REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5249 2015.07.07
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.04.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/196 2015.05.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.08.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10014362.7 2006.04.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2325199 2015.03.04
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 677583
US 776847
US 782244
US 792645
US 411003
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
AMGEN, INC. One Amgen Center Drive Thousand Oaks, CA 91320 / US
(72) Shpikës
Emri Adresa
Paszty, Christopher 1027 Westridge Drive Ventura, CA 93003 / US , US
Robinson, Martyn Kim Nursery Cottage Harvey Hill, Woodburn Green Buckinghamshire HP10 0JH / GB , GB
Graham, Kevin 1627 Charterwood Court Thousand Oaks, CA 91362 / US , US
Henry, Alistair James 92 Cowley Road Uxbridge Middlesex UB 8 2LX / GB , GB
Hoffmann, Kelly Sue 795 Green Valley Drive Newbury Park, CA 91320 / US , US
Latham, John 2409 10th Avenue West Seattle, WA 98119 / US , US
Lawson, Alastair 208 Bath Road Slough Berkshire SL1 3WE / GB , GB
Lu, Hsieng Sen 2758 Rainfield Avenue Westlake Village, CA 91362 / US , US
Winters, Aaron George 2501 Pierpont Boulevard Ventura, CA 93001 / US , US
Winkler, David 127 George Street Arlington, MA 02476-7326 / US , US
Shen, Wenyan Autumn Ridge Drive Thousand Oaks, CA 91362 / US , US
Popplewell, Andy 208 Bath Road Slough Berkshire SL1 3WE / GB , GB
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Agjentë lidhës të sklerostinës
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një antitrup monoklonal për përdorim në një metodë për të rritur të paktën një nga, formimi i kockave, densiteti mineral i kockave, përmbajtja minerale e kockave, pesha kockore, cilësia e kockave dhe forësia kockave tek një gjitar dhe në këtë mënyrë trajtimin e një gjendje në të cilën është e dëshirueshme një rritje e të paktën një nga formimi i kockave, densiteti mineral i kockave, përmbajtja minerale e kockave, pesha kockore, cilësia e kockave dhe fortësia e kockave, ku antitrupi monoklonal (a) lidhet tek sklerostina humane me një afinitet lidhës prej më pak ose të barabarte me 1 x 10-10 M dhe (b) ndër-bllokon lidhjen e antitrupit Ab-13 ose Ab-14 tek sklerostina dhe/ose ndër-bllokohet nga lidhja e sklerostinës nga antitrupi Ab-13 ose Ab-14, ku antitrupi Ab-13 ka zinxhirë të lehtë të SEK ID NO: 205 dhe zinxhirë të rëndë të SEK ID NO: 209 dhe antitrupi Ab-14 ka zinxhirë të lehtë të SEK ID NO: 213 dhe zinxhirë të rëndë të SEK ID NO: 217 ose 393.
2 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 1, që përmban një zinxhir të lehtë dhe/ose një rajon konstant zinxhiri të rëndë.
3 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 2, që përmban një rajon konstant IgG.
4 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 3, që përmban një rajon konstant lgG4 ose IgG2.
5 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 1, që është një antitrup me një domen, një antitrup me një zinxhir, ose një F(ab') 2, Fab, Fab' ose fragment Fv.
6 Antitrup monoklonal për përdorim sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 5, që është një antitrup i humanizuar ose një antitrup human.
7 Antitrup monoklonal për përdorim sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 6, që lidhet tek sklerostina me një afinitet lidhës prej më pak ose të barabartë me 1 x 10-11 M ose më pak ose të barabartë me 1 x 10-12 M.
8 Antitrup monoklonal për përdorim sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 7, që lidhet tek sklerostina humane me një afinitet që është të paktën 50, 100, 250, 500, 1000 ose 10,000 herë më i madh se afiniteti për lizozimën e të bardhës së vezës së pulës.
9 Antitrup monoklonal për përdorim sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 8, ku ndër-bllokimi përcaktohet me rezonancë plasmon sipërfaqësore ose ELISA.
10 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 9, ku antitrupi është një antitrup ndër-bllokues që lidhet tek sklerostina me një ndër-bllokim Biacore i tillë që, gjatë provës dhe në prani të një antitrupi të dytë me një lidhje të regjistruar nga 75% deri 4% të lidhjes teorike maksimale të dy antitrupave në kombinim.
11 Antitrup monoklonal për përdorim sipas pretendimit 9, që në fazën solucion në ELISA shkakton një reduktim midis 60% dhe 100% të sasisë së sklerostinës të lidhur nga antitrupi të veshur tek plllaka ELISA krahasuar me sasinë e sklerostinës të lidhur nga antitrupi i veshur në mungesë të antitrupit në fazë solucion.
12 Antitrup monoklonal sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri 11 për përdorim në trajtimin e osteoporozës ose osteopenia.
13 Antitrup monoklonal sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 11 për përdorim në trajtimin e osteopenia, osteoporozën, ose humbje e kockave te shkaktuar nga akondroplazia, dizostoza kledio-kafkore, enkondromatozia, displazia fibroze, sëmundja Gaucher, rakitizmi hipofosfatemik, sindroma Marfan, ekzotoza te trashëguara të shumëfishta, neurofibromatoza, osteogjeneza jo perfekte, osteopoikiloza, lezione sklerotike, pseudoartroza, osteomielit piogjen, sëmundja periodontale, ilaçe anti-epileptike që çojnë në humbje kocke, hiperparatiroidi primar dhe sekondar, sindroma hyperparathyroidi familjar, humbje peshe që çon në humbje kocke, osteoporoza në meshkuj, humbje e kockave postmenopauze, osteoartriti, osteodistrofia e veshkave, çrregullime infiltrative të kockave, humbje orale e kockave, osteonekroza e nofullës, sëmundja Paget tek të miturit, melorheostoza, sëmundja metabolike e kockave, mastocitoza, anemi/sëmundje të qelizave kockore, humbje e kockave që lidhet me transplant organi, humbje e kockave që lidhet me transplantin e veshkave, lupus eritematos sistemik, spondilatrit ankilozant, epilepsi, artriti tek të mitur, talasemia, mucopolisakaridoza, sëmundja Fabry, sindroma Turner, sindroma Down, sindroma Klinefelter, lepra, sëmundja Perthes, scolioza idiopatike adoleshente, semundja inflamatore infantile multi-sisteme, sindroma Winchester, sëmundja Menkes, sëmundja Ëilson, sëmundja ishemike e kockave (të tilla si sëmundja Legg-Calve-Perthes, osteoporoza migratore rajonale), gjendjet anemike, kushte të shkaktuara nga steroide, humbja e kockave shkaktuar nga glukokortikoid, humbja e kockave nga heparina, çrregullime të palcës kockore, skorbuti, kequshqyerja, mangësi kalciumi, osteopenia idiopatike ose osteoporoza, osteopenia kongjenitale ose osteoporoza, alkoolizmi, sëmundje kronike të mëlçisë, gjendja postmenopauze, gjendje inflamatore kronike, artriti reumatoid, semundja inflamatore e zorrëve, koliti ulceroz, koliti inflamator, semundja Crohn, oligomenorhea, amenorhea, shtatzënia, diabeti mellitus, hipertiroidizmi, çrregullimet tiroide, çrregullimet paratiroide, sëmundja Cushing, akromegalia, hipogonadizmi, imobilizimi ose inaktiviteti, sindroma e distrofisë simpatike pasqyrimi, osteoporoza rajonale, osteomalacia, humbje e kockave shaktuar nga zëvendësimi i një gjymtyri, humbje e kockave e lidhur me HIV-i, humbjen e kockave e lidhur me humbjen e hormonit të rritjes, humbje e kockave e lidhur me fibrozës cistike, displasia fibroze, humbje e kockave e lidhur me kimioterapinë, humbje e kockave shkaktuar nga tumore, humbje e kockave shkaktuar nga kanceri, humbje e kockave hormono-ablative, mieloma e shumëfishtë, humbje e kockave shkaktuar nga ndonje ilaç, anoreksia nervore, sëmundje të lidhura me humbjen e kockave të fytyrës, sëmundje të lidhura me humbjen e kockave të kafkës, sëmundje të lidhura me humbjen e kockave të nofullës, sëmundje të lidhura me humbjen e kockave të kokës, humbje e kockave e lidhur me udhëtim në hapësirë.
14 Antitrup monoklonal sipas çdonjerit prej pretendimeve 1 deri në 11 për përdorim në përmirësimin e rezultatit në procedurat ortopedike, procedurat dentare, transplante kirurgjikale, zëvendësim artikulacionesh, transplante kocke, kirurgjinë kozmetike të kockave ose në riparimin e kockave si shërimi i thyerjeve, shërimi I pseudartrozës, shërimi i vonuar i bashkimeve apo rindërtimi i fytyrës.
15 Një përberje farmaceutike që përmban një antitrup dhe një bartës, mbushës, ose tretës, farmaceutikisht të pranueshëm, ku antitrupi është një antitrup monoklonal që (a) lidhet tek sklerostina humane me një afinitet lidhës prej më pak se ose të barabartë me 1 x 10-10 M dhe (b) ndër-bllokon lidhjen e antitrupit tek Ab-13 ose Ab-14 ose sklerostina dhe/ose ndër-bllokohet nga lidhja tek sklerostina nga antitrupi Ab-13 ose Ab-14, ku antitrupi Ab-13 ka zinxhirë të lehtë të SEK ID NO: 205 dhe zinxhirë të rëndë të SEK ID NO: 209 dhe antitrupi Ab-14 ka zinxhirë të lehtë të SEK ID NO: 213 dhe zinxhirë të rëndë të SEK ID NO: 217 apo 393, dhe ku përbërja farmaceutike është për përdorim në një metodë për rritjen e të paktën një nga formimi i kockave, densiteti mineral i kockave, përmbajtja minerale e kockave, masa kockore, cilësia e mirë dhe fortësia kockore tek një gjitar dhe në këtë mënyrë trajtimin e një gjendje në të cilën është e dëshirueshme rritja e të paktën një nga formimi i kockave, densiteti mineral i kockave, përmbajtja minerale e kockave, masa kockore, cilësia e mirë dhe fortësia kockore.