REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5268 2015.07.27
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.01.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/252 2015.06.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.09.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
13151689.0 2009.01.30
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2583555 2015.05.06
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 8154448
US 124637
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Omya International AG Baslerstrasse 42 4665 Oftringen
(72) Shpikës
Emri Adresa
Buri, Matthias Mätteliweg 20 4852 Rothrist / CH , CH
Gane, Patrick A.C. Studenweg 8 4852 Rothrist / CH , CH
Di Maiuta, Nicola Amselweg 8 4528 Zuchwil / CH , CH
Schwarzentruber, Patrick Untere Lättenstrasse 193 5245 Habsburg / CH , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA. Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
(54) Titull
PËRDORIMI I NJË KOMPONIMI I CILI KA VEPRIMTARI BIOCIDE PËR PREPARATE UJORE DHE NJË PROCES PËR STABILIZIM BAKTERIAL PËR KËTO PREPARATE UJORE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Përdorimi i një përbërjeje e cila përmban: (a) një ose më shumë biocide aldehid-çliruese dhe/ose biocide me një ose më shumë grupe aldehide në një sasi të tillë që sasia e përgjithshme e biocideve aldehid-çliruese dhe/ose biocideve me një ose më shumë grupe aldehide në një preparat ujor është nga 250 ppm deri në 5000 ppm, e llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat, dhe (b) të paktën një burim i një komponimi litiumi të tretshëm në ujë të përzgjedhur nga grupi i cili përmban kripëra inorganike dhe/ose organike të litiumit, baza të litiumit dhe përzierje të tyre, dhe preferueshëm të përzgjedhur nga kloruri i litiumit dhe/ose karbo-nati i litiumit dhe/ose hidroksidi i litiumit, në një sasi të tillë që sasia e përgjithshme e litiumit të tretshëm në përgatitjen ujore varion nga 1000 deri në 3000 ppm, e llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat; ndërkohë që përbërja biocidale në një preparat ujor që përmban gjurmë bakteriesh të përzgjedhura nga grupi që konsiston në Methylobacteria dhe Pseudomonas të cilat janë rezistuese ndaj, toleruese ndaj dhe/ose degraduese për biocidet aldehid-çliruese dhe/ose biocidet me një ose më shumë grupe aldehide në mungesë të joneve të liti-umit.
2 Përdorimi sipas pretendimit 1, ku preparati ujor është një dispersion ose suspension i karbo-natit të kalciumit natyror, sintetik, karbonat kalciumi i precipituar, kaolin, talk, hidroksid alumini, silikat alumini, silikat alumini, dioksid titani ose përzierje të tyre, mbushësa ose pigmente.
3 Përdorimi sipas pretendimeve 1 ose 2, ku komponimi aldehid-çlirues është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në biocide formaldehid-çliruese, biocide acetaldehid-çliruese, biocide sukcinaldehid-çliruese, biocide 2-propenal-çliruese dhe përzierje të tyre dhe ku biocidet for-maldehid-çliruese preferueshëm janë përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në alkoolmo-no(poli)-hemiformal benzili, etilenglikolhemiformal, tetrahidro-1,3,4,6-tetrakis(hidroksilmetil)imidazol[4,5-d]imidazol-2,5(1H,3H)-dione (që gjithashtu i referohet si TetraMetilolAcetilenDiure TMAD) dhe përzierje të tyre.
4 Përdorimi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, ku biocidi me një ose më shumë grupe aldehidi është përzgjedhur nga grupi i cili përmban formadehid, acetaldehid, glioksal, glutaral-dehid, 2-propenal, dialdehid ftalik dhe përzierje të tyre, dhe preferueshëm është formaldehid, glutaraldehid ose një përzierje e tyre.
5 Përdorimi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku biocidi aldehid-çlirues dhe/ose biocidi me një ose më shumë grupe aldehidi është lëshuar sëbashku me biocide të tjera të përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në 5-kloro-2-metil-2H-izotiazolin-3-one (CIT), 2-metil-2H-izotiazolin-3-one (MIT) dhe përzierje të tyre.
6 Përdorimi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 5, ku biocidi aldehid-çlirues dhe/ose biocidi me një ose më shumë grupe aldehide është shtuar tek preparati ujor në një sasi prej nga 750 ppm deri në 4000 ppm, preferueshëm në sasinë nga 1500 ppm deri në 3000 ppm, të llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat.
7 Proces për të stabilizuar bakterialisht një preparat ujor, ku preparati i përmendur përmban të paktën një karbonat kalciumi natyror, sintetik, karbonat kalciumi të precipituar, kaolin, talk, hi-droksid alumini, silikat alumini, dioksid titani ose përzierje të tyre dhe të paktën një gjurmë bakteriesh të përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në Methylobacteria dhe Pseudomonas e cila është rezistuese ndaj, toleruese ndaj dhe/ose degraduese për biocidet aldehid-çliruese dhe/ose biocidet me një ose më shuë grupe aldehide në mungesë të joneve të litiumit, ku procesi përmban hapat e: (a) shtimin tek preparati ujor të një ose më shumë biocideve aldehid-çliruese dhe/ose biocide me një ose më shumë grupe aldehide në një sasi të tillë që sasia e përgjithshme e biocideve aldehid-çliruese dhe/ose biocideve me një ose më shumë grupe aldehide në preparatin ujor është nga 250 ppm deri në 5000 ppm, të llogaritur në varësi të ujit në preparat; (b) shtimin e të paktën një komponimi litiumi të tretshëm në ujë të përzgjedhur nga grupi i cili përmban kripëra inorganike dhe/ose organike të litiumit përfshirë karbonat litiumi, halide litiumi, sulfate litiumi, citrate litiumi, baza të litiumit dhe përzierje të tyre tek preparati ujor në një sasi të tillë që sasia e përgjithshme e litiumit të tretur në pre-paratet ujore varion nga 1000 deri në 3000 ppm, të llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat, ku hapat (a) dhe (b) mund të kryhen njëkohësisht, ose veçmas sipas cilësdo rradhë dhe ku stabilizimi udhëheq nga një vlerë cfu/ml drejt një vlere më të vogël se 104 cfu/ml.
8 Proces sipas pretendimit 7, ku komponimi aldehid-çlirues është përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në biocide formaldehid-çliruese, biocide acetaldehid-çliruese, biocide sukcinalde-hid-çliruese, biocide 2-propenal çliruese dhe përzierje të tyre dhe ku biocidet formaldehid-çliruese preferueshëm janë përzgjedhur nga grupi i cili konsiston në alkoolmono(poli)-hemiformal benzili, etilenglikolhemiformal, tetrahidro-1,3,4,6-tetrakis(hidroksilmetil)imidazo[4,5-d]imidazol-2,5(1H,3H)-dion (që gjithashtu i referohet si TetraMetilolAcetilenDiure TMAD) dhe përzierje të tyre.
9 Proces sipas secilit prej pretendimeve 7 ose 8, ku biocide me një ose më shumë grupe al-dehide është përzgjedhur nga grupi i cili përmban formaldehid, acetaldehid, glioksal, gluta-raldehid, 2-propenal, dialdehid ftalik dhe përzierje të tyre, dhe preferueshëm është formal-dehid, glutaraldehid ose një përzierje e tyre.
10 Proces sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 9, ku biocidi aldehid-çlirues dhe/ose biocidi me një ose më shumë grupe aldehidi është përdorur sëbashku me biocide të tjera të përzgjedhura nga grupi i cili konsiston në 5-kloro-2-metil-2H-izotiazolin-3-one (CIT), 2-metil-2H-izotiazolin-3-one (MIT) dhe përzierje të tyre.
11 Proces sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 10, ku biocidi aldehid-çlirues dhe/ose biocidi me një ose më shumë grupe aldehide është shtuar në preparatin ujor në një sasi e cila varion nga 750 ppm në 4000 ppm, preferueshëm në sasinë e cila varion nga 1500 ppm në 3000 ppm, të llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat.
12 Proces sipas secilit prej pretendimeve 7 deri në 11, ku të paktën një burim i një komponimi litiumi të tretshëm në ujë është shtuar tek preparati ujor në një sasi të tillë që sasia totale e litiumit të tretshëm në preparatin ujor varion nga 1500 deri në 2500 ppm, e llogaritur në varësi të sasisë së ujit në preparat.