Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5122
2015.04.20
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.06.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/104
2015.03.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11738981.7
2011.06.15
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2583121
2015.01.21
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
US | 816940 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
FOROIL | 10 rue Lincoln 75008 Paris |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
OURY, JEAN-MARC | 8 avenue Elisee Reclus F-75007 Paris/ FR , FR |
HEINTZ, BRUNO | 31 rue Robert de Flers F-75015 Paris/ FR , FR |
DE SAINT GERMAIN, HUGUES | 123 Palm Drive Redhill Peninsula Tai Tam, Hong Kong HK , HK |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
Imitues prodhimi për të imituar një fushë hidrokarburesh të stazhionuar
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një imitues prodhimi i cili aplikon ligjet e fizikës së rezervuarit të përshtatshëm për të imituar një fushë hidrokarburi të stazhionuar, i cili siguron sasitë e prodhuara për fazë, për pus, për shtresë ose grup shtresash dhe në varësi të kohës në funksion të parametrave të prodhimit, ku imituesi i përmendur i prodhimit përcaktohet nga një grup parametrash α që bëjnë pjesë në gamën e zgjidhjeve kandidate për të imituar prodhimin, përputhet me të dhënat historike të fushës së përmendur me hidrokarbure të stazhionuar dhe paraqet një siguri parashikimi, e cila mund të karakterizohet, në përputhje me Teorinë e të Mësuarit Statistikor, me një rrezik të pritshëm të parashi-kuar R(α) të shoqëruar me parametrat e përmendur α, ku gama e përmendur e zgjidhjeve kandidate për të imituar prodhimin me qëllim për tu shndërruar në një im-itues prodhimi të fushës së hidrokarbureve, është rezultat i kombinimit të fizikës së transferimit të pusit dhe fizikës së shtrirjes së rezervuarit, ku secila prej zgjidhjeve kandidate për të imituar prodhimin shoqërohet dhe përcaktohet nga një grup i para-metrave të përmendur α, ku këta parametra α përcaktojnë zgjidhjen kandidate për të simuluar prodhimin e cila do të krijojë lidhjen midis të dhënave të parametrave të prodhimit PP ktc me sasitë e prodhuara Qφktc. |
2 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, i përcaktuar nga një grup parametrash α brenda një game zgjidhjesh kandidate për të imituar prodhimin, mund të demonstrojë një rrezik të pritshëm të parashikuar R(α), duke zvogëluar një kusht limitues i cili rrjedh nga mosbarazimi Vapnik: R(α) është rreziku i pritshëm i parashikuar i shoqëruar me parametrat α, Remp(α) është një rrezik empirik i shoqëruar me parametrat α, të përcaktuar nga një proces përputhshmërie me të dhënat historike, δ është një numër pozitiv afër zeros, 1-δ përcakton një probabilitet të përfshirë nga pabarazia, dhe Φ është një funksion i përcaktuar nga: ku h është dimensioni i Vapnik-Chervonenkis i games së zgjidhjeve të kandidatit imitues të prodhimit S, dhe m është numri i matjeve të pavarura të vlefshme në të dhënat historike, e është i barabartë me exp(1). |
3 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, ku përftohet një përputhje me të dhënat historike kur: për p% të vlerave ekzistuese QφktbHD dhe nafta e grumbulluar e prodhuar gjatë të njëjtit interval kohor [T1-Xy, T1] është e saktë deri në ε2, ku Qφktb janë sasitë e prodhuara për fazën φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të përcaktuara nga imituesi i prodhimit 2, QφktbHD janë të njëjtat sasi të prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të gjetura në të dhënat historike, [T1-Xy, T1] është intervali kohor i cili përmban vitet X më të hershme përpara kohës T1, ku T1 është data e fundit për të cilën janë të vlefshme të dhënat historike (DHH), ||Z||[T1,T2] tregon një normë të Z-së gjatë intervalit kohor [T1, T2], ε1 është një numër pozitiv më i vogël se 1, ε2 është një numër pozitiv më i vogël se 1, dhe p është një numër pozitiv i afërt me 100%. |
4 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 3, ku X = 5, ε1 = 0.2, ε2 = 0.15 dhe p = 90%. |
5 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, ku kushti Vapnik është shprehur si ku: h është dimensioni Vapnik-Chervonenkis i gamës së zgjidhjeve kandidate për të imituar prodhimin, dhe m është numri i matjeve të pavarura të vlefshme në të dhënat historike. |
6 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, ku kushti Vapnik është verifikuar nëpërmjet reali-zimit të një testi të verbër të kënaqshëm gjatë N viteve, ashtu siç përcaktohet nga hapat e mëposhtme: - përcaktimin e një imituesi prodhimi i cili përputhet me të dhënat historike gjatë një intervali kohorë që përfshin T-Ny, - parashikimin e sasive të prodhuara gjatë një intervali kohor [T-Ny, T] kur janë dhënë parametrat e prodhimit gjatë të njëjtit interval kohor, - testi i verbër është i mjaftueshëm kur: për p% të të gjitha vlerave QφktbHD, dhe nafta e grumbulluar e prodhuar gjatë të njëjtit interval kohor [T-Ny, T] është e saktë deri në ε2, ku Qφktb janë sasitë e prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të përcaktuara nga imituesi i prodhimit, QφktbHD janë të njëjtat sasi të prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të gjetura në të dhënat historike, [T-Ny, T] është intervali kohor i cili përmban vitet N më të hershme përpa-ra kohës T, ku T është data e fundit për të cilën të dhënat historike DHH janë bërë të vlefshme, ||Z||[T1,T2] tregon një normë të vlefshme të Z-së gjatë intervalit kohor [T1, T2], është një numër pozitiv më i vogël se 1, ε2 është një numër pozitiv më i vogël se 1, dhe p është një numër i afërt me 100%. |
7 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 6, ku p = 90%, ε1 = 0.1 dhe ε2 = 0.1 dhe N = 3. |
8 | Imituesi i prodhimit i secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, ku kushti Vapnik është një karakteristikë e qëndrueshme e parashikuar e verifikuar kur nëse dhe atëherë ku PP janë parametra prodhimi, PP’ janë parametra prodhimi pak të ndryshueshëm, QφktbHD janë sasitë e prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës, të gjetura në të dhënat historike, QφktbHD janë sasi pak të ndryshueshme të prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të gjetur në të dhënat historike pak të ndryshueshme, Qφktb janë sasi të prodhuara sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave b dhe në varësi të kohës t, të përcaktuara nga imituesi i prodhimit, Qφktb janë sasitë e prodhura sipas fazës φ, sipas pusit k, sipas shtresës ose grupit të shtresave dhe në varësi të kohës t, të përcaktuara nga një tjetër imitues prodhimi mjaft të ngjashëm të përcaktuar nga të dhënat historike pak të ndryshueshme, [T0, T] është intervali kohor nga koha T0 në kohën T, të cilat janë përkatësisht data fil-lestare dhe ajo e fundit për të cilat të dhënat historike janë të vlefshme, [T, T+Ny] është intervali kohor i cili përmban vitet N pas kohës T, ||Z||[T1,T2] tregon një normë të Z gjatë intervalit kohor [T1, T2], ε është një numër pozitiv më i vogël se 1, dhe n është një numër i plotë më i vogël se 5. |
9 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 8, ku ε = 0.05, n = 2 dhe N = 3. |
10 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, i cili është krijuar duke ndjekur hapat e mëposhtëm: - përcaktimin e ndarjes fillestare të detajuar të rezervuarit, karakteristikat e shkëmbit, ligjet fizike që gjejnë zbatim tek rezervuari dhe ligjet e fizikës që gjejnë zbatim tek pusi, - perfeksionimin e ndarjes së rezervuarit, karakteristikave të shëmbit, ligjeve të fizikës që gjejnë zbatim tek rezervuari dhe ligjet e fizikës që gjejnë zbatim tek pusi derisa të verifikohet kushti Vapnik i përmendur, dhe - optimizimin e imituesit të prodhimit të përmendur duke zgjedhur ndërmjet zgjidhjeve kandidate për imitues prodhimi, ku zgjidhja e kandidatit imitues të prodhimit zvogëlon një rrezik të pritshëm të parashikuar R(α). |
11 | Imituesi i pretendimit 10, ku ndarja e rezervuarit të përmendur perfeksionohet duke ndjekur hapat e mëposhtëm: - ndarjen e një rezervuari G në pjesë elementare Gab, të tilla që me Gab ∩ Ga’b’ = Ø për (a,b) (a’,b’), ku a ε {1…A) i referohet një zone x-y, dhe b ε{1…B) përshkruan një shtresë z, - grupimin e pjesëve fillestare fqinje Gab të cilat shfaqin karakteristika të shkëmbinjve homogjenë, tek shtresat nën-gjeologjike Gc ku c ε{1…C}. |
12 | Metoda e pretendimit 10, ku karakteristikat shkëmbore janë perfeksionuar duke ndje-kur një hap të mesatarimit të karakteristikave shkëmbore RPc mbi secilën nga shtre-sat nën-gjeologjike Gc, sipas formulës: ku Vc është vëllimi i shtresave nën-gjeologjike Gc. |
13 | Imituesi i pretendimit 10, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim për rezervuarin janë per-feksionuar në mënyrë të tillë që ato zbatohen bashkarisht me parametrat funksionues të shtresave nën-gjeologjike Qc dhe ku përshkallëzimet në hapësirë dhe në kohë të shoqëruara me shtresat nën-gjeologjike GC janë përcaktuar në mënyrë të tillë që ga-ma e zgjidhjeve kandidate të imituesit të prodhimit që i bashkëlidhet është në përputhje me kompleksitetin e të dhënave historike të nivelit të pusit. |
14 | Imituesi i prodhimit i pretendimit 1, i ndërtuar në bazë të hapave të mëposhtëm: - përcaktimin e ndarjes fillestare në vija të trasha të rezervuarit, karakteristi-kave shkëmbore, ligjeve të fizikës që zbatohen për rezervuarin dhe ligjeve të fizikës që zbatohen për pusin, - reduktimin e ndarjes së përmendur të rezervuarit, karakteristikave shkëmbore, ligjeve të fizikës që zbatohen për rezervuarin dhe ligjet e fi-zikës që zbatohen për pusin ndërkohë që kushti Vapnik verifikohet vazh-dimisht, derisa imituesi i prodhimit të përputhet me të dhënat historike dhe - optimizimin e imituesit të përmendur të prodhimit duke zgjedhur ndërmjet zgjidhjeve kandidate për imitues prodhimi, ku zgjidhja kandidate e imituesit të prodhimit zvogëlon një rrezik të pritshëm të parashikuar R(α). |
15 | Imituesi i pretendimit 14, ku ndarja e rezervuarit e përmendur reduktohet duke ndjekur hapat e mëposhtëm: - pikënisjen nga rezervuari i plotë, - ndarjen e rezervuarit të përmendura në shtresa nën-gjeologjike GC ku c ε{1…C} ku një varietet thelbësor i karakteristikave është i pranishëm afërsisht në kufijtë ndërmjet shtresave nën-gjeologjike të përmendura. |
16 | Imituesi i pretendimit 14, ku karakteristikat shkëmbore janë reduktuar nëpërmjet përcaktimit të karakteristikave të reja shkëmbore për secilën shtresë nën-gjeologjike QC. |
17 | Imituesi i pretendimit 14, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim për rezervuarin janë re-duktuar në mënyrë të tillë që ato zbatohen bashkarisht me parametrat funksionues të shtresave nën-gjeologjike Gc dhe ku përshkallëzimet në hapësirë dhe në kohë të shoqëruara me shtresat nën-gjeologjike GC janë përcaktuar në mënyrë të tillë që ga-ma e zgjidhjeve kandidate të imituesit të prodhimit që i bashkëlidhet është në përputhje me kompleksitetin e të dhënave historike të nivelit të pusit. |
18 | Imituesi i pretendimit 10, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim për rezervuarin rrjedhin nga ekuacionet Stokes (Navier-) të konservimit të momentit dhe të konservimit të masës për një lëng i cili rrjedh tek një shkëmb të modeluar si një mjedis poroz i ka-rakterizuar vetëm nga poroziteti, përshkueshmëria dhe përshkueshmëria e tij mesa-tare krφc sipas fazës φ për shtresë nën-gjeologjike c. |
19 | përmbajnë formulës: ku: uφkc është shpejtësia e fazës φ tek pusi k, në shtresën nën-gjeologjike c, μφc është viskoziteti i i fazës φ, në shtresën nën-gjeologjike c, ρφc është dendësia e fazës φ, në shtresën nën-gjeologjike c, Pφc është presioni i fazës φ, në shtresën nën-gjeologjike c, g është vektori i gravitetit, k është koefiçenti i përshkueshmërisë, dhe krφc është një koefiçent relativ përshkueshmërie i fazës φ, në shtresën nën-gjeologjike c. |
20 | Imituesi i pretendimit 19, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim për rezervuarin për më tej përmbajnë ligjet e transferimit të nxehtësisë ndërmjet një lëngu ose një gazi dhe një shkëmbi të dhënë nëpërmjet formulave të mëposhtme: ku T = T(x,y,z) është temperatura dhe mund të ndryshojë në pjesë të ndryshme të rezervuarit, Φ është poroziteti i shkëmbit, Sφ është ngopja e fazës φ, ρφ është dendësia e fazës φ, uφ është shpejtësia e fazës φ, E është energjia e brendshme volumetrike (indekset s dhe f korrespondojnë përkatësisht me fazën e ngurtë dhe fazën e lëngshme), Uf = Ug + Uo + Uë është fluksi entalpik, ku Uφ = ρφhφuφ, hφ është entalpia specifike e fazës φ, hg = hë + A, A është nxehja specifike e avullimit të ujit, indekset g, ë, o janë përkatësisht për gazin, ujin dhe naftën, λ(T) është koefiçenti i përçueshmërisë së rezervuarit. |
21 | Imituesi i pretendimit 20, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim tek rezervuari për më tej përmbajnë ligjet që gjejnë zbatim tek faza të dhënë nga: μφc = μφc(P,T) viskoziteti i fazës φ në shtresën nën-gjeologjike c, në funksion të presionit lokal P dhe të temperaturës lokale T; ρφc = ρφc(P,T) dendësia e fazës φ në shtresën nën-gjeologjike c, në funksion të presionit lokal P dhe temperaturës lokale T; krφc = krφc(P,T) koefiçenti i përshkueshmërisë relative të fazës φ në shtresën nën-gjeologjike c, në funksion të presionit lokal P dhe temperaturës lokale T. |
22 | Imituesi i pretendimit 10, ku ligjet e fizikës që gjejnë zbatim për pusin përmbajnë for-mulën: Qϕktc = Tkc(PPktc,uϕkc) ku: Qϕktc është sasia e prodhuar nga faza φ në pusin k gjatë kohës t në shtresën nën-gjeologjike c, Tkc është një funksion transferues i pusit k, në shtresën nën-gjeologjike c, PPktc janë parametrat e prodhimit të aplikuar tek pusi k në shtresën nën-gjeologjike c, në kohën t, uϕkc është shpejtësia e fazës φ në pusin k në shtresën nën-gjeologjike c. |
23 | Një imitues për të shfrytëzuar sa më mirë një fushë hidrokarburesh të stazhionuar, i cili përmban hapat e mëposhtëm: - ndërtimin e një imituesi prodhimi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme që nga 1, - përsëritjen e disa tentativave me imituesin e përmendur të prodhimit me qëllim për të zbatuar parametrat optimale të prodhimit duke perfeksionuar një vlerë fitimi e cila rrjedh nga sasia e përmendur e prodhuar, - aplikimin e parametrave optimal të përmendur të prodhimit të përfituar si më lart me qëllim për të shfrytëzuar fushën e hidrokarbureve. |
24 | Imituesi i pretendimit 23, ku vlera e fituar e perfeksionuar e përmendur është një vlerë e pranishme neto ose rezerva të fushës së përmedur të hidrokarbureve. |
25 | Imituesi i pretendimit 24, ku vlera e pranishme neto e përmendur NPV është përcak-tuar duke përdorur formulën: ku: Pkc është prodhimi i vajit (në fuçi) për pusin k dhe shtresën nën-gjeologjike c, Rik është taksa dhe honoraret për pusin k dhe vitin i, Si është çmimi i shitjes së naftës (për fuçi) për vitin i, d është norma e përqindjes së zbritjes, lik është investimi i kryer në pusin k gjatë vitit i, OCik janë shpenzimet operative për pusin k gjatë vitit i, Lkc është prodhimi i lëngshëm (në fuçi) për pusin k dhe shtresën nën-gjeologjike c, TOi është kostoja e trajtimit (për fuçi nafte), për vitin i, TLi është kostoja e trajtimit (për fuçi nafte), për vitin i. |