REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5320 2015.09.14
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.11.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/287 2015.07.23
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.10.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08848433.2 2008.11.07
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2211794 2015.05.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 7120191
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Merck Sharp & Dohme B.V. Waarderweg 39 2031 BN Haarlem
(72) Shpikës
Emri Adresa
DE GRAAFF, Wouter P.O. Box 20 NL-5340 BH Oss / NL , NL
VEENSTRA, Harm P.O. Box 20 NL-5340 BH Oss / NL , NL
MULDERS, Titia P.O. Box 20 NL-5349 AB Oss / NL , NL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Depozita brëndramitrore
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një sistem brëndamitror (1) për ruajtjen e një përbërësi biologjikisht aktiv brënda mitrës së një gjitari femër, ku sistemi përfshin: një depozitë (22) të përbërësit, ku depozita përmban një strukturë kontrolli shpejtësie (26) që kontrollon shpejtësinë e çlirimit të përbërësit brënda mitrës dhe ku depozita, është në thelb me formë të qëndrueshme dhe nuk gërryet gjatë përdorimit; një kornizë (16) që përcakton një hapësirë të brendshme (20) për pranimin e depozitës, ku korniza ka strukturë të hapur që lejon hyrje në (kontakt me) një pjesë thelbësore të sipërfaqes së jashtme të depozitës; dhe një ose më shumë elementë mbajtës (6) për mbajtjen e kornizës brënda mitrës, që karakterizohen nga ajo se depozita përmban një zëmër matricore polimerike (24).
2 Sistemi sipas pretendimit 1, ku korniza është përgjithësisht fleksibël dhe ndërvepron me depozitën për të formuar një strukturë mekanike me ngurtësi më të madhe se qoftë depozita ose korniza të marra më vete.
3 Sistemi sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, ku depozita është në formën e një elementi në formë shufre me një sipërfaqe cilindrike dhe dy sipërfaqe fundore.
4 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku korniza përmban një vrimë (332) që lejon futjen e depozitës në hapësirën e brëndshme dhe një element mbyllës (330) për mbylljen e vrimës.
5 Sistemi sipas pretendimit 4, ku elementi mbyllës përmban një tapë përgjithësisht të papërshkueshme.
6 Sistemi sipas pretendimit 4 ose pretendimit 5, ku elementi mbyllës gjëndet në fundin e përparmë të kornizës dhe një element rikthimi (14) gjëndet në fundin e pasëm të kornizës.
7 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku zëmra matricore polimerike përmban një polimer EVA me përmbajtje më shumë se 10% acetat vinili dhe depozita ka diametër nga 1.0 mm deri 3.0 mm, preferueshëm nga 1.5 mm deri 3.00 mm dhe gjatësi nga 20 mm deri 45 mm, preferueshëm rreth 30 mm.
8 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku depozita përfshin një strukturë kontrolli shpejtësie me një membranë që rrethon depozitën, që përmban një polimer EVA me përmbajtje preferueshëm më pak se 40%, më preferueshëm më pak se 33% dhe më e preferuara më pak se 28% acetat vinili.
9 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku depozita përmban një përbërës steroidal proxhestogjenik të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga acetat nomexhestroli (NOMAc), proxhesteroni natyral, levonoxhestreli, etonoxhestreli, didroxhesteroni, medroxhestoni, acetat medroksiproxhesteroni, acetat mexhestroli, acetat klormadinoni, acetat ciproteroni, kaproat xhestonoroni, demexhestoni, promexhestoni, nesteroni, trimexhestoni, noretisteroni (noretindroni), acetat noretisteroni, linestrenoli, acetat etinodioli, noretinodreli, norxhestreli, norxhestimati, xhestodeni, dienoxhesti dhe drospirenoni.
10 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku korniza ka një strukturë të hapur që lejon hyrje (kontakt) te të paktën 50% , preferueshëm te të paktën 60% dhe më preferueshëm te të paktën 70% e sipërfaqes së depozitës.
11 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku depozita përmban dy sipërfaqe fundore dhe korniza mbulon të dyja sipërfaqet fundore për të penguar daljen e përbërësit prej andej.
12 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku korniza përmban një kërcell të zgjatur (4) në të cilin gjëndet hapësira e brëndshme dhe elementët mbajtës përfshijnë krahë, që dalin anash kërcellit.
13 Sistemi sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, që përfshin edhe një shtesë (inserter) (600) që përmban një tub bosh (602) brënda të cilit mund të futet korniza.
14 Sistemi sipas pretendimit 13, ku shtesa ka diameter të jashtëm më pak se 4.0 mm.
15 Një metodë formimi e një sistemi brëndamitror që përfshin: formimin e një kornize me hapësirë të brëndshme dhe strukturë të hapur; krijimin e një depozite të një përbërësi biologjikisht aktiv, ku depozita, është në thelb me formë të qëndrueshme dhe nuk gërryhet gjatë përdorimit dhe ka sipërfaqe të jashtme të pajisur me një strukturë kontrolli shpejtësie, ku depozita formohet nga bashkështrydhja e një zëmre matricore polimerike që përmban përbërësin dhe një membranë kontrolli shpejtësie; dhe futjen e depozitës në hapësirën e brëndshme, në mënyrë të tillë që një pjesë e rëndësishme e sipërfaqes së jashtme ekspozohet nëpërmjet strukturës së hapur.