Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5175
2015.05.13
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.09.19
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/134
2015.03.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11768156.9
2011.09.19
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2618811
2015.01.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 201061425273 |
| US | 201061425263 |
| US | 201061425272 |
| FR | 1060600 |
| FR | 1060652 |
| FR | 1060650 |
| US | 385695 |
| US | 385713 |
| FR | 1057528 |
| FR | 1057526 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| L''ORÉAL | 14, rue Royale, 75008 Paris |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| CAVAZUTTI, ROBERTO | 126 rue Saint-Charles, F-75015 Paris/FR , FR |
| GEFFROY-HYLAND, NATHALIE | 15 allee Isabelle de Giffa, F-91190 Gif-sur-yvette/FR , FR |
| NGUYEN-HENIN, EMILIE | 14 allee de l'Oseraie, F-94260 Fresnes/FR , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
Përbërje kozmetikë ujore që përmban alkilcelulozë
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje kozmetike që përmban, në një mjedis të pranueshëm nga pikpamja fiziologjike: - të paktën 5% në peshë ujë; - të paktën alkilcelulozë, nga e cila mbetja alkile përmban ndërmjet 1 dhe 6 atome karboni, me preferencë ndërmjet 1 dhe 3 atome karboni, me preferencë të etilcelolozës, alkilceluloza në fjalë është e pranishme në një proporcion të marë ndërmjet 1% dhe 60% në peshë në raport me peshën totale të përbërjes; - të paktën një vaj të parë, jo volatil, i përzgjedhur ndërmjet vajrave të silikonuara dhe/ose të floruara; dhe - të paktën një likid vajor të dytë, jo volatil, me bazë hidrokarboni, në një temperaturë ambjenti, d.m.th në 25⁰C dhe në presion atmosferik d.m.th 760 mmHg, i përzgjedhur nga: - C10-C26alkohole, me përparësi monoalkolet; - monoestere, diestere, ose triestere opsionalisht të hidroksiluara , të një acidi C2-C8 monokarboksilik, ose acidi polikarboksilik, dhe të një C2-C8 alkoli; -estere e një C2-C8 polioli dhe të një ose shumë acideve C2-C8 karboksilike, përbërja në fjalë që është në formën e një emulsioni vajor në ujë. |
| 2 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në pretendimin 1, e karakterizuar nga ajo që, alkilceluloza është e pranishme në një përmbajtje e marë ndërmjet 4% dhe 60% në peshë, me përparësi ndërmjet 5% dhe 30% në peshë , dhe në mënyrë më të preferueshme ndërmjet 5% dhe 20% në peshë, në raport me peshën totale të përbërjes. |
| 3 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në pretendimin 1, ose 2, e karakterizuar nga ajo që, alkilceluloza është përzgjedhur ndërmjet metilcelulozës, etilcelulozës dhe propilcelulozës, me preferencë është etilceluloza. |
| 4 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, vaji primar në fjalë jo volatil përzgjidhet ndërmjet vajrave të silikonuar, të feniluara dhe vajrave të floruara, në veçanti, dimetikone të trimetisiloksifenilit dhe perfluoperhidrofenantreneve. |
| 5 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, vaji primar në fjalë jo volatil përzgjidhet ndërmjet vajrave të silikonuar, të feniluar, në veçanti dimetikone të trimetisiloksifenilit. |
| 6 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo ka një përmbajtje që shkon nga 5% deri në 75% të vajit (vajrave) primar (primarë) jo volatil (volatilë) i silikonuar (të silikonuar) dhe/ose i floruar(të floruar), në veçanti, nga 10% deri në 40% në peshë, dhe në mënyrë më të veçntë, nga 15% deri në 30% në peshë, në raport me peshën e saj totale. |
| 7 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ″vaji sekondar″ me bazë hidrokarboni, jo volatil, përzgjidhet nga: - C10-C26 monoalkolet, të tillë si, alkoli lauril, alkoli izostearil, alkoli oleil, alkoli 2-heksildecilik, alkoli izocetilik dhe oktildodekanoli, dhe përzierjet e tyre; - monoesteret, opsionalisht të hidroksiluara, të një acidi C2-C8 karboksilik dhe të një C2-C8 alkoli; - diesteret, opsionalisht të hidroksiluara, të një acidi C2-C¬ 8 dikarboksilik dhe të një C2-C8 alkoli, të tillë si, adipati i diizopropilit, adipati i 2-dietileksilit, adipati i dibutilit, ose adipati i distearilit; - triesteret, opsionalisht të hidroksiluara, të një acidi C2-C8 trikarboksik dhe të një C2-C8 alkoli, të tillë si, esteret e acidit citrik, të tillë si citrati i acetiltributilit, citrati i tributilit ose citrati acetiltributilit; - esteret e një C2-C8 polioli dhe të një ose shumë acideve C2-C8 karboksiliknë, të tillë si, diesteret e glikolit dhe të monoacideve, të tillë si diheptanoati i neopentilglikolit, ose triesteret e glikolit dhe të monoacideve, e tille si triacetina. |
| 8 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, vaji sekondar jo volatil me bazë hidrokarboni është oktildodekanoni. |
| 9 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, vaji (vajrat) e dyta në fjalë i (të) hidrokarbuar, jo vlatil (ë) është/janë prezent në një përmbajtje që shkon nga 5% deri në 75% në peshë, në veçanti, nga 10% deri në 50% në peshë , me preferencë nga 20% deri në 45% në peshë, në raport me peshën totale të përbërjes. |
| 10 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, në të cilën vaji sekondar në fjalë me bazë hidrokarboni jo volatil dhe acetilceluloza, përdoren në përbërjen sipas shpikjes, në një raport peshe sekondar vaji (rat) jo volatil i (te) hidrokarbuara/ alkilcelulozë, ndërmjet 1 dhe 20, me preferencë ndërmjet 2 dhe 15, dhe në mënyrë akoma më të preferuar, ndërmjet 3 dhe 10. |
| 11 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban ndërmjet 5% dhe 80% në peshë ujë, me preferencë, të paktën 10% në peshë ujë, me preferencë ndërmjet 15% dhe 50% në peshë ujë, në raport me peshën totale të përbërjes. |
| 12 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban : -ndërmjet 4% dhe 30% në peshë, alkilcelulozë, e preferueshme etilcelulozë, -ndërmjet 15% dhe 50% në peshë, ujë, - ndërmjet 45% dhe 75% në peshë, vajra jo volatilë. |
| 13 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban të paktën një mënyrë ngjyruese, me preferencë, të paktën një ngjyrues hidrosolubël (i tretëshëm në ujë). |
| 14 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban të paktën një komponim të përzgjedhur ndërmjet mbushësave, dyllrave, trupave yndyrorë brumorë, polimereve semikristalinë dhe/ose xhelifikuesit lipofil, gomozeve të silikonuara, elastomereve e organopolisiloksanit dhe rezinave të silikonuara, dhe përzierjet e tyre. |
| 15 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ai është në formë likidi. |
| 16 | Përbërja kozmetike siç pretendohet në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 14, përbërja në fjalë që është një makiazh dhe/ose i kujdesit të buzëve ose i lëkurës, në veçanti i buzëve, dhe në mënyrë të veçantë, një i kuq buzësh. |
| 17 | Një proçes kozmetik i bërjes së makiazhit dhe/ose i kujdesit të lëkurës dhe/ose i buzëve , në veçanti i buzëve, që përmban të paktën një etapë, e cila konsiston në aplikimin mbi lëkurë dhe/ose buzëve, të të paktën një përbërjeje të tillë, siç përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 16. |
| 18 | Një proçes kozmetik i bërjes së makiazhit dhe/ose i kujdesit të buzëve, që përmban të paktën një etapë, e cila konsiston në aplikimin mbi buzët e të paktën një përbërjeje kozmetike që përmban, në një ambjent të pranueshëm nga pikpamja fiziollogjike: - të paktën ujë; - të paktën alkilcelulozë, mbetja alkile e të cilës përmban ndërmjet 1 dhe 6 atome karboni, dhe e preferueshme, ndërmjet 1 dhe 3 atome karboni, me preferencë eticelulozën; - të paktën një vaj primar jo volatil, i përzgjedhur ndërmjet vajrave të silikonuar dhe / ose të floruara; dhe - të paktën një vaj sekondar jo volatil me baze hidrokarboni, i përzgjedhur nga: - C10-C26 alkolet, me preferencë, monoalkolet; - monoesteret, diesteret ose triesteret, opsionalisht të hidroksiluara, të një acidi C2-C8 mono ose polikarboksilik dhe të një C2-C8 alkoli; - esteret e një C2-C8 polioli dhe të një ose shumë acideve C2-C8 karboksilikë, përbërja në fjalë është në formën e një emulsioni vajor në ujë. |
| 19 | Një proçes për përgatitjen e një përbërjeje të tillë, që përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve 1 deri në 16, i karakterizuar nga ajo që, alkilceluloza atje përdoret në formën e një dispersioni ujor të qëndrueshëm. |