Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5142
2015.04.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.08.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/91
2015.02.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10172771.7
2010.08.13
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2418177
2014.12.10
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Omya International AG | Baslerstrasse 42 4665 Oftringen / CH |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Skovby, Michael | Wamplfenstr. 52 8706 Meilen / CH , CH |
| Poffet, Martine | Belpstrasse 30 3007 Berne / CH , CH |
| Buri, Matthias | Mätteliweg 20 4852 Rothirst / CH , CH |
| Blum, René Vinzenz | Sagiacher 3 4915 St. Urban / CH , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
Sistem injektimi i një suspensioni të CaCO3 të mikronizuar për rimineralizimin e ujit të shkripëzuar dhe të freskët
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Proces për rimineralizimin e ujit i cili përmban hapat e meposhtem: a) sigurimin e ujit të konsumit, dhe b) injektimin e dioksidit të karbonit të gaztë dhe të një suspensioni në ujin për konsum, ku suspensioni përmban karbonat kalciumi të mikronizuar, ku karbonati i kalciumit ka një madhësi grimce e cila varion nga 0.1 deri në 100 μm. |
| 2 | Procesi i pretendimit 1, ku përqendrimi i karbonatit të kalciumit në suspension varion nga 0.05 deri në 40 wt.%, nga 1 deri në 25 wt.%, nga 2 deri në 20 wt.-%, preferueshëm nga 3 deri në 15 wt.-%, dhe akoma më preferueshëm nga 5 deri në 10 wt.-% bazuar në peshën e përgjithshme të suspensionit, ose përqendrimi i karbonatit të kalciumit në suspension varion nga 10 deri në 40 wt.-%, nga 15 deri në 30 wt.-%, ose nga 20 deri në 25 wt.-% ba-zuar në peshën e përgjithshme të suspensionit. |
| 3 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku karbonati i kalciumit ka një madhësi grimce e cila varion nga 0.5 deri në 50 μm, nga 1 deri në 15 μm, preferueshëm nga 2 deri në 10 μm, akoma më preferueshëm 3 deri në 5 μm. |
| 4 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku karbonati i kalciumit ka një përbërje HCl të patretshme e cila varion nga 0.02 deri në 2.5 wt.-%, 0.05 deri në 1.5 wt.-%, ose 0.1 deri në 0.6 wt.-% bazuar në peshën e përgjithshme të karbonatit të kalciumit të mi-kronizuar. |
| 5 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku karbonati i kalciumit është një karbo-nat kalciumi i grimcuar, karbonat kalciumi i modifikuar, ku karbonati i kalciumit i modi-fikuar është një karbonat kalciumi i grimcuar ose i precipituar me një sipërfaqe dhe/ose modifikim strukturor të brendshëm, ose karbonat kalciumi i precipituar, ose përzierje të tyre. |
| 6 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku suspensioni përmban me tej mine-rale të tjera të cilat përmbajnë magnez, kalium ose natrium, preferueshëm karbonat mag-nezi, sulfat magnezi, hidrogjeno-karbonat kaliumi, ose hidrogjeno-karbonat natriumi. |
| 7 | Procesi i pretendimit 6, ku periudha kohore ndërmjet përgatitjes së suspensionit dhe injek-timit të suspensionit është më e vogël se 48 orë, më e vogël se 24 orë, më e vogël se 12 orë, më e vogël se 5 orë, më e vogël se 2 orë ose më e vogël se 1 orë. |
| 8 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar i përftuar ka një përqendrim kalciumi si karbonat kalciumi që varion nga 15 deri në 200 mg/l, preferu-eshëm nga 50 deri në 150 mg/l, dhe akoma më preferueshëm nga 100 deri në 125 mg/l. |
| 9 | Procesi i secilit prej pretendimeve 6 dhe 8, ku uji i rimineralizuar i përftuar ka një përqen-drim magnezi i cili varion nga 5 deri në 25 mg/l, preferueshëm nga 5 deri në 15 mg/l, dhe akoma më preferueshëm nga 8 deri në 12 mg/l. |
| 10 | Procesi i pretendimit sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar ka një vlerë turbullire më të ulët se 5.0 NTU, më të ulët se 1.0 NTU, ose më të ulët se 0.5 NTU, ose më të ulët se 0.3 NTU. |
| 11 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar ka një Indeks Ngopjeje Langelier i cili varion nga -1 deri në 2, preferueshëm nga -0.5 deri në 0.5, akoma më preferueshëm nga -0.2 deri në 0.2. |
| 12 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar ka një Indeks të Dendësisë së Kullimit IDK15 poshtë 5, preferueshëm poshtë 4, dhe akoma më preferu-eshëm poshtë 3. |
| 13 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar ka një Indeks të Depozitimit Membranor IDM0.45 poshtë 4, preferueshëm poshtë 2.5, akoma më preferu-eshëm poshtë 2. |
| 14 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji për konsum është ujë deti i shkripëzuar, pak i kriposur ose i kriposur, ujëra të zeza të përpunuara ose ujë natyral i tillë si ujë burimi, ujë sipërfaqeje ose ujë shiu. |
| 15 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku dioksidi i karbonit injektohet në një hap të parë, dhe suspensioni injektohet më pas në një hap të dytë, ose kur suspensioni është injektuar në një hap të parë dhe dioksidi i karbonit është injektuar më pas në një hap të dytë, ose kur dioksidi i karbonit dhe suspensioni janë injektuar në të njëjtën kohë. |
| 16 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku dioksidi i karbonit është injektuar në ujin e përdorur për përgatitjen e suspensionit. |
| 17 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku uji i rimineralizuar është përzier me ujë konsumi. |
| 18 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku procesi për më tej përmban një hap për largimin e grimcave. |
| 19 | Procesi i secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku procesi për më tej përmban hapat si më poshtë vijon: c) matjen e vlerës së një parametri të ujit të rimineralizuar, ku parametri është përzgjedhur nga grupi i cili përmban alkalinitet, përcjellshmëri, përqendrim kalciumi, pH, trupa të ngurtë totalisht të tretur, dhe turbullueshmëri të ujit të rimineralizuar, d) krahasimin e vlerës së parametrit të matur me një vlerë të paracaktuar parametri, dhe e) sigurimin e sasisë së dioksidit të karbonit të injektuar dhe/ose suspensionit mbi bazën e diferencës ndërmjet vlerës së matur dhe asaj të paracaktuar të parametrit. |
| 20 | Procesi i pretendimit 19, ku vlera e paracaktuar e parametrit është një vlere pH, ku vlera e pH varion nga 5.5 deri në 9, preferueshëm nga 7 deri në 8.5. |
| 21 | Përdorimi i një karbonati kalciumi të mikronizuar në formën e një suspensioni për rimine-ralizimin e ujit, ku rimineralizimi përmban një hap të injektimit të dioksidit të karbonit të gaztë, ku karbonati i kalciumit ka një madhësi grimce e cila varion nga 0.1 deri në 100 μm. |
| 22 | Përdorimi i pretendimit 21, ku uji i rimineralizuar është përzgjedhur nga uji i pijshëm, uji i përdorur për argëtim i tillë si uji i pishinave, uji industrial për aplikimet e procesit, ujë për vaditje, ose ujë për të mbushur basenet ose puset. |