Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5147
2015.04.30
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.02.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/98
2015.03.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12716101.6
2012.02.24
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2550363
2014.12.10
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
US | 201161446895 |
US | 201161497650 |
US | 2011261595200 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
REGENERON PHARMACEUTICALS, INC. | 777 Old Saw Mill River Road Tarrytown, NY 10591 / US |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
MACDONALD, Lynn | 16 Gedney Way White Plains, NY 10605 / US , US |
STEVENS, Sean | 355 Berry Street, No. 413 San Francisco, CA 94158 / US , US |
MURPHY, Andrew, J. | 10 Newton Court Croton-on-Hudson, NY 10520 / US , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
Vladimir NIKA | Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL |
(54) Titull
MI ADAM6
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një mi që ka një genom që përmban një modifikim të një locus zinxhiri të rëndë imunoglobuline, ku modifikimi eliminon funksionin endogjen ADAM6, i cili lidhet me një reduktim të fertilitetit tek minjtë meshkuj, miu që përmban më tej sekuenca acidi nukleik që kodojnë një proteinë miu ADAM6a, ose një fragment i saj ortolog ose homolog ose funksional që është funksional tek një mi mashkull, dhe një proteinë miu ADAM6b, ose një fragment i saj ortolog ose homolog që është funksional tek një mi mashkull. |
2 | Miu sipas pretendimit 1, ku sekuencat e acidit nukleik ndodhen në një locus endogjen imunoglobuline ose ku sekuencat e acidit nukleik janë integruar në genomin e miut në një pozicion tjetër nga ai që ka locusi endogjen imunoglobuline. |
3 | Miu sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-2, tek i cili modifikimi i locusit zinxhiri të rëndë imunoglobuline përfshin futjen e një ose më shumë sekuencash gjenesh imunoglobuline njeriu ose tek i cili modifikimi i locusit zinxhiri të rëndë imunoglobuline përfshin zëvendësimin e një ose më shumë sekuencave në një locus zinxhiri të rëndë imunoglobuline miu me një ose më shumë sekuenca gjene imunoglobuline njeriu, preferueshëm kur modifikimi i locusit zinxhiri të rëndë imunoglobuline përfshin zëvendësimin e një sekuencë gjeni variabël zinxhiri të rëndë endogjen me një një sekuencë gjeni variabël zinxhiri të rëndë njeriu, dhe më e preferueshme kur modifikimi i locusit zinxhiri të rëndë imunoglobuline përfshin zëvendësimin e një ose më shumë segmentesh gjenesh V (VH) zinxhiri të rëndë endogjen me një ose më shumë segmente gjenesh V (VH) zinxhiri të rëndë njeriu. |
4 | Një metodë për modifikimin e një locusi zinxhiri të rëndë imunoglobuline të një miu që përfshin: (a) një modifikim të parë të locusit zinxhiri të rëndë imunoglobuline të miut që rezulton në një eliminim të aktivitetit ADAM6 endogjen tek një mi mashkull; dhe, (b) një modifikim të dytë të miut duke shtuar sekuenca acidi nukleik çka i jep miut një aktivitet ADAM6 që është funksional tek një mi mashkull, preferueshëm kur sekuencat e acidit nukleik në hapin (b) janë shtuar në një pozicion ektopik, sekuenca e acidit nukleik kodon një proteinë miu ADAM6a ose një ortolog ose një homolog ose një fragment të saj funksional, dhe nje proteinë miu ADAM6b ose një fragment të saj ortolog, homolog ose funksional. |
5 | Metodë sipas pretendimit 4, ku modifikimi i parë përfshin futjen e një ose më shumë sekuencash gjeni imunoglobuline njeriu ose ku modifikimi i parë përfshin zëvendësimin e një ose më shumë sekuencave në një locus zinxhiri të rëndë imunoglobuline miu me një ose më shumë sekuenca gjene imunoglobuline njeriu, preferueshëm kur modifikimi i i parë përfshin zëvendësimin e një sekuencë gjeni variabël zinxhiri të rëndë endogjen me një një sekuencë gjeni variabël zinxhiri të rëndë njeriu, dhe më e preferueshme kur modifikimi i parë përfshin zëvendësimin e një ose më shumë segmentesh gjenesh VH endogjen me një ose më shumë segmente gjenesh njeriu VH. |
6 | Metodë sipas njerit prej pretendimeve 4-5, ku modifikimi i parë dhe i dytë bëhen njëkohësisht. |
7 | Një qelizë e izoluar ose një ind i izoluar nga një mi sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-3. |
8 | Përdorimi i një miu sipas pretendimit 3 për gjenerimin e (i) një antitrupi kimerik, që përmban rajone variabël humane dhe rajone konstante të miut, (ii) një antitrup plotesisht human, (iii) nje fragment plotesisht human Fab, dhe / ose (iv) një fragment plotesisht human F(ab)2. |
9 | Një metodë për gjenerimin e një antitrupi kimerik specifik kundër një antigjeni që përfshin hapat: a) imunizimi i një miu sipas pretendimit 3 me antigjenin; b) izolimin e të paktën një qelize nga miu duke prodhuar një antitrup kimerik specifik kundër antigjenin, ku antitrupi kimerik përfshin rajone variabël humane dhe rajone konstante të miut; dhe c) kultivimin e të paktën një qelize duke prodhuar antitrupin kimerik të hapit b) dhe marrjen e antitrupit kimerik, preferueshëm kur kultivimi në hapin c) kryhet në të paktën një qelizë hibridoma të gjeneruar nga të paktën një qelizë të marrë në hapin b). |
10 | Një metodë për gjenerimin e një antitrupi plotësisht human specifik kundër një antigjeni që përfshin hapat: a) imunizimi i një miu sipas pretendimit 3 me antigjenin; b) izolimin e të paktën një qelize nga miu duke prodhuar një antitrup kimerik specifik kundër antigjenin, ku antitrupi kimerik përfshin rajone variabël humane dhe rajone konstante të miut; dhe c) gjenerimin e të paktën një qelize duke prodhuar një antitrup plotësisht human derivuar nga antitrupi kimerik i hapit b) dhe specifik kundër antigjenenit; dhe d) kultivimin e të paktën një qelize duke prodhuar antitrupin plotësisht human të hapit c) dhe marrjen e antitrupit plotësisht human. |
11 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve 9 deri në 10, ku të paktën një qelizë e marrë në hapin b) është një splenocit ose një qelizë B. |
12 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve 9-11, ku antitrupi është një antitrup monoklonal. |
13 | Metodë sipas çdonjerit prej pretendimeve 9-12, ku imunizimi me antigjenin e hapit a) është kryer me proteinë ADN, me një kombinim të ADN me proteinë, ose me qeliza që shprehin antigjenin. |
14 | Një sekuencë e acidit nukleik që kodon një proteinë miu ADAM6a ose një ortolog ose homolog ose funksional ose fragment i saj që është funksional tek një mi mashkull, dhe një proteinë miu ADAM6b ose një ortolog ose homolog ose fragment i saj që eshte funksional tek një mi mashkull për përdorim në rivendosjen ose rritjen e fertilitetit së një miu mashkull që ka një gjenom që përfshin një modifikim locus zinxhiri të rëndë imunoglobuline, ku modifikimi redukton ose eliminon funksionin endogjen ADAM6, që është i lidhur me një ulje të fertilitetit tek minjtë meshkuj, ku sekuenca e acidit nukleik duhet të integrohet në gjenomin e miut tek një locus endogjen imunoglobuline ose në një pozicion tjetër nga ai i locusit endogjen imunoglobuline. |