Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5244
2015.07.07
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.01.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/231
2015.06.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.08.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12700383.8
2012.01.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2661513
2015.03.25
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 1150089 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Eramet | 33 Avenue du Maine Tour Montparnasse 75015 Paris |
| Areva Mines | 33 rue La Fayette 75009 Paris |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| AGIN, Jérôme | 29-31 rue Boussingault F-75013 Paris / FR , FR |
| DURUPT, Nicolas | 5 rue Emile de Girardin F-87000 Limoges / FR , FR |
| GRECO, Antoine | 6 square Moncey F-75009 Paris / FR , FR |
| HAMMY, Fatima | 42 rue Blaise Pascal F-78320 Le Mesnil Saint Denis / FR , FR |
| LAROCHE, Guillaume | 79 rue Carnot F-92150 Suresnes / FR , FR |
| THIRY, Jacques | La Croix du Mont F-87240 Ambazac / FR , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania SH.P.K , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
SHPËRBËRJA DHE RIKUPERIMI I TË PAKTËN NJË ELEMENTI NB OSE TA DHE TË PAKTËN I NJË ELEMENTI TJETËR U OSE I ELEMENTËVE TË RRALLA TË TOKËS TË PËRZGJEDHUR NGA MINERALET DHE NGA KONCENTRATET
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për shpërbërjen e të paktën një elementi të përzgjedhur nga niobiumi dhe tantalumi dhe nga të paktën një element tjetër i përzgjedhur nga uranium dhe ele-mentet e rralla të tokës, të favorshëm për shpërbërjen e niobiumit, tantalumit, urani-umit dhe elementëve të rralla të tokës, të pranishëm në një mineral ose në një përqendrim minerali, karakterizuar në atë që ai përfshin: - pjekjen e një materiali, i cili përmban elementet e përmendur, ku ky ma-terial përzihet, thahet ose në praninë e ujit, me një agjent pjekës acid me qëllim për të përftuar një kalcinim; materiali i përmendur konsiston në mi-neralin ose koncentratin e përmendur ose është përftuar nga minerali i përmendur ose koncentrati i përmendur dhe agjenti pjekës acid i përmen-dur krijon kushtet për pjekje në një ambient sulfati; dhe - shpërbërja në një tretësirë ujore të kalcinimit të përftuar me qëllim për të përftuar një përzierje gjysmë të lëngshme (suspension), fraksioni i lëngshëm i së cilës përmban hekur, në gjendje të hekurt, në një përqen-drim prej të paktën 50 g/l, në mënyrë të favorshme prej të paktën 70 g/l dhe shumë të favorshme prej të paktën 120 g/l. |
| 2 | Procesi sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që hekuri i pranishëm në suspen-sionin e përmendur ishte i pranishëm në kalcinimin e përmendur dhe/ose ishte shtuar, të paktën pjesërisht, në formë të lëngshme dhe/ose të ngurtë, te kalcinimi i përmendur |
| 3 | Procesi sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që shpërbërja e kalcinimit kryhet pa shtimin e acidit sulfurik. |
| 4 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që shpërbërja e kalcinimit kryhet pa shtimin e një agjenti reduktues, të tillë si SO2. |
| 5 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që pjekja, reaksioni i ngurtë/i lëngshëm, është një pjekje acide. |
| 6 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që pjekja, një reaksion i gaztë/i ngurtë, është një pjekje sulfatuese. |
| 7 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që pjekja e përmendur kryhet në praninë e ujit, në formë të hekurt, të pranishëm në mënyrë të favorshme në një raport molar Fe/(Nb+Ta) më të madh se 2, shumë të favorshme më të madh se 3.5 dhe preferueshëm më të madh se 6; ndërkohë që hekuri i përmendur është i pranishëm tek materiali që do të piqet dhe/ose është shtuar, të paktën pjesërisht, në formë të lëngshme dhe/ose të ngurtë, tek materiali i përmendur i cili do të piqet. |
| 8 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në atë që pjekja kryhet në praninë e fosfatit, të pranishëm në mënyrë të favorshme në një raport molar të PO4/(Nb + Ta) më të madh se 2 dhe shumë të favorshëm më të madh se 6; ndërkohë që fosfati i përmendur është i pranishëm tek materiali që do të piqet dhe/ose është shtuar, të paktën pjesërisht, në formë të lëngshme dhe/ose të ngurtë, tek materiali i përmendur i cili do të piqet. |
| 9 | Procesi sipas secilit prej petendimeve 1 deri në 8, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara fazës së pjekjes: - një pasurim fizik dhe/ose një trajtim kimik të mineralit ose koncentratit. |
| 10 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara fazës së pjekjes: - një kullim acid, në mënyrë të favorshme një kullim atmosferik në praniën e acidit sulfurik; kullimi i përmendur kryhet tek një mineral ose koncentrat, opsionalisht fizikisht të pasuruar |
| 11 | Procesi sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara fazës së pjekjes: A) një kullim, në një fazë të vetme, i cili rrjedh në të njëjtin drejtim, në praninë e acidit sulfurik, i ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një masë të thërrmuar në ujë dhe një mbetje nga kullimi e cila do të piqet; ose B) një kullim, në dy faza, që lëviz kundra rrymës, i cili përmban një fazë të parë kullimi, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një masë të thërmuar dhe një mbetje të parë nga kullimi, dhe një fazë të dytë kul-luese e cila kryhet në mbetjen e parë nga kullimi të përmendur, në praninë e acidit sulfurik, e ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një mbetje të dytë kulluese e cila do të piqet dhe një lëng i cili do të riciklohet në mënyrë të favorshme në fazën e parë të kullimit të përmendur. |
| 12 | Procesi sipas pretendimit 10 ose 11, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara fazës së pjekjes: A1) një kullim, në një fazë të vetme, i cili rrjedh në të njëjtin drejtim, me një potencial më të madh se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme më të madhe se ose të barabartë me 600 mV Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe opsionalisht të një strukturimi të të paktën një agjenti reduktues, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një kullesë me përmbajtje hekuri dhe një mbetje kullimi e cila do të piqet; A2) një kullim, në një fazë të vetme, i cili rrjedh në të njëjtin drejtim, me një po-tencial më të vogël se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme më të vogël se ose të barabartë me 450 mV Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe të të paktën një agjenti reduktues, i ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një kullesë me përmbajtje hekuri dhe një mbetje kullimi të pasu-ruar me niobium dhe/ose tantalum e cila do të piqet; B1) një kullim, në dy faza, që lëviz kundra rrymës, i cili përmban një fazë të parë kullimi, me një potencial më të madh se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme më të madh se ose të barabartë me 600 mV Ag/AgCl, në pra-ninë e H2SO4 dhe opsionalisht të një strukturimi të të paktën një agjenti reduk-tues, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një kullesë me përmbajtje hekuri dhe një mbetje kullimi të parë, dhe një fazë kullimi të dytë të kryer në mbetjen e kullimit të parë të përmendur, ose me një potencial më të madh se 500 mV Ag/AgCo dhe në mënyrë të favorshme më të madh se ose të barabartë me 600 mV Ag/Ag/Cl, në praninë e H2SO4 dhe opsionalisht të një strukturimi të të paktën një agjenti reduktues, ose me një po-tencial prej më pak se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme prej më pak se ose të barabartë me 450 mV Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe të të paktën një agjenti reduktues, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një mbetje ku-llimi të dytë e cila do të piqet dhe një lëng me aciditet mbetjesh i cili në mënyrë të favorshme do të riciklohet në fazën e kul-limit të parë të përmendur; B2) një kullim, në dy faza, që lëviz kundra rrymës, i cili përmban një fazë kul-limi të parë, me një potencial prej më pak se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme prej më pak se 450 mV Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe të të paktën një agjenti reduktues, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një kullesë me përmbajtje hekuri dhe një mbetje kullimi të parë, dhe një fazë kullimi të dytë të kryer në mbetjen e kullimit të parë të përmendur, ose me një potencial më të madh se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të favorshme më të madh se ose të barabartë me 600 Mv Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe opsionalisht të një strukturimi të të paktën një agjenti reduktues, ose me një potencial prej më pak se 500 mV Ag/AgCl dhe në mënyrë të fa-vorshme prej më pak se ose të barabartë me 450 mV Ag/AgCl, në praninë e H2SO4 dhe të të paktën një agjenti reduktues, të ndjekur nga një ndarje e ngurtë/e lëngshme e cila prodhon një mbetje kullimi të dytë të pasuruar me niobium dhe/ose tantalum i cili do të piqet në një lëng i cili në mënyrë të fa-vorshme do të riciklohet në fazën e kullimit të parë të përmendur; ku lëngu i përmendur i ricikluar në mënyrë të favorshme është ricikluar ashtu siç është ose pasi është ndarë, të paktën pjesërisht, nga niobiumi dhe/ose tantalumi që janë të pranishëm aty. |
| 13 | Procesi sipas pretendimit 12, karakterizuar në atë që kullimi i përmendur është nga tipi A2) ose B2), në mënyrë të favorshme nga tipi B2). |
| 14 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 13, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara pjekjes së përmendur: - një bluarje shumë të imët të materialit që do të piqet, për prodhimin e ma-terialit të përmendur me një madhësi grimce ≤ 30 μm, në mënyrë të fa-vorshme ≤ 15 μm dhe shumë të favorshme ≤ 10 μm. |
| 15 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 14, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara fazës së shpërbërjes së përmendur: - një ndarje të ngurtë/të lëngshme të kryer drejtpërsëdrejti në suspension ose pas një faze shtesë të tretjes së suspensionit të përmendur nga një faktor i kufizuar, në mënyrë të favorshme ≤ 5, me qëllim për të paranda-luar precipitimin e elementeve të tretura; ndarja e ngurtë/e lëngshme e përmendur prodhon një mbetje sulmuese të ngurtë dhe një kullesë të pje-kur e cila përfshin elementet e tretura të përmendura. |
| 16 | Procesi sipas pretendimit 15, karakterizuar në atë që ai përmban gjithashtu, përpara tretjes së përmendur: - ndarjen e niobiumit dhe/ose tantalumit nga kullesa e pjekur e përmendur dhe në mënyrë të favorshme riciklimin e kullesës së përmendur, nga e cila niobiumi dhe/ose tantalumi i përmendur është/janë ndarë, opsionalisht janë holluar, për realizimin e kullimit atmosferik në praninë e acidit sulfurik sipas secilit prej pretendimeve 10 deri në 13. |
| 17 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 11 deri në 16, karakterizuar në atë që ai përmban: - një kullim të tipit A1, A2, B1 ose B2 në përputhje me pretendimin 12 dhe rikuperimin e një kullese dhe të një mbetjeje kullimi; - një bluarje shumë e imët e mbetjes së kullimit të përmendur; - pjekja e mbetjes së kullimit opsionalisht të bluar; - tretja e kalcinimit të përftuar mbi bazën e pjekjes së përmendur, me qëllim për të përftuar një suspension; - një ndarje e lëngshme/e ngurtë, e kryer drejtpërsëdrejti në suspensionin e përmendur ose në suspensionin e përmendur të holluar nga një faktor i kufi-zuar, i cili prodhon një mbetje sulmuese të ngurtë dhe një kullesë të pjekur e cila përfshin elementet e dëshiruara; - ndarja e niobiumit dhe/ose tantalumit nga kullesa e pjekur e përmendur dhe riciklimi i kullesës, nga e cila niobiumi dhe/ose tantalumi i përmendur ishte/ishin ndarë më parë, i cili është tretur opsionalisht, për realizimin e ku-llimit të përmendur. |
| 18 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 11 deri në 16, karakterizuar në atë që ai përmban: - largimin e grimcave më të vogla (pastrimin) nga një mineral ose koncentrat minerar, i cili është opsionalisht fizikisht i pasuruar, për rikuperimin, nga njëra anë, të tretësirave që përfshijnë hekur dhe, nga ana tjetër, të mineralit ose koncentratit nga të cilët janë larguar grimcat më të vogla; - një kullim i tipit A1, A2, B1 ose B2, sipas pretendimit 12 të kryer në mineralin ose koncentratin e përmendur të pastruar, opsionalisht me shtimin e një pjese të pastrimeve të rikuperuara në hapin 1 të mësipërm, dhe rikuperimin e një kullese dhe të një mbetjeje kullimi; - një bluarje shumë e imët opsionale e mbetjes së kullimit; - pjekja e mbetjes së kullimit opsionalisht të bluar, e kryer me shtimin e hekurit nëpërmjet një tjetër pjse pastrimesh të rikuperuara në hapin 1 të mësipërm; - shpërbërja e kalcinimit të përftuar mbi bazën e pjekjes së përmendur, me qëllim për të përftuar një suspension; - një ndarje e lëngshme/e ngurtë, e kryer drejtpërsëdrejti në suspensionin e përmendur ose në suspensionin e përmendur të holluar nga një faktor i kufi-zuar, i cili prodhon një mbetje sulmuese dhe një kullesë të pjekur e cila përfshin elementet e dëshiruara; - ndarja e niobiumit dhe/ose tantalumit nga kullesa e pjekur e përmendur dhe riciklimin e kullesës së pjekur të përmendur, nga e cila niobiumi dhe tantalumi i përmendur ishte/ishin ndarë më parë, i cili është opsionalisht i holluar, për të realizuar kullimin e përmendur. |
| 19 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 18, karakterizuar në atë që ai kryhet me një mineral ose koncentrat minerar; minerali në fjalë është përzgjedhur nga mineralet e grupeve piroklore, euksenite, samarskite, perovskite dhe fergusonite dhe nga përzierjet e tyre. |
| 20 | Një proces per rikuperimin e të paktën një elementi të përzgjedhur nga niobiumi dhe tantalumi dhe nga të paktën një element tjetër të përzgjedhur nga uranium dhe elementet e rralla të tokës, në mënyrë të favorshme për rikuperimin e niobiumit, tantalumit, uraniumit dhe elementeve të rralla të tokës, të pranishme në një mineral ose në një koncentrat minerar, karakterizuar në atë që ai përmban: - shpërbërjen e elementeve të përmendur sipas procesit të secilit prej pre- tendimeve 1 deri në 19; dhe - veçimin e elementeve të përmendur. |