REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5231 2015.06.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.12.10
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/149 2015.04.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.08.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11166104.7 2004.12.10
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2383295 2015.03.11
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 529180
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
E. R. Squibb & Sons, L.L.C. Route 206 & Province Line Road, Princeton, NJ 08540
(72) Shpikës
Emri Adresa
Deshpande, Shrikant 5910 Rember Terrace Fremont, CA 94555 / US , US
Huang, Haichun 2425 Sueno Way Fremont, CA 94539 / US , US
Srinivasan, Mohan 21073 Red Fir Court Cupertino, CA 95014 / US , US
Cardarelli, Josephine M. 126 Leslie Drive San Carlos, CA 94070 / US , US
Wang, Changyu 3803 Darwin Drive Apt. 203 Fremont, CA 94555 / US , US
Passmore, David 98 Church Street Apt. 6 Mountain View, CA 94041 / US , US
Rangan, Vangipuram S. 42 Village Square Place Pleasant Hill, CA 94523 / US , US
Lane, Thomas E. 76 Harvey Court Irvine, CA 92612 / US , US
Keirstead, Hans S 2 Mendel Court Irvine, CA 92612 / US , US
Liu, Michael T. 56 Duet Irvine, CA 92603 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe",N.2, H.4, A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Antitrupat IP-10 dhe përdorimet e tyre
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një antitrup monoclonal njerëzor i izoluar, ose një pjesë antigjen-lidhëse e tij, ku antitrupi lidhet saktësisht te IP-10 njerëzore, nuk ndër-reagon me MIG njerëzore dhe nuk ndër-reagon me ITAC njerëzore.
2 Antitrupi sipas pretendimit 1, që është një antitrup gjatësiplotë i një izotipi IgG1 ose IgG4, ose është një fragment antitrupi.
3 Antitrupi ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas pretendimit 1, që përmban një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë, që përmban sekuencat me numra identifikues CDR1, CDR2, dhe CDR3 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë, që përmban sekuencat me numra identifikues CDR1, CDR2, dhe CDR3, ku: (a) sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 32, dhe sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 81; (b) sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 24 dhe sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 73; ose (c) sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 28 dhe sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 përmban sekuencën aminoacide me numër identifikues SEQ ID NO: 77.
4 Antitrupi ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 3, që përmban: (a) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 9, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 21, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 32, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 59, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 70 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 81; (b) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 1, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 13, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 24, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 51, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 62 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 73; ose (c) një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 5, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 17, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 28, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR1 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 55, një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR2 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 66 dhe një rajon të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë CDR3 që përmban sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO: 77.
5 Antitrupi ose pjesa antigjen-lidhëse e tij sipas pretendimit 1 ose 2, që konkurron për lidhje te IP-10 me antitrupin e pretendimit 4 ose që lidhet te i njëjti epitop i IP-10 si antitrupi i pretendimit 4.
6 Një çift imun që përmban antitrupin ose pjesën antigjen-lidhëse të tij sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4 të lidhur te një agjent terapeutik i tillë si një citotoksin ose izotop radioaktiv.
7 Një molekulë bispecifike që përmban antitrupin ose pjesën antigjen-lidhëse sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4, e lidhur te një pjesë funksionale e dytë, e cila ka veçori lidhëse të ndryshme nga antitrupi ose pjesa antigjen-lidhëse e sipërpërmendur.
8 Një përbërje që përmban antitrupin ose pjesën antigjen-lidhëse të tij sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4, çiftin imun sipas pretendimit 6 ose molekulën bispecifike sipas pretendimit 7, dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm.
9 Një molekulë acidi nukleik e izoluar që kodon antitrupin ose pjesën antigjen-lidhëse të tij sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4, ose një vektor shprehës që përmban acidin nukleik të sipërpërmendur, ose një qelizë bujtëse që përmban vektorin shprehës të sipërpërmendur.
10 Një mi transgjenik që përmban transgjene të zinxhirit të rëndë dhe të lehtë të imunoglobulinës njerëzore, ku miu shpreh antitrupin sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri4, ose një hibridomë të përgatitur nga miu i sipërpërmendur, ku hibridoma prodhon antitrupin e sipërpërmendur.
11 Një antitrup ose pjesë antigjen-lidhëse sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4 për përdorim në një metodë mjekimi të një sëmundjeje inflamatore ose autoimune.
12 Një antitrup ose pjesë antigjen-lidhëse sipas pretendimit 11 për përdorim në një metodë mjekimi sipas pretendimit 11, ku sëmundja përzgjidhet nga skleroza e shumëfishtë, artriti rheumatoid, sëmundja inflamatore e zorrëve (p.sh., koliti ulçeroz, sëmundja e Crohn-it), eritematoza lupus sistemike, diabeti i Tipit I, çrregullimet inflamatore të lëkurës (p.sh., psoriazis, lichen planus), sëmundja autoimune e tiroideve (p.sh., sëmundja e Graves-it, tiroiditi Hashimoto), sindromi Sjogren, inflamacioni pulmonar (p.sh., azma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, sarkoidoza pulmonare, alveoliti limfocitik), refuzimi i transplantit, dëmtimi i shtyllës kurrizore, dëmtimi i trurit (p.sh., goditja), sëmundjet neurodegjenerative (p.sh., sëmundja e Alzheimer-it, sëmundja e Parkinson-it), gingiviti, inflamacioni i gjenit i induktuar nga terapia, sëmundjet e angiogjenezës, sëmundja inflamatore e veshkës (p.sh., nefropatia IgA, glomerulonefriti memranoproliferativ, glomerulonefriti me progresim të shpejtë) dhe ateroskleroza.
13 Një antitrup ose pjesë antigjen-lidhëse sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 4 për përdorim në një metodë mjekimi të një infeksioni viral ose bakterial që përfshin aktivitetin e padëshirur të IP-10.
14 Një antitrup ose pjesë antigjen-lidhëse sipas pretendimit 13 për përdorim në një metodë mjekimi sipas pretendimit 13, ku infeksioni viral ndërmjetësohet nëpërmjet virusit të mungesës së imunitetit te njeriu (HIV), virusit të hepatitit C (HCV), virusit herpes simplex të tipit I (HSV-1) ose virusit të Sindromit Respirator Akut të Ashpër (SARS).
15 Një metodë për përgatitjen e antitrupit ose pjesës antigjen-lidhëse sipas pretendimit 1 që përfshin: (a) dhënien e: (i) një sekuence të rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë të një antitrupi që përmban një sekuencë CDR1 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 5, 9 dhe 1, një sekuencë CDR2 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 17, 21 dhe 13; dhe një sekuencë CDR3 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 28, 32 dhe 24; ose (ii) një sekuence të rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë të një antitrupi që përmban një sekuencë CDR1 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 55, 59 dhe 51, një sekuencë CDR2 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 66, 70 dhe 62 dhe një sekuencë CDR3 që përzgjidhet nga sekuencat me numër identifikues SEQ ID NOs: 77, 81 dhe 73; (b) ndryshimin e të paktën një mbetjeje aminoacide brënda të paktën një sekuence të rajonit të ndryshueshëm të antitrupit, ku kjo sekuencë përzgjidhet nga sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të rëndë të antitrupit dhe sekuenca e rajonit të ndryshueshëm të zinxhirit të lehtë të antitrupit, për të krijuar të paktën një sekuencë të ndryshuar antitrupi; dhe (c) shprehjen e sekuencës së ndryshuar të antitrupit si proteinë.