me antitrupin ose me fragmentit e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9; dhe (b) krahasimin e nivelit të α-sinuklein me një standard referimi që tregon nivelin e α-sinuklein në një ose më shumë subjekte të kontrolluara, ku një ndryshim apo ngjashmëri midis nivelit të α-sinuklein dhe standardit referues tregon që subjekti ka një sëmundje sinukleinopatike, ku semundja sinukleinopatike është zgjedhur nga grupi që konsiston në sëmundjen e Parkinsonit ( PD), sëmundjen dementia e Parkinsonit (PDD), dementia me trupat Lewy (DLB), variantin trupi Lewy nga sëmundja Alzheimer (AD LBV), atrofinë e sistemeve të shumëfishtë (MSA), dobësimi i pastër autonom (PAF), neurodegjenerimin me akumulimin të hekurit në tru tip-1 (NBIA-1), sëmundja Alzheimer, sëmundja e Pick, distrofinë neuroaksonale e përgjithësuar tek të miturit (sëmundja Hallervorden-Spatz), sklerozën laterale amiotrofike, dëmtimin traumatik të trurit dhe sindromën Down. |
14 | Një kit për diagnostikimin e një sëmundjeje sinukleinopatike, i cili përmban antitrupin ose fragmentin e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9, polinukleotidin sipas pretendimit 4, vektorin sipas pretendimit 5 ose qelizën sipas pretendimit 6 me reagentë dhe/ose udhëzime për përdorim. |
15 | Një përbërje që përmban antitrupin ose fragmentin e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9 bashkangjitur një agjenti terapeutik ose diagnostikues për përdorim në detektimin in vivo të α-sinuklein, ose shënjon një agjent terapeutik dhe/ose diagnostikues për α-sinuklein në trupin e njeriut ose të kafshës, ku α-sinuklein detektohet me tomografi emetimi me pozitron (PET), tomografi me emetim të thjeshtë fotonesh (SPECT), imazhit optik afër infra të kuqe (NIR), imazhit rezonancë magnetike (MRI ), ose një kombinim i tyre. |
16 | Një metodë për monitorimin e progresit të një sëmundjeje sinukleinopatike ose të një përgjigjeje të një trajtimi të sëmundjeve sinukleinopatike tek një subjekt, që përmban: (a) kontaktin e një mostre biologjike me antitrupin ose fragmentin e tij lidhës α-sinuklein sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, 8 ose 9; dhe (b) detektimin e antitrupit ose fragmentit të tij lidhës α-sinuklein, ku sëmundja sinukleinopatike është zgjedhur nga grupi që konsiston në sëmundjen Parkinsonit ( PD), sëmundjen dementia e Parkinsonit (PDD), dementia me trupat Lewy (DLB), variantin trupi Lewy nga sëmundja Alzheimer (AD LBV), atrofinë e sistemeve të shumëfishtë (MSA), dobësimi i pastër autonom (PAF), neurodegjenerimin me akumulimin të hekurit në tru tip-1 (NBIA-1), sëmundja Alzheimer, sëmundja e Pick, distrofinë neuroaksonale e përgjithësuar tek të miturit (sëmundja Hallervorden-Spatz), sklerozën laterale amiotrofike, dëmtimin traumatik të trurit dhe sindromën Down. |