REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5294 2015.08.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.10.29
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/230 2015.06.15
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.09.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12190463.5 2012.10.29
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2586935 2015.03.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20110611
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
UAB "Leonardo, Gef Baltic, Gef" Aguonu G. 5-8 03213 Vilnius / LT
(72) Shpikës
Emri Adresa
Forcucci, Gianfranco c/o UAB ''LEONARDO, GEF BALTIC, GEF'' 03213 Vilnius Aguonu G. 5-8 / LT , LT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Metodë për përforcimin e një strukture murale dhe sistemi përforcues
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për të përforcuar një strukturë muri, që përfshin: - shpimin e një tërësië vrimash tërthore (39, 40) në strukturën e murit (1) sipas një vendosje të paracaktuar; - aplikimin, në të paktën njërën anë (4a, 5a) të strukturës së murit (1), një shumicë pllakash (8-11), secila prej të cilave ka të paktën një vrimë përkatëse tej e tej (13, 21, 22, 28, 33), dhe nje mori përkatës filiqesh (14, 23, 24, 29, 34, 37), në mënyrë që vrima (13, 21, 22, 28, 33) e çdo pjatë (8-11) të jetë realisht në një aks me një vrimë respektive të vrimave tërthore (39, 40); - futjen, në çdo vrimë tërthore (39, 40), të një shufre përkatëse cilindrike të filetuar (41), në mënyrë që të paktën një ekstremitet i lirë i saj shërben për futjen e vrimës (13, 21, 22, 28, 33) së pllakës (8-11) me aks të përbashkët me vrimën tërthore (39, 40); - bllokimin e çdo pllake (8-11), në fund të shufrës që lidhet me të (41) me anë të një dadoje të filetuar (42), në mënyrë që pllaka (8-11) të shtrëngohet kundër structures së murit (1); - injektimin e llaçit në vrimat tërthore (39, 40); - lidhjen e çdo pllakë (8-11) me të paktën një pjesë të pllakave ngjitur (8-11) me anë të elementëve lidhës përkatës me lak të mbyllur (12), secili prej tyre kalon përmes një nga filiqet (14, 23, 24, 29 , 34, 37) e pllakës (8-11), dhe në një nga filiqet (14, 23, 24, 29, 34, 37) i pllakës ngjitur përkatëse (8-11).
2 Një metodë sipas pretendimit 1, dhe që përfshin: - depozitimin e një rrjete (43) prej materiali termoplastik mbi të paktën njerin krah (4a, 5a) të strukturës së murit (1); pllaka në fjalë (8-11) vendoset mbi rrjetë (43).
3 Një metodë sipas pretendimit 1, ku vrimat tërthore (39, 40) janë vrima midis dy anëve të kundërta (4a, 5a) të strukturës së murit (1); pllakat (8-11) vendosen mbi dy anët e strukturës së murit (1), në mënyrë që secila pllakë (8-11) në njërën anë (4a) të strukturës murit (1) që i takon të lidhet me të paktën një nga vrimat tërthore (39, 40), ka të paktën një pllakë tjetër (8-11) në anën tjetër të strukturës së murit (1); çdo shufër (41) është futur në vrimën përkatëse tërthore (39, 40), në mënyrë që në dy fundet e lira të futen vrimat (13, 21, 22, 28, 33) e pllakave (8-11) vendosur në korrespondencë të vrimës tërthore (39, 40) në të dyja anët (4a, 5a) të strukturës murit (1); çdo element lidhës (12) lidh pllakat (8-11) e të njëjtës anë (4a, 5a) të strukturës së murit (1).
4 Një metodë sipas pretendimit 3, dhe që përfshin: - vendosjen mbi secilën prej dy anëve (4a, 5a) të strukturës së murit (1), të një rrjete respektive (43) prej materiali plastik; pllakat (8-11) vendosen mbi rrjetë (43) në të dy anët (4a, 5a) e strukturës së murit (1).
5 Një metodë sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 4, ku struktura e murit (1) përfshin dy parete (2, 3), të cilat janë të lidhura me njëra-tjetrën në mënyrë që të formojnë së paku një kënd të brendshëm (4); vrimat tërthore (39, 40) përfshijnë vrimat e para (39) dhe të dytat (40) tërthore të vendosura në anët e kundërta të këndit të brendshëm (4); pllakat (8-11), përfshijnë pllakat e para këndore (9), me dy vrima tërthore secila (21, 22) me akse që janë tërthor me njëri tjetrin; pllakat e para këndorë (9), vendosen përgjatë këndit të brendshëm (4), në mënyrë që dy vrimat (21, 22) e çdo pllake të parë këndore (9) të jenë pothuajse me aks të përbashkët, e para (21), me një vrimë nga vrimat e para tërthore (39) dhe, tjetra (22), me një vrimë nga vrimat e dyta tërthore (40).
6 Një metodë sipas pretendimit 3 dhe 5, ku struktura e murit (1) përmban një qoshe nga jashtë (5) që i korrespondon qoshes nga brenda (4), të dy qoshet (4, 5) përcaktohen në të dy anët e kundërta (4a, 5a) të strukturës së murit (1); pllakat (8-11) që përmbajnë pllakat e sheshta (8), të cilat janë vendosur mbi anën (5a), në të cilën qoshja nga jashtë (5) është përcaktuar; secila nga pllakat këndore (8), është lidhur në korrespondencë me vrimën e parë tërthore (39) dhe vrima tërthore e dytë (40) me dy pllakat respektive të sheshta (8), të cilat janë vendosur në anët e kundërta të qoshes së jashtme (5).
7 Një metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve nga 1 deri në 6, ku struktura e murit (1) perfshin dy parete (2, 3), të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën në mënyrë që të formojnë një qoshe të jashtme (5); pllaka (8-11) përfshijnë pllaka të sheshta (8), të cilat janë vendosur në anët e kundërta të qoshes nga jashtë (5); metoda përfshin: - vendosjen, përgjatë qoshes nga jashtë (5), të një shumice pllakash të dyta këndore (9), ku secila prej tyre ka një shumicë përkatëse filiqesh (23, 24); - lidhjen e secilës pllakë të dytë këndore (23, 24) me të paktën një pjesë të pllakave të sheshta fqinje (8) dhe/ose të pllakave të dyta këndore fqinje (9), me anë të elementëve lidhës përkatës me lak të mbyllur (12), ku secili kalon përmes një prej filiqeve (23, 24) të pllakës së dytë këndore (9) dhe një prej filiqeve (14, 23, 24) të pllakës fqinje të lidhur me të (8, 9).
8 Një metodë sipas secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 7 që perfshin: - rregullimin e tensionit të secilit prej elementëve lidhës (12), në funksion të pjerrësisë së tyre ne raport me tokën.
9 Një metodë sipas njerit prej nga pretendimet nga 1 deri në 8, ku elementët lidhës (12) përbëhen nga shirita çeliku.
10 Një sistem perforcues për një strukturë muri (1), që përfshin: një mori pllakash (8-11), ku secila përmban të paktën një vrimë tërthore përkatëse (13, 21, 22, 28, 33) dhe nje mori përkatëse filiqesh (14, 23, 24, 29, 34, 37), ku pllakat (8-11) përshtaten për t'u vendsour mbi të paktën njërën anë (4a, 5a) të strukturës së murit (1), në mënyrë që vrima (13, 21, 22, 28, 33) e çdo pllake (8-11) të jetë substancialisht në aks të përbashkët me një vrimë tërthore përkatëse (39, 40) të shpuar në strukturën e murit (1); nje mori shufrash cilindrike të filetuara (41), ku secila prej tyre përshtatet për tu futur në një vrimë tërthore respektive (39, 40) të strukturës së murit (1), në mënyrë që të paktën një fund i lirë i shufrës (41) qëndërzon vrimën (13, 21, 22, 28, 33) e pllakës (8-11) në aks të përbashkët me vrimën tërthore (39, 40); dado të filetuara (42) shërbejnë për të bllokuar pllakat (8-11) në nivelin e skajeve të lira të shufrave (41), në mënyrë që pllakat (8-11) të shtypin kundër strukturës së murit (1); elementet lidhës me lak të mbyllur (12) shërbejnë për të lidhur çdo pllakë (8-11) tek pllakat fqinje (8-11), në mënyrë që çdo element lidhës (12) kalon përmes njërit prej filiqeve (14, 23, 24, 29 , 34, 37) të pllakës (8-11), dhe njërit prej fileqeve (14, 23, 24, 29, 34, 37) të pllakës fqinje përkatëse (8-11).
11 Një sistem sipas pretendimit 10, që perfshin të paktën një rrjetë (43) prej materiali termoplastik, që përshtatet për t'u vendosur në anën (4a, 5a) e strukturës së murit (1) poshtë pllakave (8-11).
12 Një sistem sipas pretendimit 10 ose 11, ku vrimat tërthore (39, 40) janë vrima transversale midis dy anëvë të kundërta (4a, 5a) të strukturës së murit (1); pllakat (8-11), përshtaten për t'u vendosur në të dyja anët (4a, 5a) e strukturës së murit (1), në mënyrë që secila pllakë (8-11) nga njëra anë (4a) e strukturës së murit (1) lidhet përkatësisht me të paktën njërën nga vrimat tërthore (39, 40), tek të paktën një pllakë tjetër (8-11) në anën tjetër (5a) të strukturës së murit (1); secila shufër (41) përshtatet për tu futur në vrimën përkatëse tërthore (39, 40), në mënyrë që skajet e lira të saja qëndërzojnë vrimat (13, 21, 22, 28, 33) e pllakave (8-11) të vendsosura respektivisht me vrimën tërthore (39, 40) në të dyja anët (4a, 5a) e strukturës së murit (1); secili element lidhës (12) përshtatet për të lidhur plakat (8-11) në të njëjtën anë (4a, 5a) të strukturës së murit (1).
13 Një sistem sipas çdonjerit prej pretendimeve nga 10 deri në 12 ku filiqet (14, 23, 24, 29, 34, 37) e secilës pllakë (8-11) janë vendosur përgjatë një pjese periferike të pllakës (8-11) dhe secila pllakë (8-11) është pajisur me një mori kapsesh në formën U (16), ku secila është futur në një filik përkatës (14, 23, 24, 29, 34, 37) ku ana konkave (16a) e kapses (16) është e kthyer nga ana e perimetrit (17) të pllakës (8-11), në mënyrë të tillë që ana konvekse (16b) e kapses (16) të mblidhet rul, gjatë përdorimit, nga një pjesë ë elementit lidhës përkatës e elementëve lidhës (12).