Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5141
2015.04.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.08.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/88
2015.02.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11179085.3
2011.08.26
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2423023
2015.01.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 102010035588 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Cooper Standard GmbH | Bregenzer Strasse 133, 88131 Lindau, DE |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krause, Fritz | Sennereiweg 6; 88145 Hergatz, DE , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
| Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
(54) Titull
Izolues dhe sistem izoluesish për një automjet, veçanërisht për izolimin e kabinës së makinës
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Izoluesi për një automjet (100), me izoluesin (10) që shtrihet përgjatë një drejtimi gjatësor (L) dhe është i përshtatur për t’u fiksuar mbi një fllanxhë (120) duke përfshirë një pjesë të brendshme të strukturës së fllanxhës (123) dhe një pjesë të jashtme të strukturës së fllanxhës (124), përbëhet nga: të paktën një pjesë izoluese (20) dhe një pjesë fiksuese (30); ku kjo pjesë fiksuese (30) mbërthen të paktën një pjesë mbajtëse (31) që mbështetet në një zonë mbajtëse (121) të kësaj fllanxhe (120), dhe të paktën një pjesë pozicionuese (32) që është e përshtatur për t’u fiksuar në një zonë pozicionuese (122) të kësaj fllanxhe (120); ku kjo pjesë mbajtëse (31) dhe kjo pjesë pozicionuese janë përshtatur në seri në një drejtim gjatësor L dhe duke paraqitur afërsisht të njëjtin seksion tërthor, dhe ku zona pozicionuese (122) që përmban një hapje (125) që përcaktohet nga pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) dhe pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124), ku pjesa pozicionuese (32) është e vendosur në zonën pozicionuese (122) në një mënyrë bllokuese. |
| 2 | Izoluesi sipas Pretendimit 1, karakterizohet nga një shumëllojshmëri pjesësh mbajtëse (31) dhe pjesësh pozicionuese (32), të cilat janë të vendosura në mënyrë të alternuar përgjatë drejtimit gjatësor L. |
| 3 | Izoluesi sipas secilit prej Pretendimeve 1 deri në 2, karakterizohet në atë që pjesët mbajtëse (31) dhe/ose pjesët pozicionuese (32) janë të ndara nga njëra tjetra nga një hapësirë (33) përgjatë drejtimit gjatësor L. |
| 4 | Izoluesi sipas secilit prej Pretendimeve 1 deri në 3, karakterizohet nga një pjesë e parë izoluese (20) që përmban të paktën një dhomë të zbrazët (21) dhe është e përshtatur për izolimin e kabinës së automjetit (110) përkundrejt derës (130). |
| 5 | Izoluesi sipas secilit prej Pretendimeve 1 deri në 4, karakterizohet nga një pjesë e dytë izoluese (40), e cila është e pajisur me të paktën një zgjatim izolues (41) dhe që shërben mundësisht për izolimin e kabinës së automjetit përkundrejt një paneli të brendshëm të automjetit (140). |
| 6 | Izoluesi sipas secilit prej Pretendimeve 1 deri në 5, karakterizohet nga një pjesë e futur (11) që shërben për të vendosur, seri pas serie, pjesën e brendshme të strukturës së fllanxhës (123) ose pjesën e jashtme të strukturës së fllanxhës (124) dhe që është e vendosur midis pjesës fiksuese (30) dhe pjesës izoluese (20). |
| 7 | Izoluesi sipas secilit prej Pretendimeve 1 deri në 6, karakterizohet në atë që pjesa pozicionuese (32) përmban të paktën një zgjatim mbajtës (34) që është i përshtatur për të mbajtur këtë pjesë pozicionuese (32) në këtë hapje (125). |
| 8 | Sistemi izolues për një automjet (100), veçanërisht për izolimin e kabinës së makinës (110), përbëhet nga një izolues (10) që shtrihet përgjatë drejtimit gjatësor L në përputhje me secilin prej Pretendimeve 1 deri në 7, dhe një fllanxhë (120), të pajisur me një pjesë të brendshme të strukturës së fllanxhës (123) dhe një pjesë të jashtme të strukturës së fllanxhës (124); ku kjo fllanxhë (120) është e pajisur me të paktën një zonë mbajtëse (121) për vendosjen e pjesës mbajtëse (31) dhe me të paktën një zonë pozicionuese (122) për vendosjen e pjesës pozicionuese (32); ku zona mbajtëse (121) dhe zona pozicionuese (122) janë përshtatur në seri në një drejtim gjatësor L dhe ku zona pozicionuese (122) që përmban një hapje (125) që përcaktohet nga pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) dhe pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124), ku pjesa pozicionuese (32) është e vendosur në zonën pozicionuese (122) në një mënyrë bllokuese. |
| 9 | Sistemi izolues sipas Pretendimit 8, karakterizohet nga një shumëllojshmëri zonash mbajtëse (121) dhe zonash pozicionuese (122), të cilat janë të vendosura në mënyrë të alternuar përgjatë drejtimit gjatësor L. |
| 10 | Sistemi izolues sipas Pretendimit 8 ose 9, karakterizohet në atë që pjesa fiksuese (30) përfaqëson një pjesë të brendshme (35) dhe një pjesë të jashtme (36), ku pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) dhe pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) shtrihen në këtë pjesë të brendshme (35) përgjatë zonës mbajtëse (121), dhe mundësisht pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) shtrihet në këtë pjesë të brendshme (35) dhe pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) shtrihet në pjesën e jashtme (36) përgjatë zonës pozicionuese (122). |
| 11 | Sistemi izolues sipas secilit prej Pretendimeve 8 deri në 10, karakterizohet në atë që pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) shtrihet përgjatë të paktën një hapësire (33). |
| 12 | Sistemi izolues sipas secilit prej Pretendimeve 8 deri në 11, karakterizohet në atë që pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) shtrihet në një formë kryesisht drejtvizore përgjatë drejtimit gjatësor L dhe se mundësisht pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) shtrihet kryesisht në formën e një platforme të sheshtë përgjatë drejtimit gjatësor L. |
| 13 | Sistemi izolues sipas secilit prej Pretendimeve 8 deri në 12, karakterizohet në atë që pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) dhe pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) shtrihen, seri pas serie, paralelisht përgjatë drejtimit gjatësor L. |
| 14 | Sistemi izolues sipas secilit prej Pretendimeve 8 deri në 13, karakterizohet në atë që pjesa e jashtme e strukturës së fllanxhës (124) është e pajisur me një zonë periferike (126) që është e projektuar nga pjesa e brendshme e strukturës së fllanxhës (123) të paktën në zonën pozicionuese (122) dhe mundësisht ndodhet në pjesën e futur (11). |