Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5161
2015.05.08
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.04.06
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/139
2015.03.31
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12718386.1
2012.04.06
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2694441
2015.01.28
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20110063 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ENEL PRODUZIONE S.P.A | 125, Viale Regina Margherita 00198 Roma RM/IT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| CENCI, VINCENZO | Via Angiolo Tommasi 36 I-57128 Livorno/IT , IT |
| MOSTI, CLAUDIO | Via Morandi 33 I-56038 Ponsacco/IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
Një metodë për të monitoruar dhe kontrolluar kiminë e një proçesi SHZU(shkarkimi zero i ujërave-trajtimi i ujërave të ndotur) tek një central elektrik
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një metodë për të monitoruar dhe për të kontrolluar kiminë e një sistemi SHZU-je (Shkarkimi Zero i Ujërave) tek një central elektrik, i cili përmban një central trajtimi për desulfurizimin e gazit të lëngshëm i cili vjen nga centrali elektrik i përmendur, një njësi (TSD) për trajtimin e mbetjeve që krijohen nga centrali i përmendur i trajtimit të gazit të lëngshëm, një fraksion të parë (2) të rrjedhjes së lëngshme e cila vjen nga njësia e përmendur dhe përcillet tek një central avullimi (SEC) dhe një fraksion të dytë (1) ku riciklohet në një rezervuar akumulimi (SA) duke ofruar lëngun kompensues (6) tek centrali i përmendur i trajtimit të gazit të lëngshëm, ku centrali i përmendur i avullimit (SEC) përmban një njësi zbutëse (S) dhe një njësi kristalizuese - avulluese (EC), ku metoda e përmendur karakterizohet në atë që ajo përmban një njësi zbutëse (S) dhe një njësi kristalizimi - avullimi, ku metoda e përmendur karakterizo-het në atë që ajo përmban hapat e mëposhtëm: - marrja periodikisht e flukseve të lëngshme të cilat qarkullojnë në seksione të paracaktuara, kritike (SC1 - SC4) të sistemit të përmendur, i cili përmban seksionin shkarkues të njësisë së trajtimit të mbetjeve të centralit të trajtimit të gazit të lëngshëm (SC1), seksionin shkarkues nga njësia zbutëse (SC2), seksionin furnizues tek njësia kristalizuese/avulluese (SC3), seksionin e lëngut kompensues (SC4) nga rezervuari i përmendur akumulues (SA) tek centrali i përmendur i trajtimit të gazit të lëngshëm; përcaktimin e parametrave kimiko-fizik që i referohen përqendrimeve të sulfatit të kalciumit dhe karbonatit të kalciumit në seksionet e përmendura; - llogaritjen e raporteve të ngopjes që i referohen sulfatit të kalciumit dhe karbonatit të kalciumit për secilin prej seksioneve kritike (SC1 - SC4); - Identifikimin e seksioneve kritike të cilat i nënshtrohen precipitimit të sulfa-tit të kalciumit ose karbonatit të kalciumit, në të cilat flukset e lëngshme që kalojnë nëpërmjet tyre kanë raporte ngopjeje të llogaritura për sulfatin e kalciumit dhe/ose karbonatin e kalciumit më të larta se sa një prag kujdesi i paracaktuar; - kryerjen e veprimeve të cilat përmbajnë variacione të dozave të rea-gentëve/mbushësave tek centrali kristalizues/avullues (EC) dhe/ose tek njësia e përmendur e trajtimit të mbetjeve (TSD) ose ndryshimin e raportit ndërmjet normave të rrjedhjes së fraksioneve të përmendur të rrjedhjes së lëngshme e cila vjen nga njësia e përmendur, ku ndryshimet e përmen-dura janë të tilla që raportet e ngopjes për sulfatin e kalciumit dhe karbo-natin e kalciumit mbahen më të vogla se, ose të barabartë me 1 përgjatë kohës, |
| 2 | Metoda sipas pretendimit 1, ku për të parandaluar precipitimin e sulfatit të kalciumit i cili vjen nga njësia e trajtimit të mbetjeve (TSD), doza e hidroksidit të kalciumit tek njësia e përmendur përcaktohet në vlerën e saj minimale për të siguruar precipitimin e metaleve alkaline tokësore, pa tejkaluar vlerën 1,3 të raportit të ngopjes së sulfatit të kalciumit. |
| 3 | Metoda sipas pretendimit 1, ku precipitimi i karbonatit të kalciumit i cili krijohet nga njësia e përmendur zbutëse (S) ose hyrja në njësinë e përmendur kristalizuese - avulluese (EC) kontrollohet nga trajtimi acid. |
| 4 | Metoda sipas pretendimit 1, ku precipitimi i sulfatit të kalciumit në rrjedhën e lëngshme i furnizuar nga njësia e trajtimit të gazit të djegshëm kontrollohet nëpërmjet reduktimit të norms së rrjedhjes të fraksionit të përmendur të rrjedhjes së lëngshme që vjen nga njësia e trajtimit të mbetjeve (TSD) tek rezervuari i përmendur akumulues (SA). |
| 5 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme ku pragjet e përmendura të kujdesit për raportet e ngopjes variojnë ndërmjet 1 dhe 1,3 për sulfatin e kalciumit dhe 1 dhe 3,2 për karbonatin e kalciumit. |
| 6 | Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku parametrat e përmendur kimiko-fizik përmbajnë temperaturë, pH në 25°C, M-alkalinitet, përqendrim të kalci-umit, magnezit, sulfatit dhe të joneve klorur, ku ekuilibri jonik përmbyllet nga përqen-drimi i joneve të natriumit. |
| 7 | Metoda sipas pretendimit 1, ku veprimet e përmendura përmbajnë: përcaktimin e hi-droksidit të kalciumit pa e tejkaluar vlerën 1,3 për raportin e ngopjes së sulfatit të kal-ciumit dhe/ose acidifikimin e rrjedhjes së lëngshme e cila vjen nga njësia e përmendur zbutëse ose nga hyrja në njësinë e përmendur kristalizuese - avulluese dhe/ose reduktimin e fraksionit të normës së rrjedhjes së lëngut të përmendur i cili vjen nga njësia e trajtimit të mbetjeve (TSD) tek rezervuari i përmendur (SA). |